Nga Ylli Pata
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të negociatave të Shqipërisë në BE. Një zhvillim i ngjashëm po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ka reagime politike e analistike, qoftë edhe në formë hartimi, apo shfryrje nga më të ndryshëm, por në fakt pak po flasim për atë që ky bllokim do të sjellë pasojë dhe që duket se nuk do të jenë të pakta edhe të vogla.
Ndaj edhe faktorë të rëndësishëm politikë, duke nisur nga Kancelarja Merkel, por edhe kryeministri Italian Giusepe Conte po flasin për një rihapje të çështjes në nëntor duke i bërë presion Parisit që të rihapet edhe njëherë çështja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kostot e shtyrjes pafund të Ballkanit në BE do të ishin politike dhe natyrisht gjeopolitike dhe palët duket se janë përgatitur prej kohësh për plane rezervë dhe çështja, pa pasur nevojë për teori konspirative ka një historik të qartë pengesash dhe vonesash në këtë hapësirë, histori, që mund të shërbejë për të parë edhe më qartë gjërat.
Lëvizja e parë ka ardhur siç edhe pritej nga Moska. Putin ka dërguar njeriun më të rëndësishëm pas tij në Serbi. Kryeministri rus Medvedev nuk ka vonuar duke bërë të qartë objektivin edhe më të fuqizuar të Kremlinit në Ballkan.
Ndërkaq, media e Kremlinit, e cila publikohet në të gjitha gjuhët e botës, në edicionin e saj në serbisht, pra Sputnik, ka nisur një dossier të gjatë me 20 episode për atë që e quan: “Agresionin e NATO-s në Ballkan”.
Nuk ka asnjë përvjetor apo datë, ku një media do të mundet të marrë shkas për rimarrje të një teme, por duket qartë se ky devijim i axhendës së përditshme është shkak direkt i vendimit për të bllokuar negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një kohë që Bosnja dhe Hercegovina është e përçarë dhe kreu prorus i Republika Srbska deklaroi në intervistën për Idro Seferin në Klan se kërkon bashkimin me Serbinë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli hapur për atë që e quajti rënie e rolit të SHBA në botë, duke bërë të qartë synimin për armatosje të vendit të tij.
“ “Duhet të mendoni për radarët – për luftën elektronike dhe bllokimin, tani e tërë kjo zhvillohet në tjetër nivel. Përse po armatosen të gjithë në botë – s’ka më një polic në botë, dhe ka shumë lojtarë. Më mirë është të jesh një godzillë sesa një bambi”, tha Vuçiç. Një metaforë e qartë dhe e studiuar nëse i referohemi fabulës së Godzillës që u kthye në përbindësh nga mbetjet e përplasjes bërthamore.
Këto janë pasojat më akute dhe të shpejta, por natyrisht që me kalimin e kohës do të ndjehen zhvillime edhe më deprimuese, të cilat kanë një synim që të frenojnë apo kthejnë mbrapsht proceset demokratizuese por edhe pastruese të politikës në Ballkan.
Jo pa shkak është bërë i gjallë Nikolla Gruevski, njeriu që dirigjoi një përplasje civile deri në masakër brenda Parlamentit, i dënuar edhe zyrtarisht për korrupsion, por që ndodhet në ekzil në një vend të BE si Hungaria, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në Europë.
Por natyrisht nuk po mungojnë as këto ditë, e nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen këto lëvizje edhe në Shqipëri.
Para pak ditësh një grup personash intelektualë afër ish-kryeministrit Sali Berisha, nisën diskutimet live për “të ardhmen europiane të Shqipërisë” e që natyrisht duket si një manovër për të provokuar reagim nga “poshtë”.
Enturazhi pranë opozitës ka gjetur një idhull të ri në postimet e tyre në rrjetet sociale për të ushqyer natyrisht kundërshtimin apo urrejtjen ndaj Edi Ramës.
Prej sharjeve të vazhdueshme për disa vite si “këlysh i Sorosit” që e quanin Emanuel Macronin sidomos në kohën e “Jelekëve të Verdhë”, sot ata e cilësojnë “hero” presidentin e Francës, a thua se ka marrë një vendim thjesht kundër Edi Ramës, kur në fakt ai vendim do të dëmtojë edhe një qeveri të PD-së nëse ajo fiton zgjedhjet.
Por duket se të gjithë këtu po përgatiten prej kohësh për “plan B”. Ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë Kosovë, një politikan i cili është konfrontuar hapur me Perëndimin natyrisht që edhe mund të shërbejë si katalizator për ngjizjen apo forcimin e rrymave që janë skeptikë ndaj Perëndimit.
Në fakt, shqiptarët si publik nuk janë aspak skeptikë ndaj Perëndimit që do të thotë SHBA dhe Bashkimi Europian, por ka grupime politike që janë të tilla apo janë konfrontuar me establishmentet zyrtare të Amerikës dhe Europës për të mbrojtur pozitat e tyre të lëkundura nga reformat e kërkuara nga Uashingtoni dhe Brukseli.
E mbani mend 2016-ën? Kush doli publikisht pro Nikolla Gruevskit në Tiranë? Sali Berisha, Ilir Meta dhe gazetarë pranë tyre, e madje u raportua edhe për takime të ndodhura në SHkup mes drejtuesve të disa portaleve në Tiranë e Prishtinë me njerëz të Gruevskit. Natyrisht përpara masakrës së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë ku u rrahën Zaev e Zijadin Sela.
Megjitatë retorika e tyre është dhe do të jetë pro perëndimore por veprimet apo pasojat që sjellin veprimet e tyre janë në rrymë të kundërt me SHBA dhe BE; siç janë reforma në drejtësi apo edhe procese të tjera.
Ky grupim është totalisht kundër reformës në drejtësi që është arkitektuar nga dy aleatët e mëdhenj Uashingtoni e Brukseli, duke kërkuar një zhbërje apo revizionim të saj, ç’ka si rrjedhojë është qëndrim kundër Perëndimit.
Ndërkaq, duket se lëvizje po vijnë edhe nga zona apo “barqe” të shoqërisë që synojnë zhvillime politike që nuk dalin hapur, por që si synim, mbështetje apo aspirate kanë Turqinë dhe ndikimin neootoman që Ahmet Davutoglu e vendosi si bazë e diplomacisë së Ankarasë dhe kjo shikohet hapur në investimet direkte të Erdoganit në Ballkan, më shumë në Sarajevë, Sanxak e Maqedoni, e më pak në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi.
Militantë fetarë të shprehur hapur si anti-SHBA e BE, kanë rigjallëruar postimet duke shryrë natyrisht ndaj Perëndimit apo shqiptarëve që kanë si aspiratë orientimin pro-perëndimor.
Gjithsesi këto zëra nuk do të kishte asgjë sikur të ishin të izoluara dhe jo pjesë e një strategjie për të implantuar edhe në Shqipëri eksperimente politike alla AKP të Erdoganit, duke përgatitur klerikë për role të larta publike deri edhe kryebashkiak i Tiranës.
Në mënyrë inxhinierike ka kohë që po tentohet një eksperiment i tillë politik nga një figurë e njohur që bën edhe takime të mëdha në stadiumet e Zvicrës dhe grumbullon fonde të mëdha të panumërta nga njerëz anonime dhe bën bamirësi me tam tame e publiçitet, çka nëse do të nisej nga aspirate religjioze, është krejtësisht e ndaluar që të bësh PR me sadakanë.
Tashmë është e qartë se kush po e përgatit këtë eksperiment, mjafton të shikosh njerëzit që rrinë pranë “mesias” së ri në ligjerata fetare apo edhe diskutime “politike”.
Incidenti në një televizion ku u largua edhe gazetarja për të marrë edhe drejtimin formal të reality-show-ut me prapaskenë të pastër politike, i ngjan manovrave të Imam Gulenit kur ndihmoi Erdoganin të vijë në pushtet apo pastorëve të New Evangjelistëve të George W Bush-it, i cili në fundin e viteve 90 kishin emisione në televizione për të grumbulluar elektoratin fanatik që do të votonte për “mesian” e ri politik. Një operacion i suksesshëm i Karl Rove-s, politiologut të talentuar amerikan që u kopjua më pas nga të gjithë, padyshim edhe nga spin-doctor-ët e Donald Trump-it. I tillë ishte edhe eksperimenti i BESA-s në Maqedoni, por që nuk pati sukses edhe prej veprimit të qartë të Zoran Zaevit për tu lidhur me pjesën shqiptare që ka një orientim të qartë pro BE dhe pro NATO-s. Por nuk është e thënë që gjithçka të marrë një frymë e dimension të ri pas vendimit për bllokimin e negociatave.
Ai vendim që ka sjellë frustrim të madh, ka shumë gjasa që të ushqejë përmes mllefit e pasigurisë, një atmosferë të re politike që do të mbjellë “djaj” që sillen si “engjëj” shpëtues në kohë të errëta.
Natyrisht duke sharë pafundësisht e krijuar një ambjent ku njerëzit duhet të kenë vetëm një zgjidhje: të lirohen nga ankthi duke sjellë në pushtet ata që e predikojnë këtë ankth.
Shqipëria ka pasur në historinë e saj mundësitë e shanset e saj për tu afruar me Europën por që disa herë i ka shpërdoruar duke u kthyer prapa. A nuk ishin ne pranë asocimit në BE në vitin 1996 kur BE ishte në hapat e para dhe që gjithçka u shkatërrua nga zgjedhjet e tmerrshme të 26 majit 1996 dhe 1997-s së frikshme që përveç kaosit polli një establishment që u hoq si “shpëtimtar” por që faktikisht betonoi politikën e mosndëshkimit, korrupsionit dhe elitave që bashkëpunonin duke krijuar një dualitet të vrazhdë por që në fakt ishin partner ne ndarjen e pasurisë.
Në një atmosferë kur mazhoranca politike luan me propagandë dhe nuk ka prodhuar politikisht apo prodhon propozime, reforma, ide apo ehde figura politike dhe promovon vetëm personazhe që lëpijnë shefin dhe opozita nga ana tjetër lufton deri edhe me Molotov për një rotacion që do të kthejë situatën aty ku ishim, është e thjeshtë të “pillen” monstra edhe më të frikshme politike, mjafton të gjejnë mënyra financimi qoftë nga bota e krimit e të implantohen si “shpëtimtarë”…
Grupe armiqesore
Grupime pro rusise
Njerez te portaleve pro maqedonise
Etj etj etj
Po Edi Rama ku eshte??????
Po shteti cfare masash merr???
Po shtetin e pushtetit a i drejton qeverria me ne krye Edi Ramen??????
Boll Me !!!
Boll na cate trapin me viktimizimeeeee !!!
S’paka rama aq pushtet sa t’ua nxhije jeten sales e klushve te tjere??????????
Ik….mos na cani trapin me !!!
Po mire sales e te tjereve nuk ua paska takatin rama e shba-ja+europa….po njerezje te thjeshte per te marre nje sherbim konkret e te detyrueshem…perse se paska takatin rama te na e beje??????
Ik te qiheni ju me ramen bashke !!!
Po na detyroni te votojme vrasit e vellerzerve tane !!!
Ikni qerrohuni !!!
Me mire te votojme sale serbin sesa nje ramë qe na ben viktimen….!!!
I koorruptur koke e kembe ….shkerdhate burre !!!
Domethënë ti thua DO FLE ME MULLIXHIUN PËR INAT TË VJERRËS ???
Dashke Sali Mut Sërbin, HALENË QË SHKATËRROI SHQIPËRINË DHE TË GJITHA STRUKTURAT SHTETËRORE , SALI PLEHUN QË DETYROI MBI 1 MILION SHQIPTARË TË MËRGONIN NË VITIN 97 QË TI SHPËTONIN LUFTËS , SALI HALENË QË HAPI DEPOT E USHTRISË DUKE VRARË ME MIJËRA TË RINJ , SALI BAJGËN QË NA SOLLI PROSTITUCIONIN , DROGËN, VRASJET , GRABITJET, ARMËT ???
Më duket se ke ikur për lesh o vëlla,.
Personalisht do preferoja dikë tjetër , të ri , apo dhe Albin Kurtin pse jo dhe Ramush Haradinaj , njerëz që e kanë treguar Atdhedashurinë e tyre.
RAMA GALLOFI, LIKE FLORIRI , SALI MUTI, LULUSH SHALËTYMI , MONIKA TRANSI etj, TË ZHDUKEN NJËHERË E MIRË NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE PASI KANË DËSHTUAR PLOTËSISHT,.
Më mirë të votojmë Sali serbin….Po ti mo @ ABC Korça, kuptohet që Saliun ke votuar gjithmonë, edhe pse e ke ditur që është Sali serbi. Ndaj s’të ndalon kush ta votosh prapë, por kur të vijë koha voti për Lulen e tij, se Salehut i ka sos vaji i kandilit. Por ke një mangësi më gjykim, nuk bën dot dallimin midis kriminelit dhe hajdutit. Unë e kam blrë zgjedhjen time. Prej 27 viesh nuk votoj për asnjerën nga ato parti që përfaqsohen nga kriminelë dhe hajdutë. Po mos keqkuptohemi se padyshim që votoj, por jo për ta. Po ti e bën dot? Apo nuk rri dot pa bërë tifo.
Asgje nuk ka per te ndodhur. Keto qe thua jane gorrica pikla-thone korcaret. Shume shpejt do te hapen negociatat dhe gezimi i pakicave aniperendimore do shuhet.
o gazetare ke humbur ne vorbullen e dashakeqeseve.mbaj qendrim te qarte.me ke do rreshtohesh.me 94,96,97,98,2009,2011,2019.kjo eshte nje beteje vendimtare midis progresisteve paqedashesve,republikaneve,atyre qe kerkojne qe vendi te zhvillohet per te gjithe.midis atyre qe duan nje shtet demokratik me rregulla e ligj e me pune,arsim,shendetesi per kedo ne nje vend ku jetojne ne harmoni pavarsisht nga vjen e cpozicion mban ne shoqeri ku idete shikohen si mundesi perparimi jo koflikti ku pushtet i sherben per realizimin e ideve ne praktik,e ku pushteti merret vetem me vote .solidariteti te jete nje virtut kolektiv tek.ana tjeter per fat te keq jane anarkistet,fashistet,klanet e interesit ekonomik politik ,fetar.une Jam me shumicen e njerezeve te thjeshte me njerezit e paqes bashkimit,unitetit.te punes te mesimit solidaritetit.nuk eshte tragjedi mohaspja e negociatave eshte vetem nje beteje e humbur po jo lufta qe po bejme per ta bere shqiperine si Europa.sot me shume se kurre kerkohet besim ndryshe dihet ne cfront je
Ok,mire boll ja ke pershkru pasojat e mundesite.Pyetjet e mia jane per ambasadoren e Frances ne Tirane,sepse dihet qe stafi i ambasadave lexon,dhe dergon ne ministrite e tyre te jashteme,ne rastin tone,ç’fare reagimi kane shqiptaret,,prandaj pyes ambasadoren francese,Shkelqesi: Presidenti juaj eshte naif?Eshte rrethuar nga keshilltare miope e ignorante persa i perket historise se europes e kesaj pjese te saj? Eshte i vetedijshem per pasojat gjeopolitike te ketij vendimi qe mori? Po punon per per interesa Te kundershtareve te nje Europe te forte? Apo po ben vetem interesat e ngushte te frances,duke forcuar lidhjet e vjetra, sepse ju e dini shume me mire se ne syleshat Shqiptare ,qe ndoshta kjo Europe eshte nje projekt utopik,dhe ju thjesht po i pershtateni shkaterrimit politik te saj?Sepse mjaftuan 24 ore shkelqesi,che Putin dergoi ne beograd njeriun e vet,si per ta pershendetur dhe falenderuar qendrimin e presidentit tuaj.Do te me pelqente qe ndonje gazetar me bole,tju pyete ne sy.Dhe hiqni dore ju lutem nga argumentimi qesharak qe nuk keni ç’fare tu thoni francezeve,per hapjen e negociatave me shqiptaret.
Pjeter ske per te marre asnjehere pergjigje sepse smund te te thone te verteten, ata po bejne nje gjeopolitik si ajo e shekullit te kaluar kur ne ballkan ishin akoma turqit dhe me sa duket duan ti kthejne prape, eshte mese e qarte politika e tyre, Macron vajti ne Beograd dhe ja premtoi Vucicit ndihmen, premtim te cilin e mbajti duke mos pranuar qe Shqiperia dhe Maqedonia te hapnin negociatat, shiko lodrat e fjaleve qe ben Vucuci, Shqiperia dhe Maqedonia sjane fajtore thote ai, po normal qe sjane kete e dine te gjithe por ai me kete do te thote qe une kam ca miq ne europe qe spyesin shume per europen si puna Macronit …
Mos harro me than Pjeter qe kjo FRANCA kurva me ANGLI putanen e HOLLAND baxhellen na I coptuan trojet tona dhe nga kto kurrnuk do hym ne EU me shpejt do shkoj Serbia se ne. Edhe sa per ate pjesen e shkrimit ku permendte feja esht e qart qe autori ka dasht me tregu qe ne nuk na pranojn ne EU se jemi me shumic Musliman por kto gazetaret servila harrojn qe EU ka ne zemren e saj me shum se 10.000.000 Musliman dhe po te jet per ate ky 1M Jon qe jemi ne nuk esht asgje ne krahasim me ato. Por atyre ju intereson tjt gje. Qe ky vend te Rrumpall dhe kshu si esht mjafton te shikosh kush Shtet i ka kompanit e naftes ne Shqiperi apo kompanit e tjera te kromit gurore çimento e shum gjera te tjera dhe te gjith kto kompani jan debitori me i madh ne shtet shkurt Shqiperia esht KOLONI e Europ Kurves. Une them ma mire me kinen se ne kto kurvat e EU.
Ka shume te drejte autori i ketij artikulli.Po sollem ne pushtet perseri Berishet morem fund.
Analize e thelle qe arrin te shpalose gjeresisht levizjet subvercioniste edhe me karakter fetar, per fat te keq, te forcave te erreta qe kane minuar perhere levizjen perpara te shoqerise shqiptare.
Do antarsojn Israelin në BE. (siq bënë në futboll dhe eurovision)
Rusia nuk mund te jete ma e forte se SHBA dhe BE. Rusia nuk asht Bashkimi Sovjetik. Iku ajo kohe. Jo se B Sovjetik ishte ma e forte se SHBA, por kishte nje pakt qe te dyja palet e rrespektonin ( ne ate kohe nuk kishte BE si pale ). Rusia kurren e kurres nuk mund te shtrije influencen e saj ne Ballkan pa miratimin e SHBA-s dhe BE-s. Nqs ndodh kjo, atehere ( si hipoteze ) Amerika, Evropa dhe Rusia kane ndare zonat e influences, si ne luften e 2-te boterore, gja qe Perendimi absolutisht nuk do beje nje harakiri te tille..
Perendimi asht shume ma perpara se Rusia dhe Kina ( Turqia ne kete rast as nuk llogaritet, sepse nuk asht as fuqi rrajonale ) perndryshe kuadrot e tyre nuk do arsimoheshin ne Perendim.
Putini ka qene vete ne Serbi ma shume se nje here dhe vizita e tij nuk asht trajtu kaq e randesishne sa e Kryeministrit te tij, pra , keto jane prralla, jane vetem perhapje paniku ne Shqiperi per te mbuluar humbjen e negociatave.
Serbet e Bosnjes nuk dolen vetem sot me parulla per bashkimin me Serbine e tj e tj, por kjo asht nje teori e vjeter.
I gjith ky artikull asht pjese i nje skenari per te shperndar panik ne vendin tone nga friga e nje rebelimi kundrejt qeverise, per shkak te humbjes se negociatave, gja qe nuk ndodh kurre. Na’ nuk jena nje popull rrevolucionar qe kerkojme me ba ndryshim nepermjet vullnetit tone, na’ vetem kur te na sjellin te tjeret ne tepsi.
A mund te na tregoje dikush vetem nje rast ne historine tone ( pervec periudhes se Skenderbeut ) qe na’ me vullnetin dhe forcen tone, kena ba ndryshime per mire ?
Na’ si popull do ti paguajme shume shtrejte ato negociata. Simptomat jane te kjarta.
Implantohen?!?!? Shkruaj shqip o bastard
Kur pretendon Franca te vendose rregull brenda BE-se e del kunder shqipetareve sic kane bere historikisht dhe para ardhesit e ketij MAKARARONIT a i ka shpjeguar me pare popullit te vet se si beri genocid ne Algjeri duke vrare 15 perqind te popullsise se saj.Po krimet monstruopze ne kolonite ne Afrike a ja shpjegon popullit te vet.Mjere Franca ne dore te kujt ka rene.Ka mbetur ne dore te FARE-KOSIT dhe MAKARONIT…..
Kur ben gjeopolitike dhe Ylli Pata!!!!!
Ore, sepse kam pyetur veten shpesh, ku i gjen paret ky Elvis Naci qe ndihmon miletin duke ndertuar shtepi?
Kush e financon dhe kush eshte qellimi final i tij?
Autori thote se do te kandidoje per kryetar bashkie, por mund te pretendoje edhe kryeministrin.
E ndihmon Erdogan. Po kush pyet ketu per Erdogan. Elvis, provo kandido, as voten e gruas tende nuk ke per te mare.
Per kete ka merite te madhe Enveri.
Sepse beri qe shqiptaret te tallen me njerezit qe predikojne fene.
nuk ka faj europa. ne jemi lole e botes. shkoni neper spitale. jashte tiranes ka veriu edhe shikoni cfar shteti eshte
Bravo
Zgjuarsi do te ishte nga ana e BE ti pranoje pa shume ceremoni edhe ato pak shtete qe kane mbetur ne Ballkan!
Keshtu Europa e Bashkuar i mbyll kufijt e vet dhe i disiplinon edhe Ballkanin, behet nje Europë kompakte dhe më e sigurtë!
Cfare e keqe do i vije Europes nga rreth 20 milion banore, kur vetem Rumania eshte 25 milion…Do prishet Europa se do pranoje keto shtete?
Aspak!
Mbyllet perfundimisht hemoragjia e ikjeve ilegale dhe disiplinohet Kontinenti…
Te verteta te frikshme………
Kete do burri i plakes qe te destabilizoi Ballkanin, por Serb….
Ore une ju them mbeshtetuni tek Turqia ju thoni Evropa,Amerika e.t.j.Hajde kalinikta.