FOTOT: Zbulimi më i rëndësishëm vitet e fundit, gjenden 20 arkivole antike në Egjipt

16 Tetor 2019, 12:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulimi më i rëndësishëm vitet e fundit, gjenden 20

Arkeologët kanë zbuluar të paktën 20 arkivole të lashta prej druri të pikturuara nga sipër, në qytetin jugor të Egjiptit, Luxor.

Ekspertët kanë dhënë pak detaje të zbulimit, por kanë ndarë fotografi mahnitëse të sarkofagëve me mbishkrimet dhe pikturat e tyre.

Arkivolet konsiderohen si një nga zbulimet më të mëdha dhe më të rëndësishme vitet e fundit.

Ministria e antikave tha se arkivolet u gjetën në Nekropolin Asasif.

Varreza e vendosur në qytetin e lashtë të Thebës Perëndimore përfshin varre që datojnë nga viti 1994 para Krishtit deri në vitet 332 para Krishtit.  (TemA)

1 komente në “FOTOT: Zbulimi më i rëndësishëm vitet e fundit, gjenden 20 arkivole antike në Egjipt”

  1. Pellazgos says:

    Thiva e lashte e Egyptos ne 1994 p.e.s ka lidhje me qytetin qe eshte qytet afer Athines dhe ky emer i Lashte ka lidhje me Greqine.
    Thiven e ndertoi Kadhmos i ati i Ilyrios i ardhur nga Feniki ne Lebanon.I pari Hero Greke dhe i pari Mbret I Thives.
    Te pakten kete thote historia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje