Zhgënjimi i Shqipërisë, tradhëtia e Maqedonisë dhe një “laisez faire” për Rusinë

18 Tetor 2019, 14:15Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Në skenën e madhe të Samitit europian, ku të gjithë projektorët janë drejtuar nga seria finale e telenovelës së Brexit, drama e vogël ballkanike për fat të keq rezultoi të ishte pak më shumë se ajo reklama që ndërpret filmin në momentin e tij kulmor.

Mes përgëzimeve për rezultatet e arritura, pa dyshim lobimi asnjëherë aq i fuqishëm gjerman për negociatat tona ishte lajmi më i mirë i ditës. E megjithatë, pikëpamja e Francës, për reformimin e brendshëm të BE-së përpara hapjes së negociatave na detyron përsëri të presim.

Pak në Ballkan e kuptojnë përse procesi i reformimit të BE-së nuk mund të ecë paralel me atë të negociatave, që gjithsesi do të marrin edhe shumë vite deri në momentin e finalizimit të tyre.

Nga rajoni, Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviç nuk fshehu zhgënjimin e tij për “ndryshimin e rregullave të lojës pasi loja ka nisur”. Ndërsa Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shkoi më tej, duke e konsideruar një gabim historik të Europës, që lë Ballkanin nën mëshirën e Rusisë.

Nuk është hera e parë, që fatet e këtij rajoni, kaq vital e shpëthyes anashkalohen për arsye të brendshme. Nga Traktati i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, Traktati i Versajës, Protokolli i Fshehtë i Londrës, Sevri, e ca të tjerë, shpesh Europa është tërhequr nga Ballkani, për t’u rikthyer fuqishëm sa herë vakuumi i krijuar i ka dhënë jetë një vorbulle që rrezikonte të përfshinte edhe ata vetë.

Por duke lënë mënjanë analogjitë historike, ajo që për ne është një shtyrje që ndryshon pakgjë, për Maqedoninë është një kafshatë që zor se mund të kapërdihet.

Me ose pa negociata, e vërteta është se Shqipëria ka ende shumë rrugë për të ndjekur deri në anëtarësimin e plotë. Ndaj, në hapen këtë vit, pas ca muajsh apo pas një viti, për ne nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

Pa dyshim, zhgënjimi mbetet. Mbetet sepse kështu siç qëndrojnë punët, është e vështirë të kapësh më fillin e logjikës europiane. 27 vende, plus Anglinë në dalje, që bien dakord çdo vit që Komisioni Europian është organi kompetent për të vlerësuar përmes mijëra kriteresh çdo arritje të vendit tonë.

Pastaj, kur Komisioni Europian del në qershor dhe thotë me plotë gojën që Shqipëria ka bërë gjithçka mirë, raporti fillon e transformohet sipas optikës të secilit vend. E nga Shqipëria e meriton, del që Shqipëria duhet të presë sepse problem është tek ata. A do te jete valle e mundur te behen per ne 27 mendje bashke?

Pavarësisht, në thelb asgjë nuk ndryshon. Europa dhe Shqipëria kanë rënë dakord për martesë, por një datë për të, nuk ka. Nuk kishte më parë, nuk ka as tani.

Ndërsa për Maqedoninë, situata është shumë ndryshe. Edhe pse deri më tani asnjë vend tjetër nuk ka avancuar sa ne me vetingun dhe reformën në drejtësi, sakrifica e Maqedonisë ishte shumë më e madhe, e përfundimi shumë më i dhimbshëm.

Pas Malit të Zi, Maqedonia u shndërrua në fushëbetejën kryesore të influencës ruse në Ballkan deri në vitin 2017, kur një rokadë e dhunshme që mbajti peng vendin për më shumë se një vit u realizua me ardhjen e Zaevit pro-perëndimor dhe largimin e Gruevskit pro-rus.

Premtimi që iu dha Zaevit ishte i qartë. Me gjetjen e një marrëveshje për të zgjidhur problemin e emrit me Greqinë, rruga e vendit do të ishte e shtruar si në NATO ashtu edhe në BE.

Ndryshe nga ne, integrimi në BE për Maqedoninë nuk është vetëm një ambicie për standarte më të mira, por një domosdoshmëri e skakierës gjeopolitike për t’u shkëputur nga zgripi rus, diçka aspak e lehtë nëse besohet raporti i Shërbimeve Inteligjente Maqedonase, që thonë se prej së paku 10 vitesh, Rusia ka përdorur të gjithë mënyrat për të mbjellë kaos dhe pakënaqësi në vend.
https://www.theguardian.com/world/2017/jun/04/russia-actively-stoking-discord-in-macedonia-since-2008-intel-files-say-leak-kremlin-balkan-nato-west-influence

Prandaj, lënia në dhomën e pritjes, për Maqedoninë përbën një shuplakë të vërtetë fytyrës. Jo më kot, Zaev foli për “shpresë të tradhëtuar”. Nga ana e tij, Presidenti Maqedonas pyeti se “çfarë duhet t’i themi tani qytetarëve, që votuan zemërthyer për ndërrimin e emrit vetëm me shpresën e integrimit?”.

Mbase më mirë nga të gjithë e parashtroi Borisovi. “Franca nuk e di, se sa e vështirë ka qenë për Bullgarinë dhe vendet e rajonit të distancohen nga influenca ruse dhe influenca të tjera të dëmshme. Ky është një gabim skandaloz, që i hap rrugën pikërisht ndikimeve që na është dashur të luftojmë fuqimisht”.

Pa dyshim, vetoja franceze diktohet nga arsye të brendshme. Vala e jelekëverdhëve i ka tronditur pozitat e një Macroni që fitoi ngushtë përballë ultra-radikales Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 2017. Sot për sot, 4 në 10 francezë mbështesin platformën e ekstremit të djathtë e gati po aq daljen e Francës nga Bashkimi Europian.

Në një situatë të tillë politike, Macron e di që nuk e ka të lehtë të mbrojë vendimin për zgjerimin e mëtejshëm kur ka përballë një influencë kaq të fuqishme të Frontit Nacional.

Por pavarësisht të gjithave, lënia në dhomën e pritjes për dy vendet tona nuk i shërben askujt. Lodhja nga stërzgjatja e bisedimeve e bën Ballkanin shumë më vulnerabël.

Shqipëria del nga Samiti e paqartë se çfarë duhet të bëjë kur i thuhet bravo për gjithçka, por prit dhe pak. Maqedonia del nga Samiti gati gati e poshtëruar, sepse pranoi të ndërronte emrin për hir të Europës. Tani, VMRO e Gruevskit ka gojë të flasë. “E shihni, që Europa nuk është zgjidhja”.

Ndërsa Rusia, ndonëse e paftuar në Samit, pa dyshim që ka një arsye për të buzëqeshur. Vetoja franceze, pa e kuptuar, është një “laisez faire”, një nga ato rastet që Putini zor se i lë t’i shpëtojë.

16 komente në “Zhgënjimi i Shqipërisë, tradhëtia e Maqedonisë dhe një “laisez faire” për Rusinë”

  1. Kim été says:

    Janë hapur negociatat (budalla). Data s’është komunikuar.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Excellent! Franca nuk e konsideron rrezik ate rus, sepse ka kohe, qe I kane ndare zonat e influences.

  3. Orli says:

    Franca ka qene dhe eshte gjithmone e lidhur me rusine(vetem kur Sarkozy ishte president franca ishte me Ameriken) prandaj nuk duhet te zhgenjehemi.Zaev duhet te ndryshoje perseri emrat e ti beje ashtu sic ishin….

  4. Mashkullori says:

    Per mua ne “qeverisjen” e Botes te BE-se apo dhe te nje shteti,ka nje gabim te madh.
    VETO-ja!
    Veto ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
    Veto ne BE.
    Veto qe i jep PS kundra ligjshem,PD-se,per reformen zgjedhore,sepse i deshi bytha dhe doli nga parlaneti Lulzim Basha me urdherin e Sali Berishes dhe nuk ka mundesi votimi ne parlament…
    E perse u dashka vetoja dhe hidhet poshte parimi I shumices?
    Asnje ligj ne Bote,nuk eshte i pranueshem 100 perqind prej te gjithe shteteve,apo te sejcilit njeri,kur behet fjale per ligje qe lidhen me popullin.
    A mendoni se cfare do te ndothte,sikur te shtrihej dhenia e VETO-s cdo njeriu?
    Prandaj,koha eshte te hiqet e drejta e VETO-s.Llogjika te con ne aplikimin kudo dhe per cdo gje miratimin ose kundershtimin,bazuar ne parimin e SHUMICES…
    Mendoni se si do veprohej,kur te bije ne pjese nje I cmendur dhe per cdo gje te perdore veton?Katastrofe!

    1. Popullore says:

      VETO-ja eshte diktatura e me te fuqishmeve ne Demokraci.
      Raporti midis Diktatures dhe Demokracise sot eshte 99% Diktature me 1% Demokraci.
      Rrofte Diktatura e Ekonomise se Tregut!

    2. DinPak says:

      Shume e drejte, Mashkullori!
      Eshte me llogjike qe ne te tilla raste te operohet me shumice dermuese, psh me 2/3, apo edhe me shume, por nuk ka pike kuptimi vetoja, qe i jep shkas bllokimit. Te gjitha argumentat e radhitura te Marconit per moshapjen e negociatave per te dy vendet tona ishin, ashtu siç i vleresuan pothuajse te gjithe te tjeret, lehtesisht te rrezueshme, por fitoi rregulli i vetos, ose llogjika e mushkes.

  5. LORA says:

    Lajmi me i mire per ne shqiptaret eshte lobimi si asnjehere i Gjermanise per hapjen e negociatave per Shqiperine tone dhe per Maqedonine.
    Nuk e kuptova dot se cfare mutin donte Macron,,,por me i sakti paska qene percaktimi i Kryeministrit Kroat Plenkovic.
    Qe ne shqiptaret te ndj7ejme me bindje funksionimin e shtetit tone te se drejtes duhet te shohim rezultate te qarta te ndeshkueshmerise penale per ata qe e moren zvarre dhe e plackiten deri ne asht ,pas nentedhjetes,atdheun e shqiptarve.Jane pikerisht ata qe falnderojne marrezine Macron dhe qe duhet t’a kene darovitur me shuma te majme parash djerse e gjaku grabitur shqiptarve a6libine ballkanase te Makron , ne raport me qytetaret franceze.
    Jam e sigurt qe vendosmeria e shqiptarve puntore e patriote,ne rrugen e prosperimit tone,do te marre qe sot nje stimul shume te fuqishem.Pergjegjes per punet e vendit tone jemi ne,pergjegjesi qe nuk duhet t’ia leme kurrsesi pazareve antishqiptare te gjeopolitikes.Nje pjese te tyre i permbushem me voten e shenjteruar te 30 qershorit,,,te tjerat jane ne tavoline.
    Tung.

  6. Koba says:

    Qeveria shqiptare ka per te Detyre Imediate te shpejtoje Reformen per Drejtesi.Te rrasi MRENA Like Hajdutin .Mona Baxhellen,Sale Kriminelin familisht dhe te gjithe te Korruptuarit e tjere dhe keshtu do te kete gjithmone Popullin me VETE.

  7. ESHTE PER TU CUDITUR QE QELLIMI I FRANCES ME KETE PRESIDENT ESHTE PER TE NDIHMUAR RUSET,U MENDUA QE MAKRON NUK DO TA ZEJ ME GOJE FARE EMIGRIMIN E AZILANTEVE SHQIPTARE.NE FRANCE JANE APO SJANE 500 EMIGRANTE SHQIPTAR QE KERKOKAN AZIL .PO NGA SHTETET E TJERA SA JANE,KATER FISHI APO DHJETE FISHI I NUMRIT TE SHQIPTARVE,POR MAKRONIT SHQIPTARET JANE TE DEMSHEM PER FRANCEN.ME THONI NJE GRUP MAFIOA ME SHQIPTARE KU NUK KA NJEREZ NGA SHTETI KU KANE EMIGRUAR.TURP PER MAKRONIN QE PER TE BINDUR FRANCEZET PER AZILANTET PERDOR SHQIPTARET ,POR KJO SDO TE NDIHMOJE PER VOTA PRESIDENCIALE NE TE ARDHMEN SEPSE KUZHDO E KUPTON NE FRANCE QE JE ………..PO PSE DO TE HARROJME FRANCEN NE VEPRIMET E SAJA ME KONTIGJENTET USHTARAKE PER DEMIN QE I SOLLI KOSOVES ME UREN NE MITROVICE,JO NUK HARROHEN NDAJE JENI PER VEPRIME NE PERKRAHJE TE RUSIT PER BALLKANIN. BARDHYL MYFTIU.

  8. realisti says:

    Franca me Gjermanine nuk rane dakort. Keshtu kuptohet kjo qe ka ndodhur. Makron mund te gjeje njemie arsye qe te mos beje c:i thote Merkel. Kete radhe arsyeje ishim ne dhe Maqedonia.

  9. Luli says:

    Macron, nje 40 vjecar qe s’ka kaluar vujtje, as lufte, as diktature. I rritur ne liri sallonesh nuk e kupton dot nje vend ish diktature. Nuk ka lidhje me De Golin, as Miterran.

  10. MTG says:

    Nje pyetje per z.Kajsia:
    -Po qeveria Rama a i ka hapur negociatat me popullin e vet?
    Sa te mendosh pergjigjen,po te radhis ca fakte:
    -Ne UKT padrejtesisht me faturojne taksa vendore te paligjeshme!
    Ankohem tek drejtori,por nuk me jep pergjigje!
    Ankohem tek kryebashkiaku Veliaj per drejtorin e UKT,por vartesit e tij me pergjigjen,se do ia delegojme UKT,per zgjidhje!!!
    Ankohem tek kryeministri Rama dhe vartesit e tij me pergjigjen se ankesen tuaj do ia delegojme UKT per ta zgjidhur!!!
    Ankohem tek Avokati i Popullit dhe juristet e tij me thone se do i dergojme shkrese UKT per te na sqaruar problemin!!!
    Pra e gjithe piramida e shtetit eshte e nje prerjeje:
    -Do pyesim UJKUN te na thote ne se ai e hengri qingjin!
    Denoncoj tek emisionet investigative STOP dhe FIKS FARE, por edhe ata me thane se do pyesim UKT si qendron problemi!!!
    Bera nje shkrim dhe ia dergova gazetave kryesore,por asnje nuk ma botoi as si leter nga lexuesit!
    Me mbeti t’i drejtohesha gjykates …!
    Ky eshte shteti i sotem antipopullor dhe i korruptuar ,qe nuk ke ku ankohesh se Rama i ka zhdukur nga detyra e tyre kryesore zyrtaret qe te degjojne e zgjidhin ankesat e popullit!
    A ia vlen me te rrish ne kete vend?
    Ja pse ikin shqiptaret,se ketu nuk ka shtet per shumicen e shqiptareve fukarenj,por vetem per oligarket!
    Pusht- etaret nuk kane kohe te bejne pritje populli sepse jane te zene me pazaret korruptive!

  11. Patrioti says:

    Zoti gazetar duhet te jesh naiv te besosh qe bullgaria eshte vertet kunder rusise. Jeni ju te sigurte qe ne dhe maqedonia i ka bere detyrat? Atehere ku eshte Gruezski? Ku eshte Meta qe ndihmoi Gruevskin te arratiser, ku jane peshqit e medhej te politikes dhe droges shqiptare? Shume mire qe i bene nje analize Europes, por krah saj duhet te analizosh dhe gjendjen aktuale. Per sa i perket te kaluare nuk ka shume vend per krahasim sepse ishin te tjere burra shqiptare qe shkrin pasurine dhe energjite e tyre per kombin shqipta. Sot eshte e kundetra, jane burra shqiptar qe po vjedhin popullin dhe ato leke i perdorin kunder.

  12. Roberto says:

    Ore mos u beni te marre se ne Rusia na rruan trapin dhe nuk ka fare lidhje me ne. Endrat e tyre u thyen kur u perzune nga bazat shqiptare dhe mbas 50 a 60 vitesh ju diskutoni prap per keto?? O Kajsie nuk ka llogjike dhe asnje shanc te ndikoj askush tek cilido qe ka nje vizion te qarte per shtetin e vet. Rusia mundohet qe te kete influenca kudo por ne shqiperi dihet boterisht qe vizioni eshte perendimor dhe i pakthyeshem prandaj boll me endra qe ushqehen nga qarqet reaksionare te cilat jane aktive edhe ne ditet e sotme.

  13. Oketo says:

    Ka vetem nje zgjidhje : Drejt Pekinit !

  14. katarakti says:

    E keqja o Oketo eshte se ne rrugen drejt Pekinit, Brukselit, Stambollit apo Moskes, – Serbia eshte shume para nesh! Ngelet vetem Uashingtoni. Do Zoti na ndihmojne perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje