Negociatat, Rama: Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së, Franca ende nuk ka dalë në pozicion përfundimtar

15 Tetor 2019, 13:47Politika TEMA

Teksa pritet vendimi për negociatat, kryeministri Edi Rama thotë se nuk dihet se cfarë vendimi do të merret në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Ai shton se nuk është krejt e pamundur që Franca të pranojë një kompromis për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Rama tha se qëndrimi i Francës i shprehur hapur edhe nga presidenti Emanuel Macron nuk ka të bëjë me arritjet që ka bërë vendi ynë, por me qëndrimin e Parisit zyrtar për reformimin më parë të Bashkimit Evropian, në një kohë kur blloku po përballet me sfida të shumta, siç është Brexit dhe migracioni.

“Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së ka zgjedhur qëndrim të ndryshëm nga vendet e BE-së, jo të parëndëisshme për të afruar Francën që janë në pozicion të pavavorshëm për Shqipërinë.

 Ende nuk kanë dalë në pozicion përfundimtar, nuk është krejt e pamundur të pranojnë kompromis. Emanuel Macron nuk ësht ëi gatshëm të shtyjë integrimin e Balkkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e BE-së. 

Kjo nuk ësht ënjë qsje kundër SHqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete.

 Asgjë nuk mund të mos përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush nuk mund të harrojë sesa patate të nxehta janë në tryezë, siç është Brexit. 

Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, mjafton një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithë vendeve. Unë nuk e di si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor. 

Vendimmmarrja e 18 tetorit nuk ka lidhje me cfar ëkemi bërë ne për të merituar PO-në. 

 Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë, se falë marrëdhënieve të forta të besimit që kemi krijuar, ja kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag, nga janari deri në fund të qershorit. Falë mbështetjes së CDU-CSU-së Gjermania i tha PO Shqipërisë”, tha Rama.

6 komente në “Negociatat, Rama: Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së, Franca ende nuk ka dalë në pozicion përfundimtar”

  1. Zen says:

    Ok dakort z Rama por rregullat e lojes nuk ndryshohen gjate rruges. Kjo eshte abc ja e cdo procesi. Cfare garancie ka Shqiperia se pas dy vjetesh nuk del nje tjeter president qe do te reformoje dicka tjeter. Shqiperia duhet te kerkoje zbatimin e rregullave te lojes ose te terhiqet nga procesi.

  2. sand says:

    ik o budalla se je bere gazi botes, ke 8 vjet endesh rrugeve te botes si idot pa kuptuar qe je dipllomati me skandaloz i te gjitha koherave, nuk je dipllomat je thjesht nje orator perpara popullit te varfer shqiptar, dhe ky esht fundi i te gjithe oratoreve qe tallen me popullin.

    1. Marko says:

      Ty te takon te jesh kryje diplomati i shqiprise…po cti besh qe ske ku te lesh kopen me dhi

  3. Kalec Dega says:

    Mos i mashtro shqiptaret.Franca eshte e qarte dhe prere nuk ka EU per KOLUMBINE albanistaneze dhe Edroget e saj.

  4. Nastradin RAMA says:

    Delenxhi me te madh se ky Nastradin Rama nuk ka per te nxjerre ky vend.

  5. Timi says:

    Bravo dhe falemnderit per punen e bere. Vazhdoni e punoni e silleni Europen ketu: le te mos na pranojne. Beni shtet e fusni berishet e qente e tyre ne burg .sekuestroini pasurite e vjedhura dhe investoini sekuestrimet per rruge e spitale. Le ta bejme Europen vete ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje