Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias nuk i ka bindur socialistët të pushojnë hetimin parlamentar për shkarkimin e presidentit. Përkundrazi.
“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni”.
Ulsi Manja që drejton komisionin hetimor, shpjegon për ABC News se çfarë ka ngelur ende për t’u bërë nga hetimi.
“Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””.
Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 dhjetor.
“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet një vlerësim në aspektin ligjor nëse presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e presidentit të Republikës”.
Dhe pse janë të bindur që Meta e ka shkelur Kushtetutën duke çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, Ulsi Manja nuk është gati të pohojë votën e tij pro shkarkimit.
“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës”.
Socialistët do të votojnë shkarkimin, por topi do të ngelet në derën e Gjykatës Kushtetuese.
“Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”.
Teksa kjo gjykatë nuk është ende funksionale e plotësimi duket i largët, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit.
perse l,ihet ala i lire kryehajni kryemaskarai babai i Ngerce- ve Shqiptare
Ti hani mutin Metes
kafshe stallash
…se çdo vendim duhet mbeshtetur ne ligj, kushtetute. Ja perse.
Ky soi Ilir Meta, duuhej te kish thyer qafen me kohe nga politika se me Lehelin qe krijoi vecse ka sjell, probleme dhe shqetesime per shqiptaret, duke kaluar sa ne nje krah ne tjetrin veteem per te perfitur e pasuruar gjithnje e me shume, sikurse akuzohet nga shtypi perjodik i brendeshem dhe birn si miljoneri i ballkanit.
Qekurese caktoi, emeroi, apo ndikoi dejtetperdrejt, per tja hequr mentarit drejtimin e lSI dhe ja dha te shoqes Monikes, shpesh here Meta esht kritikuar se ka qene ne krah dhe ne unison me opoziten , per shume probleme, vecanerisht per rreformen ne drejtesi, duke dale hapur kunder saj dhe inmicjuseve dhe investuseve kryesor SHBA, BE.
Kulmin e shkeljes ligjore dhe tejkalimit te kopete kopetencave e bri me anullimin e zgjedhjeve te 30 qershorit qe faktori ndekombetar dhe komisjoni i Venecjes, i cilesuan te drejta e te ligjeshme.
Pergezojme komisjonin hetimor per nismen dhe detyren qe i ngarkoi parlamenti. Ne shqiptaret jashte Atdheut e mrepresim vendimin e parlamentit shqiptar sa me pare, me shkarkimin e Ilir Metes, ne menre qe asnje president ne te ardhmen mos bej lodra te tilla , ne kundershtim me kushtetuten e SHqiperis.
Nuk na tha a e piu kafene ne presidnce ky me “shkelqesine e tij qe ishte shume i lumtur qe e kishte prane komisionit z.President”!