“Alvin”, Rudina Hajdari kërkesë Gent Cakajt: E turpshme kjo që po ndodh, duhet një zgjidhje e menjëhershme

21 Tetor 2019, 14:35Politika TEMA

Deputetja, Rudina Hajdari bën me dije se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në lidhje me rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, që është në kampet e ISIS.

Në një shënim në facebook ajo shton se duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrohen qytetarët kudo që janë dhe shprehet se është e turpshme kjo që po ndodh.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. 

Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. (TemA)

3 komente në ““Alvin”, Rudina Hajdari kërkesë Gent Cakajt: E turpshme kjo që po ndodh, duhet një zgjidhje e menjëhershme”

  1. is says:

    is
    Edhe këtë kishim mangut!

    1. xx says:

      Avash moj ti .gjete rastin ti per Cakajn?? A SE MORE VESH SE SI ESHTE VEPRUAR?DUHET tepaguaj qeveria tani se cfare bene ata qe shkuan tek ISI-s?

  2. pacienti says:

    Shqiperina ne rrezik perseri nga miqte me gishtin ne b…e!Prap politika jone do vazhdoje me Hajdare apo me Berishe???????????????Kush e kerkon perseri rishkaterimin e Shqiperise qe po ndertohet me mund e djerse nga shaterimi i papergjegjeshem i Hajdareve e Berisheve!Mekat ky eshte mekat dashakeqes ndaj ketij vendi!Veteme kobezinjte mund ta besojne qe ky vend mund te behet me ata qe e dogjen apo me te bijte e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje