Në nëntor Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të rikthehet në shtëpinë e saj në Tiranë, për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Pas sheshit “Skënderbej”, Bulevardit të Ri e Pazarit të Ri, një tjetër xhevahir i është shtuar kryeqytetit, stadiumi “Arena Kombëtare”, i cili do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e Kombëtares, por edhe si një qendër e re graviteti social për Tiranën me shumë shërbime dhe argëtim gjatë gjithë javës për qytetarët. Punimet e fundit që gjithçka të jetë gati u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit.
Kryebashkiaku Veliaj tha se ky stadium është një bizhu për Tiranën dhe Shqipërinë. “Kombëtarja ka shëtitur në disa qytete, ka qenë diçka shumë e mirë sepse ka inkurajuar shpirtin e futbollit edhe në qytetet e tjera, ama shtëpia e vërtetë është Tirana. Por, stadiumi i ri është një bizhu; arkitektët, kolegët e federatës, kolegët ndërtues dhe konstruktorë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.
Veliaj theksoi se ndërtimi i këtij stadiumi modern është prova më e mirë se pavarësisht zërave kritikë dhe skeptikë, me punë dhe vullnet mund të bëhen gjëra të mrekullueshme në Tiranë. “Për të gjithë ata që thonë: Jo more, ne shqiptarët nuk bëhemi, nuk jemi të aftë të realizojmë – ja, kjo është prova! Kur ne bëhemi bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që kjo bizhu t’i vijë Tiranës, por edhe për ata që kanë qenë cinikë edhe skeptikë në fillim. Çfarë ishte për të ruajtur fasada e vjetër e stadiumit, është ruajtur. Por, ama, çfarë ishte kalbur dhe duhej bërë nga e para, është bërë nga e para. Për këdo që më përpara kritikonte Edi Ramën, duke qenë cinik, dyshues, skeptik dhe thoshte se gjëra të tilla nuk bëhen në Tiranë, kjo është prova kokëfortë se në Tiranë mund të bëhen gjëra të mrekullueshme”, tha ai.
Kryebashkiaku garantoi qytetarët se sikurse u punua me standarde të larta për stadiumin e kombëtares, edhe Teatri i ri Kombëtar apo Kopshtiu Botanik do të jenë bizhutë e reja të kryeqytetit. “Për ata që gjithashtu kanë dyshime për Teatrin Kombëtar apo për Kopshtin Botanik, ato do të jenë bizhutë e tjera të Tiranës. Kjo është një pikë graviteti jo vetëm për të luajtur futboll, por edhe për kulinarinë, turizmin, për hotelin fantastik, elegant. Unë e di se çdo projekt ka kritikat e veta, ka debat, por ama tërmeti na tregoi se nuk e kishin problemin kullat. Kullat, në fakt, me këto strukturat moderne, rezistuan pa një ciflosje. Janë ndërtimet e vjetra ato që nuk durojnë, ato prej qerpiçi, në pjesën më të madhe të bëra pa leje, ato ka nevojë të ndryshojë Shqipëria. Pavarësisht se ishim që nga dita e parë kritikë, ose përqafues të këtij projekti, të gjithë në unison mund të themi një bravo. Na duhet të kapim ritmin e Tiranës për shumë projekte të tjera që na presin, duke filluar nga Teatri Kombëtar, nga Kopshti Botanik e shumë ndryshime”, deklaroi Veliaj.
Projekti i radhës, i cili pritet të nisë shumë shpejt, është ai i transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit. “Projekti ynë i radhës do të jetë Piramida e Tiranës, një bizhu në një zonë tjetër. Sikur çdo kuadrat i Tiranës të ketë një ndërtim të tillë, kaq cilësor, i jep jetë dhe i shton vlerë të gjithë asaj zone. Nuk është vetëm stadiumi, çdo pallati rreth e rrotull, do t’i rritet vlera, do referohet si një vend afër stadiumit kur të shitet apo kur të reklamohet një hotel; për të gjitha këto arsye, kjo është një histori suksesi”, theksoi Veliaj.
Arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit, e cilësoi atë një vepër të jashtëzakonshme. “Jemi shumë të gëzuar sepse rezultati, edhe nga këndvështrimi teknologjik, është i jashtëzakonshëm, një stadium me të vërtetë avantgard, me arkitekturë që stabilizon të gjithë këtë pjesë të qytetit, një ide e re urbanizimi. Stadiumi nuk është thjesht një vend futbolli, por edhe një vend ku qytetarët mund të vinë për pazar, për shëtitje, ka një portik të madh”, tha Casamonti.
Kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, deklaroi se po bëhen kontrollet e fundit dhe se gjithçka do të jetë gati për inaugurimin e stadiumit me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor.
Bizhu!!!
Karogjozeri.?!
Stadium gjysmagjel.
Erjon palacoja! Maskara e klloun qe merr merita ku nuk te takon. Kur dilte Rama dhe e mbronte ri fshiheshe, tani del e lepihesh. Njeri i ndyre!
Kola,
Bizhu!!!? Ndoshta jam i paditur, prandaj m’u desht të marr fjalorin për ta kuptuar këtë fjalë. Më duket se më e kuptueshme për të gjithë ne të paditurit ka qenë të përdoret fjala margaritar apo xhevahir.
Neqoftese investimet per vepra qejfi i shtojne taksat njerezve te thjeshte,
do te jeni te urryer dhe te mallkuar per tere jeten. (Makiavelli)
Te tilla perçudnime ndodhin vetem ne Shqiperi ! Ku keni pare ju stadium me nje kulle mbi koke si Arena Kombetare e Tiranes ?
Ju ka mbetur veç ta bejne kullen ne mes te stadiumit e te ndryshojne edhe rregullat e lojes e t’i bejne shqiptarçe !
E sikur te mos mjaftonte qe na ngordhi kali, filluan edhe komentuesit ketu te na edukojne shijet estetike !!!!!!!
Boll se na e shpifet !
Arkitekture idiote, akoma me zi/kuq, pa pikë shije ë me refren nacionalist bosh për ata që gënjehen me pak. Hekur dhe beton, dhe një shpifësi kolosale nga jashtë me ato pllaka metalike që duken si një rrëmujë apokaliptike dizajnuar nga një i sëmurë mendor me prindër arrixhinj. Mirë sheshin para universitetit që ë keni lënë djerrë si mos o zot, mirë trotuaret që nuk ecën dot pa tu ndrydhur kavilja, mirë rrëmujën dhe kokëkatrorat… Po pse e bëtë mut këtë projekt, kur kishte mundësi që vërtet të bëhej bukur? Perlat e këtij palloshit që nuk na tha çfarë u bë me pallatin ë Bashës tek liqeni, ku m2 është min 3500 euro?
Fatos, je nje nga komentatoret me inteligjent!
Keta te tjeret jane me preardhje kolonizatore cerkeze qe tashme jane nacionalista te semur te albanistanit!
Kulla ne midis eshte k… i tyre simbolik do na thonte Freundi per te mbuluar impotencen e tyre ngrihet ky simbolikisht!
Ne nje qytet na e ngriten bile nje me semundjen e Lapeyronie!
Po ç’e duam Europen ne kur kemi Erionin ?
Siguroni bukën për familjet e varfëra mos harxhoni fondet me punë koti për të shit pordhë si injorantë që jeni. Stadiumi që bëri pushtuesi 80 vjet më parë ishte 100 vjet më i bukur se Ky . Kafshë të prapambetura .
Po ajo kulla si k.. i ngref mire te duket o baçevan i Tirones?
Me ne fund do keni nje stadium dinjitoz. Do jete nje qender tregtare me salla pergatitje fizike, hotel, kafene etj. E kam after dhe do e shijoje.
Violine e orkestres politike shpejton ta zbut me muzike realitetin.Ka problemet jetesore Bashkia per te zgjidhur sic Jane problemet e familjeve me te ardhura te ulta,problemet me ujin etj etj..Flm per notat optimiste qe ju sherbejne vetem Juve ..
Po pse o gazekare, nuk gjeni dot nje fjale shqipe per fjalen franceze ‘ Bizhu ‘ ( Bijoux) ?
Pse na e shpifni me keto budallalliqe.
Nuk ka o Bledi. Edhe xhevahir, siç e përdorim ne, është turqisht. Di ti ndonjë?
Sa për gazetaren mos e ngatërro kot për këtë rast. Fjalën bizhu (bijoux) e përdori live disa herë majori ynë, dmth kryetari i Bashkisë, lal Eri.
Hajde komente hajde, hajde ligesi shqiptari hajde….çdo gje perfekte, çdo gje e bukur e shajne. Tamam stil Berishian apo stil Kryemadhi
Ta gezojme stadiumin fantastik o komentues, qofte me fat per kombetaren tone
Mbi 90% jane investim privat, prandaj duhet te merrni me shume info
veper arti e mrrekullushme .Kishte nevoje Shqiperia per nje te tille
O te na rruac o Erjonke. Shyqyr qe te kemi ty…. se pa uje po rrime. Na ka ngel vetem te rrime dhe pa buke, vetem ti mos mungo neper media.
Dhe si gjithmone ti dele ne media si hero. Asnjehere nuk keitikohesh. Si duket do jeshe aljen, i ardhir vetem e vetem per te rruar poppullin e tiranes.
YT FARE E QELBET. MORTJE. HAJDUT.
KANCERI ESHTE PAK PER TY.
Kapardisemi me stadiume nga 100 milion euro, nderkohe kemi probleme te renda ekonomike e arsimore.
Kesaj i thone si jevgu qe lyen bythen me kos dhe ska te haje
Dhe per me teper pse e zhduket Qemal Stafen o ju vrafte Zoti?
Snoba të ligj, plehra që derdhni kupërn aty ku hani bukën
O Mero, ku shkoi komenti im ? Pse nuk e boton ?
KY NUK ËSHTË “STADIUM KOMBËTAR”. NUK ËSHTË STADIUM OLIMPIK POR STADIUM FUTBOLLISTIK. T
Nje stadium si kioske jevgjish kur e shikon nga jashte ta jep pershtypjen si kantjer betoni. Ndoshta desh bere me ne qender te Tiranes se e bete shum larg. Si mundet nje stadium ne mes te qytetit, a e keni menduar se sa here do kete ndeshje Tirana me trafikun do behet çorap, ku do te dhjesin mbi stadium. Tani i ke hyre parkut rinia, nje turp theter, ku sheshi ku luanin femijet dhe prinderit rrinin nen hije, tani e ke bere kodra kodra ku duhet te jesh i kujdeseshem se te humb femija. Nje karikature, te gjithe bejne sheshe, ju bete varre varre. Tjeter gje tek rruga e Elbasanit, shtate chuxhat, nje kend lojrash i mrekullueshem e kthyet nje sere ne vere dhe ne nje frigorifer ne dimer, te rrojne parkimet nen te. Turp. Te jesh i bindur qe un qe po te shkruaj, akoma nuk me eshte hequr boja nga gishti ku te votova ne 30 qershor. Turp.
Xhulio ke shume te drejte.
“Bizhu.”
Te dhemb shpirti kur ata qe kemi zgjedhur ne krye perçudnojne gjuhen tone te bukur
Bizhu (nga frengjishtja “bijou” ) = ne shqipen tone te bukur “GUR I ÇMUAR”
Masakra me e madhe ambientale ndaj Tiranes.
Ske faj ti më lal… ta mushi Rilindja fshatin me bizhu ….madje pa u lodh fare ti me na fut dorën në xhep ne pallave që kalbemi jashtë Tirane…
Aferim!
Per te qene te sakte,eshte nje gjysme stadiumi dhe gjysme kioske.Po ate te gjatin cfare e ka??!!
Duket shume demode,si fushe duket e vogel,barok ballkani..po I pelqen krietarit Kim Rama se ai I beri pazaret.
Cdo gje qe ndertohet ne Shqiperi eshte shume demode,Rruget duken si mos me keq,lyejne pallatet me lloj lloj ngjyrash sikur jemi ne afrike.Ripjellja I shiti Shqiptareve ajer kot.mjafton te hush ne Rinas ta kuptosh se ky vend nuk ka as stil as kulture dhe as harmoni.jemi si ne Liban po parate e libanit.
BRAVO LALIIIIIIIIIII!!!!!!!!!?????