Për herë të tretë në 16 muaj, Bashkimi Europian ka dështuar sërish të japë një verdikt për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një vendimi të paprecedentë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, ia kanë lënë në dorë fatin e negociatave liderëve të unionit, duke bërë të ditur se nuk kishin arritur një vendim unanim. Kjo do të jetë hera e parë që udhëheqësit e BE-së do të ulen në tavolinë pa një vendim duke e bërë kështu çështjen e hapjes së negociatave një “fushëbetejë” politike.
Por cfarë ndodhi gjatë takimit të Ministrave të BE-së në Luksemburg dhe kush ishte pro dhe kundër Shqipërisë?
Franca ishte e para që bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me të dyja vendet njëherësh. Mediat evropiane raportojnë se Holanda dhe Danimarka kanë mbështetur Shkupin, por kundërshtuan hapjen e negociatave me Shqipërinë. Më pas Finlanda propozoi që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia së Veriut, por Franca nuk u ishte dakort.
Megjithatë, sipas diplomatëve, Parisi e hodhi poshtë këtë draft i cili tani do t’i përcillet Presidentit të Këshillit Donald Tusk. Ministrja e Jashtme franceze nuk ka pranuar shkëputjen, duke thënë se rruga e anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit ka qenë dhe duhet të mbetet e lidhur.
“Franca ishte i vetmi vend që kundërshtonte negociatat për Maqedoninë e Veriut” tha një diplomat. Një diplomat tjetër akuzoi Parisin se “vepronte tashmë sikur të ishim në një botë pas Brexitit, ku francezët kishin marrë në dorë frenat e BE-së”.
Sipas disa diplomatëve, Franca do të marrë një vendim për hapjen e negociatave vetëm kur të bëhet e qartë se çfarë mund të marrë në këmbim për çështje të tjera të nxehta.
Dy diplomatë thanë për gazetën evropiane “Politico” se gjatë takimit, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka kërkuar që Shqipëria të forcojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky takim ishte i fundit nën komisionin e Jean Claude Juncker dhe hapja e negociatave u konsiderua fillimisht si një “punë e kryer”, pasi Bundestagu gjerman mbështeti hapjen e bisedimeve me kushte për Shqipërinë në shtator.
Udhëheqësit e BE do të mbërrijnë në Bruksel të enjten dhe të premten tashmë me një agjendë të vështirë, duke përfshirë Brexit dhe përgjigjen ndaj inkursionit turk në Siri.
Ministrja franceze e çështjeve evropiane Amélie de Montchalin tha se vendi i saj ishte kundër hapjes së bisedimeve të pranimit për të dyja vendet, sepse BE-ja duhet të adresonte më parë çështje më të mëdha, si ajo e ikjes së trurit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Ikja e trurit është me të vërtetë një problem, por çështja është trajtuar në rastin e procesit të pranimit të anëtarëve të rinj të BE-së”, tha ajo.
Në Paris, një zyrtar i presidencës franceze tha se qeveria e Macron nuk do të pajtohej as të enjten të hapte bisedimet. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian një ditë … por është shumë herët” tha ai.
Shumica e vendeve të tjera të BE treguan zhgënjimin me pozicionin francez. Ato besojnë se hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh situatën e vështirë gjeopolitike.
“Shtyrja e negociatave do të destabilizonte qeverinë e Zoran Zaevit dhe nga kjo mund të përfitonte vetëm partia opozitare e VMRO-DPMNE-së, e cila mund të joshet të kërkojë afrimitet me Rusinë. Në rastin e Shqipërisë, ndjenja e refuzimit mund të forconte plane të tjera, siç është krijimi i një Shqipërie të Madhe”, shkruan sot “Euractiv”.
“Është shumë e rëndësishme të japësh një sinjal politik se zgjerimi nuk ka vdekur,” tha George Ciamba, ministri rumun pas mbledhjes në Luksemburg.
Tensionet mes vendeve të BE-së janë rritur që nga e premtja, kur gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së, Franca i bëri të qartë synimet e saj për të vënë veton. Një zyrtar i Elysée tha se Macron nuk dëshiron të dërgojë “një sinjal të keq për rajonin”, por se pret më shumë reforma nga ana e Tiranës dhe Shkupit.
Por ky qëndrim ka shkaktuar përçarje të mëdha në BE.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria na kanë siguruar prova gjatë krizës së refugjatëve se janë pjesë e kësaj familje dhe se i kanë përmbushur të gjitha kushtet. Kjo është arsyeja pse ne duhet të japim dritën e gjelbër” u tha ministri i Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg gazetarëve pas mbledhjes në Luksemburg.
Schallenberg u tha ministrave të vendeve anëtare se nëse BE-ja nuk duhet të mbajë një qasje “fleksibël” për zgjerimin, shumë vende të BE-së nuk do të kishin arritur kurrë të anëtarësoheshin në unionin europian.
Sot kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë presidentin e Francës Emanuel Macron, një përpjekje e fundit për të koordinuar qëndrimin në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para se çështja të shtrohet në tryezën e samitit të liderve të Bashkimit Europian. Po ashtu drejt Brukselit sot është nisur edhe kryeministri Edi Rama.(SI)
d4e かっこいい!いくつかの非常に有効なポイント!この記事を執筆していただきありがとうございます。また、サイトの他の部分も非常に優れています。
Paska ik dhe Rama vete sot ne Bruksel ? Mos more , do i bekan pritje madheshtore , po Mero qurrsin do e marre me vete ? Sigurisht qe do e marre , derisa i paguan shkollen e djalit 68 mije Paund ne vit pse te mos e marre .
Po te jetosh si Arixhi(magup) me tenda posht urave te Lionit(FR) dhe po ti kthesh Parqet e Calaises ne Fjetore per tu hedh ne Angli, Normal qe ste pranon njeri si Qytetar i Denjte Europian. Tung
Dergojini evropes urgjentisht nje video te xhamise qe po ju nderton recepi o turkoshqiptare. Aty tregohrt qe jeni ariane dhe bionde.
Dmth
Diskutimi eshte ne do I hapen apo jo negociatat maqedonise
Se per shqiperine as qe behet fjale.
Se nuk eshte vetem franca kunder, po qenka edhe finlanda,danimarka, hollanda,gjermania me 10 kushte.
Dhe ajo qe te gjithe bien dakort eshte se shqiperia eshte mberthyer nga krimi korupsioni dhe droga.
Per gjithe legenet dhe te semuret mendore qe mendojne se shqiperia duhet te hedhi syte nga turqia, rusia dhe kina duhet te mesojne gjeografi, histori dhe pak politike.
Shqiperia eshte e rrethuar nga europa, europa vertet nuk e pranon keshtu sic eshte sot shqiperine, por edhe eshte e pamundur qe te jesh kunder. Cdo karagjozllek rilindas ose islamik thjesht do perkeqesoje situaten dhe pozicion e shqiperise.
Shqiptaret kane vetem 1 zgjidhje te fusin ne burg gjithe banden qe I drejton, nese jo ky vend do shkoje keq e me keq.
Kete tha europa.
Shqipëria po zbrazet, me apo pa hapje negociatash. Edhe sikur nesër të na anëtarësonin në BE, Shqipëria do boshatisej fáre. Edhe këta janë të zgjuar, çdo 17 Mars i fusin nga një takim, edhe mjerë populli.
Duhet nje ligj ne shqiperi, i tipit enverist , si per opoziten ashtu dhe per mazhorancen ;
– kush politikan shan shqiperine neper bote , ti pritet gjuha, pasi keta plehra qe femijet e tyre i kane ne shkollat me te shtrenjta te botes , po na masakrojne gjithandej
Dihet qendrimi i Frances aspak miqesor me kombin shqiptar.
Sa per nja dy shtete te tjera qe kane totalisht mungesen e diellit, nuk besoj se i pjerdh njeri….. . Te gjithe e mbajne mend ndeshjen e futbollit kur dolem me rezultat pozitiv ne Danimark, se çfare racizmi shpertheu kunder nesh…
mire franca qe s’na ka dashur kurre , po finlanda ç’te semes ka me ne.
Po shitet sikur Shqiperia qenka gati dhe i ka plotesuar kushtet. Kjo eshte mashtrim. Cfare kerkojne demokracite perendimore nga Shqiperia? Kerkojne qe ne krye te vendit mos jete me nje hajdut si Meta, qe ktimineli Berisha e Lulushha e tij te jene ne burg e jo ti vendosin hunj rrotave te Shqiperise. Gjyqtaret e shkarkuar nga vetingu te dalin menjehere para drejtesise jo pasi te fshehin e maskojne pasurine e grumbulluar, qe Rama te deklaroje i pari pasurine para Shqiptareve e pasurite e sekestruara te krimineleve politike te behen te dukeshme me vepra konkrete jo vetem te ndrojne duar. Qe popullit ti rritet mireqenia e jo te mbahet ende nen nivelin e mbijeteses si rezultat se pasuria shoqerore pervetesohet makdimalisht nga nje jaste politikanesh kriminale. Qe familjes Hoxha ti kontrollohen burimet e jeteses e pinjollet e saj te mos dalin nga burgu si nga kampi i pushimeve. Shqiperia eshte tani nje kerme ku mizat dhe krimbat po e kalbezojne ate, prandaj poulli po e braktis ate toke mjerane…
Pse o Ben?Europa nuk ka korrupsion? Europa na vë kushte sepse nuk kemi fut akoma në burg Kriminelin sali, like floririn, lul agjentin ruso,sërb dhe Hollandez dhe qershinë mbi tortë, mina injorante, hajduten dhe trafikanten me karrocë fëmijësh. Sigurisht dhe Edi Ramën që as e rruan për të krijuar organet e drejtësisë.
Nqs se nuk hapen negociata per ne evrop te bejme nje kerkese per ne bashkimin afrikan padyshim qe imbushim kerkesat dhe ua dhjesim evropianeve!
Vend me shumicë myslimane zor se i ben pervete nacionalistet europiane!
Te ishte per Ramen Meyer kishin then po nacionalistet europian,por kur Berisha e kakerdhite e tij orvaten nga islami duke e bere Shqypnin nje Vater Islamisten e 50 fishuar xhamit e shkojnë e luftojnë për xhihad,jo me Europën jeni kakerdhite e Bill Clinton e interesave amerikaniste!
Km me i dobet i Shqiperise. Nuk qeveriset me te quajturat platforma, per me keq me facebook, por me institucone funksionale, me kerkese llogarie dhe transparence. Me thoni, ju lutem, a ka zyre Km; nese ka zyre, sa dite qendron ne zyre?! Me se merret?! Po xhirot e shumta brenda e jashte vendit, perse kane sherbyer?! Sa i kushtojne buxhetit te shtetit?! Ka shtet Shqiperia apo jo?! Shteti i Facebookut, i fjalimeve boshe, i llogjeve, talljeve dhe servilizmave ndaj nje shprese qe, per fat te keq, me rezulton zhgenjim i radhes….Vjedhje, vjedhje vjedhje e Besimit…
Eshte nje shuplake e forte ne fytyren e Rames qe e kanabizoj vendin se bashku me Tahirin dhe pastaj u perzuri te rinjte neper bote te merren me pune nga me te pistat se nuk kane dokumente te bejne pune te pastra.
Rama duhet te largohet sa me pare. Ndryshe nuk ben prokopi ky vend.