Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar qëndrimin të CDU-CSU pas refuzimit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi Macron tha se BE duhet të reformohet dhe më pas të zgjerohet.
Kreu i grupit parlamentar në PS shpreh mirënjohjen për qëndrimin e koalicionit CDU-CSU, i cili motivon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të vijojnë me reformat.
“Mirënjohës CDU-CSU për vëmendjen e veçantë në Ballkanin Perëndimor. Jam plotësisht dakord me @JoWadephul & #ChristianSchmidt se të dy vendet duhet të vazhdojnë rrugën e reformave drejt europës. Vendimi #Bundestag është rruga e axhendës së reformës”-shkruan Balla në “twitter”.
Qëndrimi i CDU-CSU:
“Rruga për në BE mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma.
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës Christian Schmidt shpjegojnë:
Wadephul: “Unë u bëj thirrje të dy vendeve që ta marrin votën negative të Këshillit Evropian, si një nxitje për të vazhduar të gjitha përpjekjet e reformës.
Nëse të dy vendet mbeten në këtë kurs, Parisi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë.
Bundestag është në ndjekje të axhendës. Gjermania qëndron e vendosur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor “.
Schmidt: “Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet në kohën e duhur. Lidhja e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk duhet të bllokohet.
Ne i qëndrojmë bindjes se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të regjistrimit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku në deficitet e mbetura.
Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë” ”-thuhet në qëndrimin e CDU-CSU. (TemA)
Kesaj i thone prit gomar te mbije bar.Te dhjefsha Europen,O Shqiptare jemi sot si ne mesjete ne plasi trapi per europe amerike azi apo rusi.Ne na duhet ushqim tre here ne dite,nda duhet te kemi banese mbi krye,uje drita etj asgje skemi se i kemi hale keta politikane shkerdhata
Mas 10 vjetesh nuk kemi nevoj per europen , a po pirdheni dhe ju me kte avaz muti se na çat trapin , nuk e dum mo europen , jemi mir ne ballkan , nuk jeni ju qe na fusni ne europ , ne e kemi kriju europen se kemi lindur te paret ne europ .
Mas 10 vjetesh nuk kemi nevoj per europen , a po pirdheni dhe ju me kte avaz muti se na çat trapin , nuk e dum mo europen , jemi mir ne ballkan , nuk jeni ju qe na fusni ne europ , ne e kemi kriju europen se kemi lindur te paret ne kte kontinent . Europian nuk behesh po lind europian.
Faleminderit
Kemi nevojë këta 6 muaj ti kalojm pa Hitlerin.
Shkojme nga turqit se gati te na presin ne krahe jane dhe theni qafen me makroner , merkeleri dhe te gjithe ju burokratet e there te BE!
BE eshte nje mekanizem i madh me diversitet te madh dhe tani duket sheshit se i ka humbur qellimi, shpejt do paloset pertoke e vdekur!
Evropa e humbi perjtesisht Albanine edhe rrethinat.