Çfarë fshihet pas tërheqjes së opozitës për revolucion dhe qeveri teknike

16 Tetor 2019, 16:46Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës nuk e ka të vështirë të dallojë një ndryshim jo të pa rëndësishëm. Në periudhën e para 30 qershorit, ose më mirë të themi, në kohën kur ende nuk kishte vdekur opsioni i përballjes flakë për flakë dhe dhëmbë për dhëmbë, slogani i saj ishte: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”.

Po të vërehet sot, të dyja këto kushte të panegociueshme kanë rënë. Askush nuk e përmend më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike, tranzitore apo ekspertësh, që do të qëndronte një periudhë relativisht të gjatë dhe do të përgatiste disa standarde, jo vetëm për zgjedhje të ndershme, por edhe për një shoqëri më të ekuilibruar, për kontroll më të madh pushtetesh, për një sistem të ndryshëm zgjedhor dhe për korrigjime të nevojshme kushtetuese.

Bashkë me protestat, molotovët, njollat e zeza mbi dritaren e Ramës ka rënë edhe mbrojtja e këtyre parimeve. Tani slogani i ri i opozitës është: “Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme”.

Por, ky ndryshim kursi i artikuluar nga disa prej udhëheqësve kryesor të saj ka disa probleme serioze.  Dhe ato nuk qëndrojnë vetëm në faktin se ikja e Ramës nuk përbën më një kusht të panegociueshëm. Kjo tërheqje që edhe e vetme do të mjaftonte për të dekurajuar militantët e PD dhe LSI, është e keqja më e vogël. Sepse ajo pasohet automatikisht nga një tjetër: Duke u përballur në zgjedhjet e parakohshme që i sheh si “zgjidhjen e vetme” me Ramën kryeministër, opozita do të përballet njëkohësisht me falangat e banditëve të tij, me grabitësit e votave, me pushtetin e oligarkëve që rrjepin prej shtatë vitesh buxhetin e shtetit, me armiqësinë e mediave të mëdha që janë shndërruar në autoporlantë të qeverisë.

Kështu mposhtja e Ramës bëhet një mision pothuajse i pamundur edhe sikur 100 palë zgjedhje të parakohshme të organizojë ai vetë.

Por edhe sikur të imagjinosh që kjo mrekulli ndodh, pra që pesha e skandaleve, korruptimi deri në palcë, dështimi me negociatat, zbrazja e buxhetit ,ta shkërmoqin këtë pushtet autoritar, ky do të qe një rotacion që nuk do ti duhej askujt.

Pra nëse në një situatë hipotetike, me zgjedhje të parakohshme, do kishim një rokadë të Lulit me Edin, ku lideri i ri, kushdo që të ishte, do të kishte në dorë të bënte sërish natën e fundit, listat personale të deputetëve, pastaj të zgjidhte pa pyetur askënd ish mantenutat e tij për ministre, pastaj të ruante privilegjin kushtetues të pothuajse pa rrëzueshmërisë nga Kuvendi, pastaj ta kapte pushtetin deri në atë pikë sa të ndikonte mbi prokurorinë dhe gjykatat e reformës së re në drejtësi, ky lloj rrotacioni nuk i duhej askujt. Sepse ai nuk do të pillte asnjë farë ndryshimi.

Kur nën ethet e revolucionit, nën efektin e molotovëve dhe protestave të vazhdueshme, opozita propozonte një qeveri tranzitore, me ca objektiva për të shtruar shtratin e transformimit të shoqërisë, ajo afroi me shpresë rreth vetes edhe njerëz dhe individualitete përtej elektoratit të saj të zakonshëm. Dhe ata u joshën jo ngaqë donin Bashën, Kryemadhin apo Berishën, por sepse i grishte sfida e një ndryshimi sado të vogël. Dhe kjo shtresë që përbën tharmin e pjesë gri të elektoratit, ka herë pas here forcën për të ndryshuar ekuilibret në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duke u sjell si tani, duke harruar gjithçka përpos zgjedhjeve të shpejta, opozita rrezikon të humbë shumë. Ajo riskon njekohësisht të dekurajojë edhe militantët e saj radikalë që nuk e honepsin dot kryeministrin aktual edhe atë pjesë jashtë saj që e afroi me premtimin e një ndryshimi cilësor.

Prandaj, sa nuk është vonë, nëse nuk ka më këllqe të organizojë protesta dhe të ndezë zjarr, opozita duhet ti kthehet së paku ideve që i mbajtën ndezur të parat. Përndryshe, duke besuar tek marrëveshjet e fshehta dhe zgjedhjet e parakohshme që mund t’ia zgjasin si cohën e kuqe një demi budalla, ajo nuk do të prodhojë dot rezultat tjetër, përpos atij që mori në qershorin e 2017-ës.

15 komente në “Çfarë fshihet pas tërheqjes së opozitës për revolucion dhe qeveri teknike”

  1. Kalaja says:

    Lulzimja ndoqi keshillen tende per djegien e mandateve dhe te Shqiperise,por sic e shikon ti o anal list pervecse fitoi zgjedhjet 85 % tani po shkon drejt fitoreve te rehash.Skuth do ngelesh dhe b.. lepires gjithmone.

    1. Iliri says:

      Bushati nuk eshte anal iste! Eshte nje maskara kastravev bushat-kapo! ‘njohes’ i poshtersive-revolucione ,tru shperlare i rrjellur e pjrdhur ,i deshtuar zvarranike …te pakten te’fitoj supen e dityes’! sado vone , opozita..pas ….muajsh a vitesh(votuesit e dine) ata do fitojne. mirpo ky legen i duket shume vone se e do ‘supen me yndyre’ …Po ik o pirdhu o magjare me samare!!!!!

  2. Me aresye says:

    Ore ndyresire e bllokut! Ministeret shqiptare nuk jane mantenuta!
    Perkundrazi koha po tregon qe ti je nje njeri i vogel dhe pa moral!
    Ministre gra shqiptare bejeni nje pasi ketij plehre se ka kohe qe vjen era qelbesire!

  3. qazim says:

    Je analisti me perrallaxhi o nipce,nuk e di se sa seriozisht i ke keto qe thua.Uroj qe e ardhmja te te beje me te kthjellet nga mendja.

    1. Asd says:

      Mendimet e Bushatit si vizatimet e Rames.

  4. Tani says:

    Ik o Bushat se na kini hapur barkun me keto idiotsirat tuaja

  5. eli-tiv says:

    ..qetesou bushat…nuk ka zgjedhje te parakohshme..

  6. OPEN ENI VASILI says:

    Andi Bushati nje bythlepires i Lulit

  7. eh, ç'tu theme says:

    çfare analize ben nje cope idiot qe e heq veten per gazetar! E ka maçin ne bark sa eshte vete dhe nejrez te tille jo vetem nuk i duhen shoqerise se e infektojne rende, por nuk i duhen as dreqit qe ndonjehere edhe terhiqet ne folen e tij per tu rikthyer. Ky eshte vertete pjese e nje kazani te bakerrezuar qe te ze veremi po te rrishe prane tij dhe virusi mund te kap dhe gazetat ku ky monster i quajtur Bushat qe nuk i vlen askujt.

  8. 19 says:

    Kte kurven e vogel me goje te madhe une nuk e lexoj fare .por lexoj komentet gjithmone dhe si ska turp qe shkruan akoma .

  9. luani says:

    O Bushati , ti je nje idjot me xhufke , lexo pak artikujt tuaj dhe bisedat tuaja ne studjot televizive çfare ke thene sot nuk ke thene neser . Plus budallekun e vet qe ka Luli edhe ju gazetare dhe opinonista te ” zote ” qe jeni e keni bere Lulin nje cop mish me dy sy . Luli nga nje ane injorancen e ndjenjen e frikes qe e karakterizojne ka presionin e Berishes qe duhet te beje çfare thot ai se per ndryshe ……. , nga ana tjeter ju medjat idjote dhe interresaxhije prane Lulit , e keni çorjentuar se ti i thonje ndrysh Lesi ndrysh , Zhej ndrysh ,Fevziu ndrysh , etj . dhe e bete ma budall se eshte .

    1. Po po says:

      Doli prape ne skene ky palaçoja

  10. Zengjeli nga Vëndresha e Pare. says:

    Ju jeni edukuar qysh në djep me ndjenja revolucionare, shoku Bushati, ndaj e keni të vështirë të gjykoni në mënyrë të qetë dhe të arsyeshme. Sepse, po të gjykonit qetë, ju duhet ta kuptonit, që pushtetit PD-ja ju largua shumë me qëndrimet e skajshme revolucionare që stimuloheshin në radhë të parë nga drejtuesit e saj, por dhe nga ju analistët me bindje revolucionare. Tani ju bëni fjalë për mënyrën dhe rrugët që PD të vijë në pushtet. Por gaboni rëndë. Ju duhet ta ndihmoni PD të ecë në udhë të drejtë. Dhe puna e parë që ajo duhet të bëjë është të rikthehet dhe hyjë së sistem. Pra, të thotë njëherë një, pastaj dy, dmth, të mos djeg etapat. Dhe rruga e vetme për ta bërë këtë sa më shpejt janë zgjedhjet e parakohëshme. Për detyrë ajo ka të përshpejtojë këtë proçes, por jo me mjete revolucionare, të cilat janë provuar katërcipërisht, që janë të paefekshtme në kushtet e demokracisë dhe nuk të çojnë asgjëkundi.

  11. Alumi says:

    Une propozoj te ja dhurojme pushtetin Lulzim Pederastit, Grida Sumes, Flamurit Pabishtit, Salih Karaxhicit, etj, etj., pasi nuk kane vrare dhe vjedhur mjaft. Si mendon ti Andi Anal-isti? Nipi i Hysni Kapos.

  12. fahriu says:

    PO SA LEGEN BURRE,(BURRE LESHI),PASKE QENE,PO JU HOQI BREKET RAMA DHE JU DISKRETITOI TE GJITHE SEREN TUAJ DHE KUJTONI SE FRYMZONI KEN ME CFARE SHKRUANI DHE ME CFARE THONI,AI TALL KO.. ME JU,MOR TE MENDEROSUR,PO KUR E BENI GJENDJEN ALARMANTE NE QEVERISJE KU KUJTONI SE KY POPULL NUK I NJEH KETA QE PRETENDOJNE TE MARRIN QEVERISJE,PO DHE TI ME SHOKE,SI BYTH-LEPIRSA PROFESIONISTE QE JENI,JU JENI TURPI I KETIJ VENDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje