Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së nuk arritën një marrëveshje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për këtë janë vënë në lëvizje shumë liderë.
Merkel ka organizuar sot një vizitë urgjente drejt Francës me qëllim që të dialogojë me kryeministrin Macron që të kthehet vendimi i ministrit të Jashtëm të BE e ta bindë të japë një “PO”, qoftë edhe të kushtëzuar, por mesa duket edhe Parlamenti Europian nuk do të rrijë duarkryq.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaron se Parlamenti Europian ia ka kërkuar Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takime me Kryetarin e Parlamentit Europian David Sassoli, me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister, me Zëvendëskryetarin e grupit PPE Andrey Kovatchev, me Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë Bettina Vollath”, shkruan Balla në Facebook.