Policia ka gjetur një familje “të mbyllur brenda një qilari të vogël” në një shtëpi të izoluar në veri të Holandës.
Ata kishin jetuar për vite të tëra në izolim total “duke pritur fundin e botës”.
“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, ka deklaruar Roger de Grot, kryetari i fshatit Ruinvervoldit, në të cilin gjendet shtëpia e mbuluar nga pemët.
“Kemi gjetur shtatë të rritur që na treguan menjëherë që janë familje: babai dhe fëmijët”, thuhet në raportin e policisë.
Shumë çështje janë ngritur rreth këtij rasti të pazakontë që ka ndodhur në një vend, ku banorët e fshatit nuk i njohin fare pronarët e kësaj shtëpie, madje ata nuk ishin në dijeni që brenda saj jeton dikush.
Sipas televizionit lokal RTV Drente, familja ushqehej me fruta nga kopshti dhe qumështi i dhisë, duke qëndruar të mbyllur dhe pritur “fundin e botës”.
Disa prej fëmijëve nuk ishin në dijeni “që ekzistojnë njerëz tjerë” në botë, thuhet ndër tjera në raportin e këtij televizioni lokal.
Mësohet se ka qenë një nga fëmijë, Jan Zon van Dorsten, 25 vjeç, ai që ka shpëtuar familjen e tij.
25-vjeçari kishte mundur të dilte nga shtëpia dhe kishte shkuar në një lokal aty pranë.
Ai kishte pirë disa birra dhe ishte ankuar se nuk shkonte dot në shtëpi.
Kjo i çoi oficerët e policisë në shtëpinë e largët, ku gjetën katër vëllezërit dhe motrat e Janit, të moshës 18-25 vjeç, së bashku me babanë e tyre.
Familja është dërguar në një vend të sigurtë, ndërsa një person i shtatë – austriaku Josef B, 58 vjeç – është arrestuar.
Hetuesit pranojnë se ata janë thellësisht në mëdyshje nga çështja dhe ende po punojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore: nëse familja u mbajt kundër vullnetit të tyre, dhe cila ishte saktësisht lidhja e tyre me Josef B.
Misteri thellohet më tej nga fakti se Jan, djali i madh, kishte qasje në mediat sociale dhe kishte qenë aktiv në Facebook që nga qershori i këtij viti.
(TemA)
rraca me e poshter e botes. ju qifsha robt ku ti ken.
Me gjithë enigmën e ketij lajmi,apo qëllimin e lajmit,mua më interesojnë dy momente që nuk i has tek ne,por që i kam konstatuar edhe në disa shtete ku kam kaluar.
E para:Të izoluar por siç i shifni njerëz ,ne të gjitha aspektet,ndonse mund të donim ti shifnim siç na shtyn psikologjia jonë,të izoluar dhe të transformuar në sillojin e majmunit.
Dhe e dyta dhe e pa përfytyrueshme : Po pronat?,si ka mundësi që nuk i ka prekur, nuk u është afruar njeri i gjallë,jo për ti parë,por për ti shkretuar që të mos mbijë as fija barit siç do ndothte pa një,pa dy, tek ne shqiptarët.
Asgjë nuk ka ndodhur pra,siç do të ndothte tek ne.Këjo është pasqyra.Janë,nuk janë bërë,ndërsa ne nuk jemi,prandaj as nuk bëhemi.
Ja keto jane mostrat hollandeze qe nuk duan te na hapin negocjatat per ne Europe . Gjithashtu Hollandezet qe ne pranine e tyre ( pra te ushtareve hollandez ) Sllobodani vrau 8000 mije musliman boshnjake dhe keto benin sehire kur keto ishin caktuar per mbrojtjen e tyre . A nuk eshte ky veprim bashkepunim ne genocid dhe keto zoterinj nuk duan qe te na hapen negocjatat . Po zonja France pse nuk e ngriti kete problem ne O.K.B meqe hiqet kaq perparimtate ,. Po ne Ruanda pse ndihmoj ne menyre te kamufluar ne genocidin qe u be ne vitin 1994 dhe ne nuk duan te na i hapin negocjatat . Eshte Franca ajo qe ne menyra me te çuditeshme mbron e bashkepunon me krimin ne shume vende te Botes pra ne teori hiqet si e drejte ne praktike eshte shume fashiste e fshehur dhe trimi Makron nuk denjon te na hapen negocjatat sepse ja ka mbushur mendjen vehtes qe ai rregullon Europen e ne fakt nuk eshte ne gjendje te rregulloje vehten .