Nga Alba Malltezi
Kur nuk të duan, nuk mund të thuash: Pse nuk më doni, kur do të na doni, apo dhe më keq: Duhet të na doni! Të presim kohë më të përshtatshme, nëse për ne do të vijnë. Kështu e kërkon edukata dhe sjellja e mirë. Ndryshe bëjmë rolin e stalkeri-t, përndjekësit.
E megjithatë, do të ishte më mirë sikur Presidenti francez Emmanuel Macron të na thonte argumente më bindëse se pse nuk hap tani rrugën për hyrjen tonë në Bashkimin Europian. Na tha se ne shqiptarët jemi vendi i dytë me kërkesa më të larta azilkërkimi në Francë. Dhe është e vërtetë, e pranojmë. Dëshira jonë për të shkuar me të gjitha mënyrat, për të jetuar e për t’u integruar në një vend të Bashkimit Europian është më e madhja, më e forta nga të gjithë vendet e tjera të Europës Lindore. Azilkërkuesit shqiptarë kudo në Europë, me përjashtime të vogla, nuk janë trafikantë, apo njerëz të rrezikshëm, janë ata shqiptarë që kanë në shpirt e në zemër punën, të bukurën, e ëndërrojnë dhe shkrijnë të gjitha mjetet e tyre financiare e familjare, e ligjore (për fat të keq) për ta realizuar. Janë endërrimtarët dhe guximtarët më të mëdhenj nga të gjithë ne që qëndrojmë ende këtu me shpresën se europianë do të na bëjnë.
Do të doja të imagjinoja një eksperiment gati 50 vjeçar diktature si ajo që patëm ne shqiptarët me të tjerë popuj, psh. francezët, zviceranët apo holandezët . Do të doja të shihja se si do të dilnin nga ai eksperiment i tmerrshëm, izolues e depersonalizues popuj të tjerë. Besoj se të gjithë do ta kishin të vështirë. Atëherë kur Europa hapte zemrën e mendjen, kur në vitet ’70 Queen nisën rrugëtimin e kompozonin Bohemian Rhapsody dhe një gjeni si Freddie Mercury as nuk e çante kokën se vishej si grua apo ishte homoseksual, ne, pasi kishim flakur miqësinë me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik e përgatiteshim të sfidonim edhe Kinën, shtypeshim, internoheshim, vriteshim vetëm se në një festival e kënduam më me ndjenjë e më lirshëm melodinë. Diktatorit tonë me edukim e studime franceze, të cilit për pak vite i kishte “dalë nga kontrolli” situata, pikërisht në vitet ’70 i hipën në kokë të shtrëngojë deri në torturë e të shtrydhë e shtypë atë pak frymëmarrje e liri.
Pas viteve ’90, Shqipëria në Europë shpërtheu si një tenxhere me presion, një presion që nuk do të ndalojë asnjëherë derisa ne të jemi një trup me të. Macron nuk do të ketë parë ndonjëherë në Francë sytë e një shqiptari. Të një azilkërkuesi. Askush nuk i ka folur për ne? Në Itali i kanë parë sytë dhe zemrën tonë. Edhe në Gjermani e kanë bërë. Shqiptarët e mirë punojnë fort. Duke mos e pasur kurrë fatin për të pasur një shtet siç e shohin kudo në Europë, jemi më të dëshiruarit e më të vendosurit, ndaj, me të vënë këmbën në Europë bëhemi më francezë se francezët, më italianë se italianët e më gjermanë se gjermanët. Por kjo për Macron nuk është asgjë. E megjithatë duhet të kënaqemi, pasi nuk na vuri përballë kriminalitetin, siç bënë me hile holandezët pasi do të ishte e pandershme. Sigurisht, ka edhe kriminelë shqiptarë, madje ne e dimë kush janë e sa janë, na sfidojnë përditë me luksin e shpërfilljen e shtetit nga ana e tyre, por statistikat europiane flasin qartë: Shifrat janë të papërfillshme në krahasim me cilindo kriminalitet tjetër në Europë. Kush thotë të kundërtën, e bën vetëm për të na sulmuar.
Besoj Macron na tha “Jo” se nuk na njeh, shqiptarët nuk janë thjeshtë shifra azilkërkuesish, janë më ëndërrimtarët, shtetdëshiruarit e liridashësit për në Europë. E megjithatë asgjë e bukur nuk bëhet me zor, me siguri do të vijë dhe koha jonë.
Po te ishim aq liridashes e shtetkerkues, do te kishim zene prej kohesh sheshet, rruget, ndertesat publike!
Po ja qe nuk qenkemi! Kemi nje frike te tmerrshme! Ka te pakten tri dekada qe na shkerdhen klasa politike! Sidomos nga 1990 e ketej!
Macron luan lojen e Serbise. Kete e kupton cdo njeri, por nuk thuhet hapur per arsye diplomatike.
Macron nuk do te krijohet nje Shtet i zhvilluar dhe i Bashkuar Shqiptar. Ai kerkon ta pengoje kete sa te mundet. Qendrimi e tij dhe vizitat ne Serbi e
tregojne qarte. Pra Macron e thene duket qarte se eshte Armik i Shqiptareve.
Me “Argumentat” e tij per mesymje emigrantesh shqiptare, as dhe nje femije nuk genjehet dot.
Shqiptaret shkojne ne France per te njejtat arsye qe shkojne dhe te tjeret, paveresisht se ata jane antere te BE-se. Edhe kur ata nuk ishin pjese e BE
vepronin njesoj si shqiptaret.
Shqiptaret ne France pergjithesisht jane njerez te shkolluar e me dinjitet, por lepuri more Macron fle diku tjeter….
macron mund te luaj lojra por edhe edi rama luan lojen e erdoganit.
Mos fajeso francen, vizioni rames eshte lindja e mesme.
Macroni nuk njeh shume gjera per Shqiperine,ndoshta vazhdon ta quaj nocion gjeografik sic jane shprehur shume nga vendet Europiane para 150-vjetesh.Ai po vazhdon te thote,kunder Shqiperise e shqiptareve ,ato qe thane pas kongresit te Berlinit e kudo me pas.Me sa duket Z.Macron nuk eshte pjese e kombit te kartes se te drejtave dhe lirive te njeriut.Franca gjithnje ka qene “dera e pasme” e Serbise.Shqipetar, e drejta fitohet me perpjekie dhe jo me quravitje.Europiane,cfardo qe te thone ne jemi,e nuk na bejne Macronet.
Kur janë shtetdashës dhe liridashës kaq të mëdhej,përse nuk e bëjnë shtetin e ëndrrave
por e vjedhin,zhvasin,korruptojnë,zaptojnë dhe vrasin për një vështrim ?
Pergjegjësinë për izolimin 50 vjeçar dhe diktaturën çnjerëzore e populli shqiptar
spiun vullnetar,pa pikë humaniteti dhe xhelat në thellësi të shpirtit,
dhe askush tjetër nga evropa e bota.
Dhi zgjebarake,dhe fodullë pashoq.
Alibia me qesharake per te argumentuar ne nje samit serioz per ceshtje kaq te rendesishme gjeopolitike,ne nje kohe kaq te trazuar qe eshte bota sot,e ben Macron-in nje nga “armiqte” kryesore te BE dhe te vet Frances.
Ai nuk po respekton as parardhesit e tij qe iniciuan kete projekt me gjermanet dhe qe e ngriten deri ketu ku eshte,duke fut “uje nen rrogoz” dhe vene ne pikpyetje vet vlerat e BE dhe besimin e institucioneve te saj.
Macron,ka argumentuar se ne jemi azilkerkues te medhenj “dhe se nuk e meritojme” hapjen e negociatave.
Kush ka nje minimum pjekurie politike dhe do t’a besonte kete “sallate ruse”!?
Por e zeme se per Macron emigrimi i shqiptareve drejtim Frances ,qenka problem per francezet dhe ai s’di si t’ja shpjegoje atyre se Shqiperia ndodhet ne Europe dhe qe ajo kerkon te hyje ne te ardhmen ne BE ,por per kete duhet fiirma e tij ( Macron) dhe kjo vetem per te biseduar nese ata,shqiptaret do t’i leme ne Europe ,apo ” do t’i zhdukim “nga harta politike e Europes.ti cojme andej nga Afrika apo Azia.
Jam i bindur se cdo francez,apo cdo njeri i drejte ne kete bote do te thoshte,apo do i pergjigjej z.Macron me nje pyetje: Pse ,Shqiperia eshte ne harten e Europes dhe nuk eshte pranuar ne BE..!?( sepse francezet jam i bindur nuk e dine ku bie Shqiperia dhe do habiteshin me Macron.Me kujton italianet e dikurshem te viteve 90′,qe me pyetnin ku bie Shqiperia) Atehere ky eshte shkaku i vertete pse shqiptaret ikin nga vendi i tyre,sepse kjo ikje eshte pasoje,shkaku qenkemi ne francezet,ju z.Macron,Europa e vlerave qe ka dy standarte dhe sa kohe do te jete keshtu aq kohe dhe ne qytetaret franez do te kemi kokcarje. Pranojeni Shqiperine pa kushte dhe gjithcka do ndryshoje per mire per BE ,per Europen dhe boten e vlerave,ndryshe gjithcka e sterzgjatur do te jene probleme per te gjithe.
Por edhe sikur ne te iknim te gjithe nga Shqiperia,qe ne fakt po ndodh,sepse jemi ne asimilim,pra po them se a nuk do te ishte ky ndoshta nje argument me shume qe te shpejtohej qe Shqiperia te pranohej ne BE,sepse shqiptareve do u kkthehej shpresa dhe bashke me te do te ktheheshin dhe ata qe kane ikur dhe mendojne akoma per te ikur,kur nga ana tjeter ne fakt behet fjale vetem celje negociatash dhe jo hyrje ne BE.
Cfar beri Franca ndaj Shqiperise e shqiptareve keto 30 vjet,pervecse ndejti ne nje ” llogore ” me serbet ,duke mos qene asnjehere e ndjeshme ndaj historise se shqiptareve,perkundrazi duke luajtur “nen rrogos” kunder saj.
Per fat te keq ,pas ikjs se Britanise nga BE dhe nje panorame dhe klime jo te favorshme sot ,ku terrorizmi dhe populizmi jane ne ekstaze,pozita e Macron duket e lekundur,aq sa te jep pershtypje se nuk eshte ne gjendje te perballoje kete presion ne rritje dhe se eshte Gjermania ajo qe po e mban prane nga frika e nje percarje,apo Frexit-i.
Ky pozicion “i te perkedhelurit” nga Gjermania e Merkel,Macron po kerkon t’a shfrytezoje duke luajtur me te gjitha kartat.
Ne radhe te pare Macron nuk e duron protagonizmin gjerman dhe supremacine e saj ekonomike dhe si karrierist qe eshte,tani qe doli dhe Britania don me shume protagonizem dhe qendrimi “i te perkedhelurit”,apo shqip i “k…es”,i pershtatet mire dhe e ben ate te plotesoje me se miri “kapriciot e teket e veta”,duke luajtur ne fakt ne dem te BE dhe Gjermanise ,por qe do te demtoje rrjedhimisht BE dhe vet Francen,duke e futur BE ne nje udhekryq te rrezikshem.
Veto e Macron,eshte nje ogur i keq per projektin e BE,sepse ajo tashme duket e percare dhe ka bere qe te zhgenjeje shqiptaret dhe vrare shpresat e saj.
Shqiperia ka qene dhe eshte gjeografikisht ne Europe,por politikane te tipit Macron i kane bere dem gjithmon Ballkanit,Shqiperise e shqiptareve,duke i mbajtur gjithmone te izoluar larg saj dhe shqiptaret pa shtetin e deshiruar te vlerave europiane,nje sllogan qe vazhdon te na mbaje gjalle shpresen.
Sigurisht ne duhet te ndertojme nje BE brenda ne Shqiperi dhe kete kerkojme t’a themi me force per te bindur vehten ,se duhet te bejme shtet e kete e ate,por duke qene nje vend i vogel sakohe qe ne krah nuk do te jete i percaktuar qarte se kush eshte partneri kryesor,aq me teper qe kemi 30 vjet qe kemi zgjedhur BE ,veshtirsite e te berit shtet do te vazhdojne dhe rruga e shqiptareve per demokraci e shtetberje do te jete e gjate.