Nga Shpëtim Nazarko
Shikoni – tha me qetësi, një nga patriotët më të kulluar të Shqipërisë, Mitrush Kuteli, në diskutimet që po bëheshin me Jugosllavinë e Titos, pas pak luftës.
Nëse ne do të barazojmë lekun me dinarin dhe do të njësojmë doganat me Jugosllavinë, atëherë kjo do të ishte një pushtim i hapur i Shqipërisë.
Patriot i kulluar dhe ekonomist i dorës së parë, Kuteli, përfundoi në burg, pasi këto fjalë vajtën lart…
Panariti, nuk është Kutel në profesion, po besoj se shqetësimet e tij ngritur sot, në një nga të përditshmet, imponojnë Ramën për një dalje të hapur dhe të qartë para publikut, për të sqaruar si e kupton ai dhe si duhet ta kuptojmë ne, “Shengenin ballkanik”.
Në këtë histori, nuk është vetëm Panariti, që foli. Së fundmi, shumë gazeta serbe propagandojnë, se po rivitalizohet ideja e vjetër e Jugosllavisë së madhe. Natyrisht që edhe këto do t’i dëgjojmë, a t’i lexojmë. Ballkani, siç thoshte një nga më të mëdhenjtë e kësaj bote, prodhon më shumë histori se konsumon…
Në një kuptim të drejpërdrejtë, nëse i referohemi vetëm termit “Shengen”, ndoshta nuk ka asnjë arsye të shqetësohemi. Ky fshat, a lokalitet i vogël në afërsi të kufirit Luksemburg-Francë, në realitetin tonë të përditshëm shqiptar, është i lidhur vetëm me procesin e dhënies së vizave.
Nëse ideja e Ramës, përfshin vetëm këtë gjë apo procese, pak a shumë të lidhura me lirinë e lëvizjes së mallrave, pa ato pengesat e tmerrshme nëpër dogana, kjo do të ishte e mirë për Shqipërinë dhe veçanërisht, për Kosovën.
Po nëse puna shkon afërsisht tek ajo që citova pak më lart, për Mitrush Kutelin, atëherë, Panariti ka shumë të drejtë dhe duhet të mprehim veshët mirë…
Është e natyrshme që Serbia, bile dhe Maqedonia, janë shumë më sipër nesh në të gjitha fushat, përfshi dhe atë të ekonomisë. Dhe sipas ligjeve të natyrës, që janë më të qarta se ato shoqërore, nivelet energjitikë vijnë e zbresin poshtë. E anasjellta, nuk është e vërtetë. Ndërtimi i Rrugës së Kombit, ishte një shembull i mirë, për të ilustruar këtë gjë. Në tregun tone, hyn me shumicë e lehtësi, jo vetëm gruri i kualitetit më të keq serb, po dhe një sasi mallrash të tjera. Ishin serbët më shumë dhe ne shumë më pak, që e shfrytëzuam këtë rrugë.
E njëjta histroi ndodh edhe me Maqedoninë. Subvencionuese disa herë më shumë se Shqipëria, në fushën e bujqësisë, ajo nxjerr shpesh jashtë loje, tregun shqiptar. Për të kuptuar këtë paradoks në pamje të parë, mjafton të shohësh Pogradec e tutje, der’ në Korçë, ku shpesh hahen mollë maqedonase e jo tonat. Nga sa më sipër, besoj se është vërtet, një detyrë e Ramës, të informojë publikun…
Përpos Kutelit, ai që do të kisha qejf të respektonim më shumë, do të ishte kolosi tjetër i Shqipërisë, Arbër Xhaferi. Ideja e këtij filozofi të lindur, ishte sa nacionaliste në pamje, aq ekonomike në thelb. E akoma më shumë, e lidhur me Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë. Arbër Xhaferi, fliste për idenë e një ‘Komunuelthi shqiptar”. Vdekja e parakohshme dhe jeta e mundimshme më pare, për shkak të sëmundjes, nuk e la t’i thellonte idetë e tij, që do t’i quaja për mendjen time, më shumë se brilante…
Si e kuptoj unë, në praktikë, Arbër Xhaferin?
Shqiparët e Shqipërisë, të Maqedonisë dhe Kosovës, do të hynin në Evropë, së pari nëpërmjet Korridorit të 8-të. Kam shkruar shpesh, se kjo rrugë, është e lidhur me Portin e Vlorës. Kjo strategji do të binte së pari, vetë Maqedoninë dhe pastaj, shumicën e vendeve të Ballkanit, madje dhe Greqinë e Veriut, drejt Portit të saj. Do t’i vendoste Shqipërisë, nëpërmjet Korridorit të 8-të edhe “Rripin e pantallonave”, së dyti. Një rrip, mungesa e të cilit, e ka shndërruar një nga qytetet e saj, në zemër të Shqipërisë, Elbasanin, në një geto të stërmadhe… Dhe nëse qendra e saj është e dobët, anët bëhen akoma më keq…
Hapja e këtij korridori, që për Shqipërinë mbaron në Qafë-Thanë, e shpie atë, drejt Shkupit dhe jo Nishit. E nga Shkupi, mund të shkojë drejt Turqisë dhe Lindjes, apo Rrugës së Mëndafshit, drejt Evropës qendrore, apo të transferojë mallrat e ardhura nga bota edhe drejt Rusisë, nëpërmjet Ukrahinës, po të doni.
Një veprim i tillë, do ta nxirrte Shqipërinë nga pozicioni i “zorrës qorre” në Ballkan dhe do t’i pakësonte, jo vetëm rreziqet nga fqinjët, në një tregti të pabarabartë që zhvillohet sot e kësaj dite. Do t’i jepte, bashkë me shqiptarët e saj, ata të Maqedonisë dhe të Kosovës, pozicionin e Zonjës së Rëndë, në Ballkan.
Ndryshe edhe sikur Shengeni ballkanik, të ishte i lidhur vetëm me lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave nëpër doganat, prapë nuk do të fitonin më shumë sesa nevojitet. Liria, qoftë edhe e lëvizjes nga hallexhinjtë, nuk shfrytëzohet aq sa nga ata që kanë përse ta shfrytëzojnë atë…
Arbër Xhaferi i kishte idetë më të qarta dhe siç thashë, i zhvilloi aq sa mundi, në jetën e tij të shkurtër, por të ndritur. Duke e mbyllur këtë shënim të shkurtër, mund të them:
Kryeministër, është më mirë, ndoshta, të vemë e të takojmë Arbër Xhaferin, në Qafë-Thanë e prej andej, të shikojmë Shqipërinë. Besoj, se do na dalë më për hajër të dëgjojmë atë, për idenë e Komunuelthit, se atë të Shengenit ballkanik.
Ndryshe, pavarësisht qëllimeve të mira edhe ne, do të biem në atë grackën e përjetshme që më kujton shprehjen njohur të tregtarëve…
“Në të gjitha rastet, lojën e fiton i Zoti i dyqanit!”
Ju qani se nuk konkurroni dot Maqedonine ,nje shtet i perbere nga etni te ndryshme dhe shume probleme.Merni nje gur .vareni ne qafe dhe mbytuni ne det ose hidhuni nga shkembi(cilen te kini me afer si dembele qe jeni).DISFATISTE.
Duke e gjetur te drejte konstatimin tend do te doja te shtoja, po Rama ka ndonje faj per kete? Apo ai si gjithmone nuk di gje?
Po ku merr vesh rama nga ekonomia o z. Nazarko. Jepi laps me ngjyra te pikturoje murin deri aty di ai.
Kesaj shtoji dhe hajdutllekun qe e ka ne ADN, perzieje dhe me ate palaço qeveri/keshilltare qe ka dhe del e qarte se si kemi per ta ngrene sa krahu nga kjo ideja e shengenit te leshit.
Rama ne terezi do e kete, leket e veta ka per ti marre nga kjo pune, ne do hame mbeturinat e skaduara serbe!
undefined
undefined
Zoti Nazarko
totalisht dakord me ju lidhur me K8 por me nje ndryshim se K8 fillon ne Durres i dashur dhe jo ne Vlore.
Ju ftoj te informoheni me shume lidhur me K8 dhe ju sjell ne vemendjes se USA ka qene dhe vazhdon te mebtet konstante ne zhvillimin e K8.
Shqiperia sot eshte nje apendiks dhe kjo tashme pas nje analize te thjeshte del ne sabotimin qe kane bere kyreminitrsat “PATRIOTE” te pluralizmit shqiptar.
Kjo teme kerkoj nje diskutim teknik qe i shkon per shtat pozicionit tone gjeostartegjik.
K8 lidhe Adriatikun me Detin e Zi (Burgas & Vartna). Me tej shko ne rrugen e mendafshit apo anasjelltas kjo eshte ceshtje teknike.
Pra:
K8 lidh Europen perendimore (prodhuesit apo tregjet e shitjeve) me euroazine (furnitoret me lende te para).
Shtojce.
Porti i Durresit nuk eshte krijuar ne shekullin qe sapo lame, pooor shume kohe ne lashtesi. Po Vlora kur daton si port.??
Jane marre shume me portet Shqiptare, me italjane, Gjermane, Ruse, Kineze Hollandeze e Daneze etj etj. Durresi nga te gjithe eshte vleresuar si porti kryesor i Shqiperise ndersa Vlora, Saranda e Shengjini jane porte te brendeshme o miq.
shpresoj shume qe ju Z. Nazarko te lexoni keto par rreshta te komentit tim. Jam ne mebshtetje tuajen per K8
Nese do arrijme te kontaktojme bashke besoj se do ngrihemi te kenaqur nga tryeza teknike (jo nga kafja)
Mik, te falenderoj per komentin. Per Portin e Vlores po te them se daton qe nga koha e Strabonit qe e quante Portin me te madh te Lashtesise. Durresi eshte port me kapacitet te vogla qe edhe kur thellohet nuk lejon tonazhe mbi 15 000 ton. Megjithse nuk i realizon qellimet ai nuk perjashtohet nga ideja . Sepse rruga e vjeter romake qe lidhte dy perandorite Lindje-Perendim i lidhte degezimet e saj nga Durresi dhe Vlora diku rreth Elbasanit, nese nuk gaboj.. Ne kohen e Romes Durresi mund te ishte me i privilegjuar sepse nuk kishte mallra aq te renda sa sot etj etj. Po Vlora eshte me kapacitete shume here me te medha. Gjithsesi te falenderoj per komentin
Ja the mo ja the –PO KUJT JA THE! Rama eshte ANALFABET ne ekonomi dhe AXHAMI ne politike. Zoti na ruajte nga piktoret e mjeket k.r /ministra.
Leku me dinarin Serb jane pothuajse njelloj ,me ate maqedonas,10 dinar 19.6 lek !
Ne Europen e deshiruar kufijet do jene te hapur,pa divane.
Mollet maqedonse nuk I blejne me,fshatari hoqi dore nga koncepti I bllokimit te doganave ,uli cmimin ne 3kg- 100 lek,duke e konkuruar mollen maqedonse .
Kuteli ishte coban Rumanie,vizioni I tij sot nuk I duhet kujt .
Respekte
edi is the guy plus qe ka shok macron keshtu qe ju apo ne te tjeret nuk marrim vesh nga keto gjera sidomos politika apo piktura
Pashtrik! Te falenderoj per komentin ! Ne lidhje me portet. Durresi potencialisht eshte port me i vogel se i Vlores. Edhe kur thellohet ai nuk mban me shume se 15 000 ton. Anijet mbi kete tonazh duhet te shgarkohen e te ndahen ne pjese me te vogla ca me tutje. Vlora daton si port qe ne lashtesi dhe Straboni e quante ate Portin me te madh ne antikitet. Romaket shfrytezuan Durresin ndoshta me shume, por atehere nuk kishte trasporte te ketij rendi si sot. Kjo nuk do te thote qe edhe Durresi i te mos jete port. Rruga qe lidhte dy perandorite romake Lindje-Perendim kalonte ne te dy keta porte dhe kryqezohej diku nese nuk gaboj diku afer Elbasanit. Amerikanet kane bere vizibilitetin e porteve pas inisiatives Klinton rreth viteve 2000 dhe Durresin e nxorren mire ndoshta te dytin ne gjithe portet e Ballkanit, por kjo nuk do te thote se ai eshte me i rendesishem se i Vlores. Gjithsesi te falenderoj per komentin mik!
Te takosh Arbrin duhet pune.. kjo tjetra behet me nje firme, duket dhe bukur
KAME VETEM NJE PYETJE PER zotinNAZARKO . SA VONOHEN NJERZI SHQIPTARE NE DOGANA ,KURE KALONE NGA KROACIJA,SLLOVENIJA,JUGOSLLAVIJA,DHE MALI I ZI??????LERE PASTAJ KAMIONET TE NGARKUAR ME VAJE ULLIRI PER TA CUAR DREJTE VENDEVE EUROPIANE. NE PERFITOJME SEPSE DO ZBETOHET MARDHENIE RECIPROKE ME NJE EKONOMI TE LIRE.NE QOFTE SE NE TOKEN SHQIPTARE NUKE DO TE PRODHIHET GJE ,ATHERE KETU NUKE TA KA FAJIN SHTETET FQINJE ,PORE NJERZIT QE NUKE PUNOJNE.GREKU DHE MAQEDONIA E VERIUT I KANE PLANTACIONET E MBJELLA ME MOLLE E RRUSHE ,KURSE NE E KEMI NDARE TOKEN NE RRIPA TE NGUSHTE VETEM PER TE PRODHUAR PER FAMILJARET.HIDHI NJE VESHTRIM ANDEJE NGA MALIQI KU PRODHOHEJ PANXHARI ,LUSHNJA PO MERET VETEM ME PESHKE,TOKA ESHTE KTHYER NE KENETE.JUBA E DURRSIT ,APO FERMAT E GJERGJE DIMITROV NE TIRANE ,JANE KTHYER NE MOCALE.CFARE PRET TI TE PUNOJNE FQINJET DHE TE HAME NE SHQIPOT SE JEMI RRACE E ZGJUAR? KU 2 SHQIPTARE DUAN NJE PARTI.
…Nazarko, je origjinal dhe i paperseritshem, por sot ia ke futur kot ne kete analize. Enveri pra e ka patur mire.
Se kjo eshte nje analize enveriste, se sot eshte dhe 16 tetori. Mire ben qe e kujton se ai ka bere me shume se cdo njeri tjeter deri tani per Shqiperine.
.. duke e lidhur kete edhe me qendrimet e Frances per negociatat, Enveri del me i paperseriteshmi se e ka njohur mire psikologjine e kurves plake.
per te komentuar shengenin ballkanik duhen shifra e argumenta konkrete,jo cka thene ai,apo cthone ata,ne nje artikull te diteve me pare lexuam te tjera argumenta ku vendi yne kishte perparesi ne treg dhe ne mundesite qe kemi, por konkretisht argumenti i molles nuk qendron fare,duke qene person ne djeni te plote te ketij malli ju siguroj se u bene vite tashme qe Shqiperia, konkretisht rajoni i Korces eshte shume perpara nga Maqedonia ,konkretisht rajoni i Resnjes per prodhimin e molles , sidomos dy vitet e fundit mollet ne Korce po arrijne sasi te medha prodhimi qe eshte bere problem serioz dhe shitja e tyre dhe per importe nga Maqedonia as behet fjale, perkundrazi ky “shengeni ” mendoj se mund te bente pune per te eksportuar kete produkt ne keto vende.