Rama: Italia nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit

15 Tetor 2019, 17:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se Italia nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit.

Gjatë konferencës për shtyp që pati me kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, Rama tha se i përcolli kryeministrit se përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë celjen e negociatave pa kushte është me rëndësi strategjike që përfundimi i këtij procesi të shikohet jo vetëm me sytë e interesave të vecme kombëtare por edhe të përbashkët.

“Është një moment i rëndësishëm ky i ditës së sotme ku kryeministri i Italisë mike erdhi në Tiranë pavarësisht një momenti të ngarkuar punësh në Romë dhe mbledhjes së qeverisë në fund të ditës së sotme për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe një vullnet për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve ku padiskutim ka një potencial të madh për të bërë më shumë.

Pa diskutim që vizita e kryeministrit sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE-në dhe për Shqipërinë në vigjilje të një takimi të KiE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe vendimi për negociatat.

Dhe në këtë aspektet dua ta falenderoj kryeministrin dhe qeverinë italiane që në koherencë të plotë me të gjithë vijën e politikës së jashtme italiane dhe shprehje të vullnetit të mirë për asnjë moment nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit.

Unë besoj, ia përcolla edhe kryeministrit se përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë celjen e negociatave pa kushte është me rëndësi strategjike që përfundimi i këtij procesi të shikohet jo vetëm me sytë e interesave të vecme kombëtare por edhe të përbashkët. 

Procesi i reformës në drejtësi dhe integrimit përbën një shtyllë të fortë mbështetëse për rritjen e bashkëpunimit ekonomik” tha Rama. (TemA)

 

 

1 komente në “Rama: Italia nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Polici i mire, polici i keq. Kjo lloj loje funksionon edhe ne politike. Te medhenjte merren vesh nen rrogoz se kush do jete ai qe do na rrahi shpatullat e kush do jete ai qe do na fusi gishtin pervec….. borchard. Ne public Gjermania e Franca bejne sikur njera e do shqiperine e maqedonine ne BE e tjetra jo nderkohe qe jane marre vesh shume mire me njera tjetren, e kjo vlen edhe per Italine apo Greqine. ..,,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje