Nobeli një ithtari të Millosheviçit, njollë për Akademinë suedeze

12 Tetor 2019, 09:19Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Ngjarja e ditës për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët ka qenë çmimi Nobel për letërsinë, kjo sepse e mori një shkrimtar austriak me emrin Peter Handke.

Ka provokuar reagime ndarja e çmimeve Nobel këtë vit sepse personazhi në fjalë ka qenë një personazh dhe është akoma le të themi i çuditshëm për disa qëndrime që ka mbajtur. Siç është në vitet ’90 gjatë kohës që në Ballkan u bënë luftërat e famshme.

Ndryshe nga shumë kolegë të tij atë kohë u vu në mbrojtje të Millosheviçit. Në përgjithësi ai mbante anën e serbëve. Ai mendonte se serbët ishin viktima në atë rrethanë dhe serbët ishin mbrojtës të asaj që Peter Handke e kishte patur shumë xhan, Jugosllavisë. Kjo ishte arsyeja të paktën, kjo është arsyeja që ai paraqet dhe që shpjegon qendrimet që ai ka mbajtur.

Në fakt qysh atëherë ka pasur shumë kritika ndaj tij. Suzan Suntag e hoqi nga lista e miqve të vet. Salman Rushdi e konsideroi një idiot, madje një gomar.

Në fakt nuk është intelektuali i parë publik që mban qëndrime të tilla ose që afirmon një lloj simpatie për diktatorët dhe diktaturat.

Për shkrimtarët është pothuajse e zakonshme të shprehin simpatitë e tyre për diktaturat. Në shekullin e 20 kjo ka qenë një gjë e zakonshme. Ka pasur të tjerë. Xorxh Bernard Shou ishte i marrosur pas Stalinit, madje justifikon edhe krimet e mëdha që ai kreu.

Kemi pastaj Zhan Pol Sartrë, një nga intelektualët më të mëdhenj të shekullit 20, i cili fillimisht ishte i dashuruar me Stalinin, më pas u bind që Stalini ishte mbrapsht dhe a thua se donte të bindte veten se ky, Zhan Pol Sartrë ishte admirues serial u marros pas Maos dhe më pas shkoi të takojë Fidel Kastron në Kubë.

Për Çe Gevarën tha se është një nga qeniet humane më të kompletuara të epkës së sotme.  Të gjithë këta e kanë një alibi.

Alibia mund të jetë naiviteti i tyre, padjallëzia, mund të jetë konteksti në të cilën ata kanë jetuar. Ndërsa Peter Handke nuk ka alibi se ajo që bëri Millosheviçi ishte e bërë live përpara syve të gjithë botës.

Ka qenë një spektakël i dhunës në Ballkan i dirigjuar dhe i orkestruar nga një që quhet Sllobodan Millosheviç dhe Peter Handke i shkoi dhe në varrim ku mbajti një fjalim, një gjë mizerabël.

Akademia suedeze i dha çmimin e Nobelit. Sipas meje ka bërë një gafë fatale. Unë nuk e kam lexuar, por nuk e vënë në dyshim atë se akademia suedeze ka një standard të caktuar, por për mua akademia sedeze e Nbelit ka bërë një gabim sepse e parë me sytë e një ballkanasi siç jam unë në këtë moment, teksa shoqëria serbe po përpiqej që të detoksikohej, po përpiqej që të kryente procesin e demilloshevicizimit të vet dhe ishte një proces që po ecte ngadalë, por po ecte, Nobeli që iu dha Peter Handke, mund të përcjellë mesazhin te serbët që ju po bëni atë që bëni, por Nobeli që iu dha Peter Handkenit mund të përcjellë mesazhin tek serbët që ju po bëni atë që po bëni, por figura e Milloshevicit ashtu sikurse dhe figura e atyre njerëzve që Millosheviçin e kanë pasur xhan dhe çmojnë është një gjë që ta paktën mund të vihet në diskutim kështu që mund të filloni dhe ju ta vini në diskutim. Kjo është një gjë fatalisht e gabuar. Për mua akademisë Suedeze ka për t’i mbetur kjo njollë sa të jetë gjallë vetë çmimi Nobel.

4 komente në “Nobeli një ithtari të Millosheviçit, njollë për Akademinë suedeze”

  1. Baliu says:

    Ne Austri mbas vitit 2000 qarkullonte me admirim thenja se: artisti duhet te provokoj dhe shokoj. Tash po thuhet se Handke gjoja e ndjente veten te harruar, dhe nga kjo nevoje ai ishte fiksuar mbas Millosheviqit. Kjo eshte deri diku e kuptueshme, por pse akademia suedeze duhet ta vleresoj me qmimin nobel nje shkrimtar te tille te deshpruar. Kjo tregon se edhe akademia suedeze eshte ne gjendje te deshpruar, jo pse eshte e harruar, por pse e mundojne perverzione te erreta.

  2. @autori says:

    “Rigoni nuk mund te behet lis” thote nje fjale e urte popullore, ndersa Muci kerkon te beje gjykatesin suprem te vlerave boterore dhe artistike. Po te lexosh monografine e Nolit per Bethovenin, ne pjesen e pare “Bethoveni njeri” ndjen nje neveri per kompozitorin, ndersa ne pjesen e dyte “Bethoveni artist” shpaloset gjenialiteti i artistit te madh. Pa dashur te sjell paralele me shkrimtarin austriak, sepse edhe une sikurse Muci nuk e kam lexuar, gjithashtu sikurse Muci, do te me pelqente qe Nobelin ta fitonte Kadareja, por te deklarosh se Akademia suedeze ka bere nje gafe fatale apo nje turp te madh, sikurse bejne sikur “fluturojne pa krahe” (alias me pras ne bythe) shume gjitholloge te Shqiperise, duhet te kesh guximin e marre dhe te verber por edhe mendjemadhesi si Mustafa Nano, Edi Rama, etj. Cfare koqe medhej paskemi patur..

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Heu burra! ! Muçi qenka bërë patriot! ..
    që kur ke filluar të ‘fiqirosesh’ për shqipërinë mër muç? mos vallë ta prenë rrogën sërbët?

  4. Tepelena says:

    Jetojme ne kohe qe nuk mundet te filtrojme me fjali apo shume teori gjendjen e transformimit te oportunizmit mendor qe e karakterizon sot boten. Ne Evrope mbas luftes se dyte boterore dhe duke filluar qe nga viti 1989 mbas shembjes se murit ne Berlin mentaliteti Evropean filloi te ndryshoj mendimet dhe vendet e dala prej ketij sistemi mbeten te shkaterruara dhe ne asfiksi nga regjimet e njejta por te moderuara. Edhe vete kisha eshte e pafuqishme te ndikoje ne mentalitetin e ndryshimeve te mendjeve njerzore por pranon disfatat e njerzimit si psh martesen midis hermafroditeve. Bota sot orientohet nga interesat kapitaliste dhe egersia e kapitalizmit e ka rikthyer mentalitetin e njeriut ne kultin e individit raca e njeriut eshte pika e pare e optikes boterore racizmi sot eshte ne moden me te preferueshme se eleminohet nje popull i tere nuk ka rendesi rendesi ka manipulimi i doktrinave te psikopateve te sotshem . A nuk u clirua Siria nga ndihma e Kurdeve sot Amerika i dha driten Sulltanit mesjetar per te zgjeruar kufijte dhe asnjenjeriut nuk i intereson frika e Evropes. Sot eshte terrorizmi me i frikshem se gjenocidi si ngjarja ne Siri ku grate qe kane shpetuar nga kampet e sirise mund te kthehen ne kamikaz , sesa nga ngjarjet e e sotshme krimet njerzore te planifikuara nen tryeze , jetojme ne kohen e manipulimeve ideoligjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje