E vërteta e dorëheqjes së Zoran Zaevit, rasti i Ramës dhe Lulzim Basha në mes

21 Tetor 2019, 11:44Politika TEMA

Lulzim Basha ka dalë sot e ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, prej Ramës nuk na u çelën negociatat.

Basha tha se Rama duhet të ndjekë rrugën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, për të dhënë dorëheqjen.

Në fakt, para se të dalë në konferenca për shtyp, Basha duhet të informohet pak më mirë, pasi Zaev nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai kërcënoi me dorëheqje në rast se nuk çeleshin negociatat, për t’i bërë presion BE-së.

Dhe është e kuptueshme, edhe nëse do të jeptë dorëheqjen, pasi Zaev në emër të premtimit për çeljen e negociatave, pranoi që Maqedonia të ndryshonte emrin e shtetit, emrin e aeroportit, rrugëve, madje të ndryshonte historinë e saj si shtet.

Negociatat nuk u çelën dhe ky do të ishte veprimi më i logjikshëm nga Zaev.

Por, Zaev nuk e dha dorëheqjen, vetëm ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas disa muajsh, kur pritet që të jetë dhënë vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

Duket se ai do të përdorë pikërisht këtë vendim, që natyrisht do të jetë pro këtë radhë, pas ratifikimit të Spanjës, ndryshe nga vendimi për negociatat, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Pra kemi të bëjmë me një kalkulim politik, jo me dorëheqje.

Por në Tiranë e shohin ndryshe këtë punë, me shpresën se do t’i ushtrojnë presion Ramës, duke i përmendur Zaevin.

Beteja e Ramës dhe e Zaefit ka qenë e ndryshme në fakt, dhe që të dy, arritën t’i plotësonin kushtet e vendosura nga BE-së, sipas asaj që vetë drejtuesit kryesorë të BE-së e pohuan gjatë gjithë këtyre javëve.

Zaevi ka pasur mbi shpinë natyrisht një barrë më të rëndë, pasi ka ndryshuar krejt historinë e vendit, dhe natyrisht presioni mbi të është shumë herë më i madh.

Për më tepër që çelja e negociatave ishte konsideruar si një fakt i kryer, nëse Maqedonia ndryshonte historinë e saj, sipas kërkesave të Athinës zyrtare.

Rama ndërkohë kishte si kalë beteje reformën në drejtësidhe ajo është konsideruar nga BE dhe SHBA, si një nga më radikalet jo vetëm në Ballkan, por dhe në Europë, dhe shihet si një shembull për t’u ndjekur edhe në vende të tjera.

Zvarritja e saj natyrisht ka krijuar kosto, dhe kjo shihet në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që janë të gjitha pikërisht për reformën në drejtësi.

Por ajo konsiderohet e suksesshme, pasi ka nxjerrë nga sistemi dhjetëra gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe shqetësimi i vetëm gjerman, dhe jo vetëm i tyre, është ngritja e SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, ndëshkimi i gjyqtarëve e prokurorëve që dolën jashtë sistemit si të korruptuar etj, gjë që nuk është drejëpërdrejtë në dorën e Ramës.

Ndaj Lulzim Basha kur përmend Zoran Zaevin, duhet të informohet më mirë, së pari për dorëheqjen e tij, dhe së dyti kur kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.

Për më tepër që flet vetëm për dorëheqje, se për zgjedhje ka frikë të flasë, pasi i ka humbur të gjitha dhe nuk dihet nëse do të marrë më pjesë, edhe nëse Rama do të jeptë dorëheqjen.

Dhe së fundmi mirë është të mos gënjejë, kur thotë se “shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.”

Vetëm tre vende ishin kundër, Franca, Holanda dhe Danimarka, 25 anëtarët e tjerë të BE-së ishin pro Shqipërisë.

(TemA)

10 komente në “E vërteta e dorëheqjes së Zoran Zaevit, rasti i Ramës dhe Lulzim Basha në mes”

  1. undefined says:

    C’merreni me nje b…lepires te Saliut nje legen nje deshtak nje pisanjos sahanlepires nje antishqiptare i ndyre qe meriton ta “tredhesh” jane keto plera si Saliu e ky shkerdhate qe nuk e lene kete veend te ece perpara…

  2. Avni says:

    Cfare kushtesh plotesoi kryehajduti, reforma e ashtequajtur ne drejtesi vetem sa ka filluar dhe sdihet si do shkoj. Po ka arritur t’ua bej jeten ferr shqipetareve ne bashkepunim me te gjithe plehrat qe e rrethojne si ne pozite edhe opozite. Pastaj thone pse largohen shqiptare. Pervec plumbit, te gjithe politikanet nuk meritojne asgje. Problemi eshte kush do t’ua dhuroje?

  3. Poko says:

    Pordhe me rigon…Rama ka 4 vjet qe feston celjen e negociatave mos mashtroni…ai tani flet vetem per reformen…por cilin minister futi brenda…lufta kunder korrupsioni o….administrata o…..kanabis ne diell…

  4. intelektuali says:

    Si nuk keni turp qe kerkoni te mbuloni diellin me shoshe???? Kaq sh fanatike e te marrosur pas Rames jeni, saqe edhe kur shihni me ze e figure cfare thote Macron, vazhdoni me zbukurimet pa baze??? Cfare do te thoshit ju nese Shqiperia do te penalizohej nga Maqedonia e Veriut???
    Me vjen keq se ku ka katandisur gazetaria.!!! Duhet te jeni realiste dhe te zbertheni realitetin sic eshte, duke nenvizuar mesimet qe dalin dhe se si duhet te sillemi te gjithe, klasa politike se pari dhe populli qe i voton e i beson, se dyti.
    Natyrisht, larg qofte qe te kemi perseri Meten, Salen, Bashen etc

    1. Reflection says:

      Intwlektuali??????????

  5. Doni me per Belulin? says:

    Basha do bente mire qe te deklaronte edhe doreheqjen e tij nga politika, duke marre me vete Meten dhe Berishen. Por Rama eshte shkaktari ne fuqi i paaftesise qeverisese dhe humbjes totale te shpreses nder shqiptaret, prandaj ai se pari duhet te prije karvanin e te deshtuarve me turp dhe ti hape rrugen nje qeverie teknike te monitoruar nga BE-ja si dhe zgjedhjeve te parakohshme lokale e parlamentare ne Shqiperi, sikurse veproi Zaev ne Maqedoni.

  6. Franci says:

    Edhe sa kohe do te vazhdoje te genjeje kaq hapur shqiptaret ky mashtrues.Ky as nuk skuqet e as nuk zverdhet por genjen duke qeshur, flet me gojen e tij por sipas mendjes se Berishes.

  7. Fred says:

    O “Poko”, mos bej te diturin kur flet si nje kerriç. Rama dhe te gjithe ne kemi festuar para dy vitesh shpalljen e pranimit te Shqiperise si vend kandidat i BE. Dhe jo hapjen e negociatave. Ose je i paditur, dhe ne ate rast qepe gojen, ose je mashtrues. Zgjidh e merr.

  8. PD says:

    Lëre Ramën se e ka në terezi, pas një milion votash, dominimi total të partisë së tij, të qeverisë, të parlamentit, të institucjoneve dhe mbështetjes së pakufizuar ndërkombëtare as nuk qeveris më, mbretëron.
    Shih veten, se “këërpërata” e familjes Berisha që të sajoi dhe mbajti deri tani, një trangull si ty nuk po e duron dot më. Në vend të vinte vetullat, nxorri sytë.
    I vetmi justifikim, që i ka ngelur “këërpëratës” berisha për t’i shpëtuar prangave të sigurta dhe rrënimit, tani që nuk i kanë lënë rrugë tjetër veç vetvrasjes, duket se ka ngelur lëkura e një teveqeli si ty.
    Për çfarë mund t’ju hysh në punë tjetër në këtë pikë Sali baglës ku me urdhër të tij hodhe në humnerë PDnë, raportet me Perëndimin, kredibilitetin politik dhe mijëra demokratë?! Flaka dhe Gjoba e fundit që deshi t’i vinte Shqipërisë me anë të një idjoti si ty, i dështoi turpshëm, duke varrosur edhe partinë.
    Ka ngelur vetëm lëkura e një Karagjozi si ty, e vetmja përpjekje e fundit e dëshpëruar e Sali kërmës, shkërdhenit dhe shkërdhitës për të qëndruar në këtë jetë, ku duket se nuk ka më oksigjen për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje