Një asksident tragjik që ndodhur pasditen e së dielës në Collatino, Romë, i mori jetën modeles shqiptare dhe të dashuri të saj fotograf.
Mësohet se çifti është përplasur me një makinë tip Benz që drejtohej nga një 34-vjecar rumun.
Mediat italiane njoftojnë se fotografi 30 vjeç ndërroi jetë menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli vdiq në spital.
Prej kohësh ata bashkëjetonin dhe kishin plan të martoheshin së shpejti, por aksidenti tragjik ia preu në mes ëndrrat.
Projekti i fundit i modeles bukuroshe ishte kopertina e revistën “Vogue” versioni portugez. Fotot e 31-vjeçares mbajnë firmën e të dashurit të saj. (TemA)