Ditët e fundit, mes opozitës parlamentare ka pasur një “puç” për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare grupi.
Korab Lita, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Xhelal Mziut, thotë se kryetar i grupi parlamentar tani është ai, pasi ka marrë firmat e disa deputetëve demokratë.
Por, shumë prej tyre janë tërhequr nga firma, ndërsa Rudina Hajdari tha se Lita me gangësterët e tij kanë ushtruar presion mbi deputetët.
Ajo tha se për këtë do t’i drejtohet Prokurorisë, madje do të dorëzojë edhe pamje nga presioni i ushtruar mbi deputetët.
Por, kush qendron realisht pas kësaj lëvizje?
Llogjika ta do që është Lulzim Basha, por për të qenë më të sigurtë, mjafton të lexoni çfarë shkruan sot Nikoll Lesi, që nga “tradhtarë”, sot i konsideron si deputetët me personalitet Korab Litën e Alban Zenelin.
Shkrimi i Lesit
Rudina Hajdari e mbaroi misionin e saj në favor të kryeministrit Rama. Mbiemri HAJDARI duhej me shumë se emri Rudina!
E përdorën bukur dhe mjeshtërisht deri tani Rilindja, por duket se shpirti demokrat dhe fjalëlirë i disa deputetëve te listës së PD, të cilët ndonëse nuk respektuan vendimin politik të selisë blu, prapëseprapë ka mbizotëruar, derisa nuk duruan e u ngritën për një lidership të ri të grupit demokrat opozitar në Kuvend.
Korab Lita dhe Alban Zeneli, të revoltuar nga keqpërdorimi që po i bën Taulant Balla, deputetes Rudina Hajdari, nuk duruan dhe kërkuan drejtues të ri të grupit.
Një e drejtë që e ka deputeti dhe grupi. Deputetët nuk janë vegla të kryetares apo kryetarit, por duhet të kenë integritet personal. Për përfaqësim politik e kemi thënë se nuk kanë të drejtë pasi dihet si hynë në Kuvend por së paku të mos poshtërohen nga mazhoranca.
Me sa duket integriteti dhe ruajtja e një kodi burrnor personal ka bërë që deputetët të ngrihen duke i kërkuar llogari Rudina Hajdarit, e cila është për të ardhur keq për mbiemrin e madh që mban, porse e ka kthyer në shërbim të kryeministrit, edhe kur bën sikur e “kritikon”.
Ndaj Korab Lita dhe Alban Zeneli, e disa të tjerë në atë grup duhen përkrahur për revoltën e tyre për dinjitet personal sepse po përdoret grupi i tyre në mënyrën më mizore nga mazhoranca dhe përfitimet kanë shkuar direkt te Rudina Hajdari. E natyrisht te kryeministri.
Nuk ka opozitë në botë që i thotë vetes opozitë, edhe formalisht, dhe voton siç voton qeveria!
Nuk ka rast në botën demokratike sikurse ndodh me “opozitën e re”, përveçse kur flitet për marrëveshje për BE-në apo vendime që lidhen me NATO-n. Për të gjitha votat kundër duhet folur me argumente e jo duke folur me gafa si Hajdari. Poshtërim më të madh sesa u ka bërë Edi Rama, nuk ka, pasi thotë se këta votojnë si u bën shenjë Balla!
Duke parë me kujdes “kryengritësit” Korab Lita, Alban Zeneli me shokë e shoqe kuptohet se shpërdorimi nga kryeministri i grupit të tyre ishte kaq mizor dhe fyes sa nuk gëlltitej më.
Fakti që Korab Lita foli dje hapur në konferencën e shtypit me disa përkrah dhe menjëherë sapo dolën në televizor, një femër dezertoi duke mohuar firmën e saj a thua se e nxori njeri me zor në konferencë. Kjo tregon se kryeministri po hedh shumë investim që të mbajë si drejtuese Rudina Hajdarin. Se ajo i bën punë!
Gjithsesi edhe nëse kryeministri arrin ta shtypë “kryengritjen” brenda grupit të opozitës, përsëri e ka një vlerë kjo revoltë në “pallatin” e opozitës së re: Tregoi se ka akoma njerëz me dinjitet edhe brenda asaj “opozite” që të gjithë e dimë se si hyri!
Por nëse tregojnë integritet në parlament nuk është çudi që opozita në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maj 2020 t’i vendosë në listat e tyre. Sepse së paku tregojnë dinjitet.(TemA)
Me nje fjale lexuam lehjen e radhes se qenushit Lesi!
Sa i ndyre je more Lesi!!! Si ka mundesi te jesh kaq legen???
Ah more Nikolle sa poshte ke rene, po te perdor Likja si do.
Te vjen keq kur nje lumnjan behet gjel ne krye te deputeteve te PD.
Po lere por mban dhe emrin “Korab” ky qeni i stanit!
o qeni lesi si legen qe je spo te shikoj ndonji dite qe te legenos te qifsha ropt ty ilir metes dhe gjith zagaret qe ke o pler moloku qe lahesh 1 her ne muaj
Dihet qe gazeta e Lehesit eshte mbulimi mediatik me i devotshem i I.M.Mjafton qe te lexosh vetem paragrafin e fundit te kesaj gazete dhe kuptohet se si i miklon keta opozitare trima qe te jene neser(ne zgjedhjet e ardhshme) pjese e listave te PD ose te LSI,nese do te vazhdoje te ekzistoje.
Me kete,Nikoll Leshi,me gazeten e tij,tregon se eshte gazeta me e poshter dhe me e korruptuara,qe, blihet e shitet me para ne dore nga idhujt e tij.Nikoll Lesit i duhet djegur ajo redaksi e ti dalin flaka ne maj te dajtit,se po bene nje politike perçarse.Nikoll Lesi,sikur t’i sherbente Edi Rames kaq me vullnet,Sali Berisha po te ishte kryeminister,do t’a kishte futur ne burg dhe gazeta e tij do ishte bere shkrrumb.Nikoll Lesi me poshtersit qe po bene,po ja kalon te gjithe gazetareve te kazanit,ai eshte ne fund dhe me keto po krijon urrejtje,jo vetem per gazeten e tij,por edhe per opoziten e bashkuar jashte parlamentit.Urrejtje,urrejtje.
E megjithatë,Korab Lita është një kokërr maloku,servil e injorant,një legen burrë që është turp që shqiptarët ta shohin e ta kenë aty ku luhen fatet e tyre.
O [email protected]! Pa na thuaj aman të kam rixha, kur ka qenë ndonjëherë lart Lehsi, që na paska rënë tani kaq poshtë?! Tërë jetën e tij ka bërë lehsin dhe kur e kanë rrahur e djegur dhe kur e kanë bërë deputet dhe zv.ministër. Megjithatë, për momentin ke të drejtë. Tash Lehsi, ka ndërruar padron dhe leh për kockadhënësin e rradhës që dhe ai për momentin është president i rradhës. Edhe lehsi si çdo gjallesë, do të lëpijë apo përtypë diçka. Ndryshe nuk ekziston më, pra ngordh.
Për Nikollën, kush bllokon reformat për në Bashkimin Europian, është BURRË. Rudina e ka bërë të qartë misionin e saj: Të votojë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe Reformën në Drejtësi.
Bjeri legenit Nikoll Leshi se di ti biesh. Po ku ka lista ne zgjedhjet e tjera a do behet kodi i ri apo nuk do ti e Berisha. Ky mire do kishte bere te digjte ty jo gazeten, po ne fakt ti leh me shume se gazeta ndaj nuk te dogji.