Nga Erion Isai
A do e dinte ndonjëherë Petro Luarasi se pamfletit të tij gjenial “Mallkimi i shkronjave Shqipe” do ti shkonte përsëri si titull një mallkimi të dytë… ai i mallkimit të vatanit të tij! Luarasi i 11 lagjeve, qendra e një burri të madh që preku deri Amerikën; por që dhe frymën e fundit e dha atje; në Luaras; sot; shkojmë tek 10 familjet e mbetura atje.
Shkolla – kokë fortë – megjithë mbylljen e saj prej vitesh; kthimin nga banorët atje në depo zaihiresh; ajo ruan shkëlqim, dy katëshe, me asnjë xham të thyer, në një gjendje aq të shkëlqyer sa me pak orë pune, rikthehet në identitet. Bekuar nga Zoti si duket, për mesazhin se Luarasi është përzgjedhja e tij për dijen.
Busti i Petros është aty, përpara shkollës. Pis! I shkëputur thuajse tërësisht nga piedestali. Por i bukur (madje shumë më i bukur se busti që kemi në qytet në Ersekë).
Më çojnë në lagjen Kostallarë, sa kalon burimin e ujit sheh gjurmët e kalldrëmit të fund viteve 1800-fillim viteve 1900. Duhet të ketë qenë shumë i bukur, sot ishte i trishtueshëm. Pak shenja… kur hyn në Kostallarë sheh grumbuj gurësh që menjëhere kupton avllitë, oborret, shtëpitë. Me siguri idetaori i lagjeve të vjetra të Korçës e ka vizituar e kopjuar Luarasin kur ka krijuar kalldrëmet e Korçës.
Në ballkon të lagjes ishte toka ku ka qenë shtëpia e Petro Luarasit. Themelitë janë më thoshin banorët. Ju thashë se shtëpinë do ta bëjmë. Më buzëqeshën komplet fallco. Sigurisht që po mendonin “ehu sa kanë thënë si ky”
Të dyja ndjesitë më vinin tek shkelja gjithë fshatin: mrekullimin e natyrës, dehës në ajrin e pastër dhe braktisjen; të rrugës pa rrugë; e çdo detaji që asnjë vend si meriton të vuajë (por sidomos Luarasi). Me siguri që do bëja namin në këtë shkrim po të ishte ndonjë kryebashkiak tjetër, vrer do derdhja drejt tij gjithë peshën e fajit.
Sot, jam unë, dhe vendosa ta nis këtë bast personal për Luarasin me këtë shkrim. Më pas me rrugën; menjëherë; me gjithë makineritë e puntorët e bashkisë. E me më të rëndësishmen; Shtëpinë e Petro Luarasit! E vendosa me veten në ato gurë gjendur në atë tokë, ringritjen e shtëpisë së PETRO NINI LUARASIT!
Do ftoj çdo Kolonjar që bashkë, as për mua, as për veten, as për majtas e as për djathtas, por për të shtrenjtën krenari, Kolonjën!- të ri ngrejmë shtëpinë më të rëndësishme të kombit! E aty të vendosim një pllakëz me shkrimin “ndërtuar nga Kolonjarët”!
Nuk mundet që gjenialin që na la gjuhën e Kombit, ne ta lëmë pa shtëpi. Në themelet e mbetura sot do të ngrejmë “Shtëpinë e shkronjave Shqip” – vatani i Petro Luarasit!
I keni gjithe fondet ju per te rindertuar Shtepine e Petro Ninit dhe bashke me te edhe Luarasin.
Je i vene aty nga Edvini.
Boll bere propagande gazetash.
c’lidhje keni ju beqira/dobice te sulltan muratit me Petro Louarasin e tj………!!??
Psiqatria te mirpret pa dallim feje krahine apo ideje
Pirdhu ne qreqdhi , pertej selanikut janines , artes, prevezes……………… Pirdhuni ne qipro tek sunitet….o bithqiiiiriiiiis!
Te lumte. Sot me shume se kurre na duhet identiteti dhe krenaria kombetare.
Të kesh mbarësi me këto punë që ke nisur Erion. Fjalët më të mira për ty. Lavdi njeriut që na la trashëgimi gjënë më të çmuar që kemi…Gjuhën Shqipe.
Gjuha shqipe aty ishte per mijra vite
Petro Nini e beri ate gjuhe te shkrueshme dhe e promovoi shkrimin e saj.
Pershendetje Erion !
Si Kolonjar doja te te falenderij nga zemera
per kete shkrim kaq interesant ,por si Luaraslli nuk do te ta haroja kure si gjith Luarasllinjte e tjere ne qofte se ben realitet nje ender te tille ,
Deshira ime personale do te ishte qe te riktheheshin ne Luara ato 400 familjet e dikurme duke sjelle me vete ate gjalleri dhe bukuri magjike te luarasit te dikurshem qe eshte edhe sot ne mendjet dhe kujtesen tone nga tregimet e gjysherve dhe prinderve tame por deri dhe me ate bujari dhe mikpritje te vecante Kolonjare ,duke rikthyer Agroturizmin ,ato hanet e dikurshme si hotele ,ushqimin dhe pijet tradicionale te Luarasit qe nga prodhimi the kultivimi I te gjitha productive te zones,menyren e organizimit te jetes se perditeshme ne familje,si pregatitja e femijeve per ne shkolle ,te riturve ne buqesi apo ndertim shtepish apo rinovimet e tyre qe nga catite me rasa ,muret apo ato kalldremet e bukura prej guri,por edhe jeten kolektive si ,dasmat ,festat e tyre fetare etj.
E gjitha kjo I dashur Erion ka nevoje per nje djale si ti qe ke nje deshire dhe talentin per tu rikthyer Luarasin jo vetem Luarasllinjve ,Kolonjareve por gjith shqiperise!
E gjithe kjo ka nevoje edhe per nje mbeshtetje te madhe financiale nga Shteti por edhe ideja e krijimit te nje llogarie bankare ku mund te kontribojne sado pak ata qe me te vertete duan ta shohin edhe njehere Luarasin e vertete qe nga Ziskollaret ,Mataruk,,Nezillare,Penkollare ,Kostallare etj nuk do te ishte keq.
Une personalisht jam I pari per te kontribuar me c’fardo lloj menyre .
Me respekt Ilir Rushiti
mendoj se me mire vone se kurre.
pra, me mire tani edhe pse vone, per te ngritur muzene e Petro Ninit, se fare
bravo, tani Ministria e Kultures le te jape fondet, te caktoje firmen dhe kaq.
asgje nuk ka te veshtire, te veshtire e bejme ne
Respekt.
nuk ka Rushit kolonjar,germo qitapet e stambollit se do te gjesh origjinen tende azere……………gezuar ramazonin!
Erion te pergezoj per kete shkrim
kujdesu per Luarasin, eshte fshat me emer dhe tradita te mira
bravooooo