Ministri gjerman e kritikon "JO-në" e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore: Bisedimet të fillojnë urgjent

21 Tetor 2019, 09:39Politika TEMA

Ministri gjerman për Ekonomi dhe Energjetikë, Peter Altmeyer, ka kritikuar  refuzimin e Bashkimit Evropian javën e kaluar për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “BILD” ai ka deklaruar se është i zhgënjyer nga rezultati i samitit.

“Po, unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti”, deklaron ministri gjerman.

Ministri gjerman po zhvillon një vizitë dy ditore në rajon. Ai do të vizitojë Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë sot dhe nesër, 21 dhe 22 tetor 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje