"Meta do shkarkohet, shkeli Kushtetutën në favor të politikës ruso-serbe për destabilizimin e Shqipërisë"

20 Tetor 2019, 15:56Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët:

Pse ka rrenë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?

A do të shkarkohet Ilir Meta?

Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit?

Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?

Përgjigjet e tyre mbajnë të shprehur brenda vetes historinë aktuale të Shqipërisë dhe të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha këto pyetje përbëjnë në vetvete kohën tonë. Këto gjithashtu përbëjnë nevojën e historisë së Shqipërisë dhe janë domosdoshmëri për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Historia i ka vendosur shqiptarët në këtë zonë prej mijëra vjetësh, dhe tani dihet mirë historia e gjatë e sukseseve të shqiptarëve në drejtimin e perandorive që kanë ardhur t’i pushtojnë.

Tani, shqiptarët nuk kanë përpara as Perandorinë Romake, as Perandorinë e Bizantine, nuk kanë madje përballë as Perandorinë Osmane. Ata kanë përpara, jo si pushtues por si aleat dhe partner, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njeh politika amerikane historinë e shqiptarëve?

Sigurisht që e njeh. Dhe e njeh mirë historinë e madhe të botës ilirike, botës arbërore dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në funksione të kësaj historie, askush nuk duhet të harrojë fluksin ilirik të perandorëve romakë, as Perandorët arbërore të Bizantit me Justinianin e madh në krye, me Komnenët etj. Mos flasim pastaj për vërzirët e mëdhenj të Perandorisë Osmane.

Kudo shkëlqim.

Por tani ka ardhur koha reale e shkëlqimit të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo që shprehëm është historia që ka qenë, por cila do të jetë historia e re në shkëlqim e Shqipërisë dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Kjo histori do të nisë me përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, dhe me aleancën e thellë shqipraro-amerikane për Ballkanin Perëndimor. Kjo aleancë është interes shqiptar si reformim i Arbërisë, dhe interes amerikan në këtë zonë, kundrejt një populli i cili është 97 përqind proametikan. Është historia e shqiptarëve që kërkon të përsëritet.

Shqiptarët tani e kaluan mbijetesën e detyrueshme shekullore nga agresiviteti genocidial i osmanëve, rusëve, serbëve dhe grekëve, dhe po shkojnë drejt aktit sublim të reformimit të tyre arbërore. Ky në fakt është edhe thelbi i aleancës shqiptaro- amerikane, e cila e ka dhënë shenjën e vet reale me pavarësinë e Kosovës.

Të gjithë këtë mendim imediat të historisë së pritshme të Shqipërisë e sqarojnë pyetjet që kemi ngritur në këtë shkrim.

Pse ka rrënë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?

Ka rënë sepse ka marrë kërcënim nga politika amerikane për lobimin rus në Uashington.

A do të shkarkohet Ilir Meta?

Sigurisht që po. Është forcë antikombëtare dhe kundër aleancës shqiptaro-amerikane në Ballkanin Perëndimor. Meta shkeli kushtetutën në favor të politikës ruso-serbe për destabilizimin e Shqipërisë.

Po pse heziton Rama për shkarkimin e Metës në këto momente? Sepse, siç duket, nuk i intereson që të fillojë goditja antikorrupsion e niveleve të larta politike.

Po politika amerikane? Po të jetë se Rama vërtet po heziton për ngritjen e SPAK-ut, politika amerikane duhet t’i bëjë presion njëlloj si edhe Bashës. A nuk e rëndon dhe vetë Ramën çështja penale e lobimit Obama në Uashington?

Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit të këtij viti?

Po. Sigurisht që duhet të fillojë. Por, politika amerikane duhet të jetë më operative në emërimin e personelit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Shqipëria sot ka nevojë për forcën amerikane kundër KLP-së të Gent Ibrahimi, dhe dredhive antikombëtare të Edi Ramës. Politika është forcë, dhe më mirë nga të gjithë këtë e dinë amerikanët.

Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?

Nuk ka diskutim. Kundër tij, ekspertiza ndërkombëtare që po drejton Reformën në Drejtësi, i ka mbledhur thuajse të gjitha dokumentat që i duhen për proceset e hetimeve që do të vijnë. Por duhet të formohet SPAK-u sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në funksion të kësaj, për faktin që goditja penale në nivelet e larta të politikës është sot emergjencë kombëtare, duhet liberalizuar Kushtetuta aktuale dhe ligjet përkatëse për mbushjen e SPAK-ut edhe me juristë jashtë sistemit aktual juridik shqiptar.

Janë qindra juristë shqiptarë sot nëpër vendet perëndimire me shkollë europiane dhe amerikane. Individët e shkëlqyer të tyre duhet të emërohen në struktura e SPAK-ut, sepse drejtësia shqiptare është në emergjencë. Prandaj duhet përshtatur legjislacioni, sepse tani opozita aktuale në Parlament, është me Reformën në Drejtësi.

Si përfundim.

Shqiptarët po presin dhe sytë i kanë nga Uashingtoni. Ndërhyrja e menjëhershme amerikane kundër politikës së vjetër franceze, që u bë flakë për flakë në datën 18 tetor, i qetësoi shqiptarët.

Koha është e shqiptarëve, kurse lidërshipët që po i drejtojnë shqiptarët janë kundër interesit shqiptar, se janë të korruptuar. Kjo është arësyeja që duhen likuiduar. Me çfarë? Me reformën në drejtësi dhe forcën e politikës së aleatëve në Uashington dhe në Berlin.

 

18 komente në ““Meta do shkarkohet, shkeli Kushtetutën në favor të politikës ruso-serbe për destabilizimin e Shqipërisë””

  1. shqiptaret s’kan te haene buke ,
    ky kryemaskara ,ky tradhetar kombetar ,
    ky hajn
    ky pusht ,
    ky cop muti haleje ,
    qe Djalli e di se kush e plasi ne politiken shqiptare per te shkaterruar
    Shqiperine !
    kUJT I DUHEJ NJI COP MUTI SI AI ?
    CFAR I AFROJ AI SHQIPERISE PERVEC POSHTERSIVEE -TRADHETISE -VJEEDHJEES SE THESARIT SHQIPTARE
    KORRUPSIONIT GALOPANT – SABOTIMIT TE SHTETIT SHQIPTARE ?

    PERSE NUK ARRESTOHET KY BIR KURVE POR SHPERDORON ALA PARET E SHQIPTAREVE NEPER BOTE ?

  2. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    ROBTË dhe MOTRËN në Pidh atyre KURVAVE dhe PROSTITUTAVE që Shajnë AVOKAT NGJELËN e Madh !!! RROFTË SPARTAK NGJELA!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për AVOKATIN BRILANT SPARTAK NGJELA

  3. joni says:

    Bravo Taku. Flm.

  4. mik says:

    ha ha ha …. dikur e kam marre seriozisht kete tipin !!
    Duket, simbas tana gjasave, keta jane nje grup te shperndare ne te gjitha gazetat dhe stacionet e Tv-ve Shqiptare qe kan ba, e po bajne nje mish – mash te tille qe jo SHBA e BE, por as Zoti vete nuk mundet me vu dore ne te’.
    Faktet tregojne se nuk paska pas rrace ma te zgjuar per keq , se na’, . . . . ose, rrace qe komprementohet ma kollaj .

  5. xhemal says:

    ka filluar dimri shpejt per takun. …

    1. Komentuesi says:

      Ky Gent Ibrahimi ne fillim na u duk i mire se do drejtonte KLP ne baze te rregullave te reja dhe ne interes te reformes ne drejtesi,por me sa duket ne zvarritjen e shume problemeve po behet i pabesueshem.Ndoshta jane shtrirja e thonjeve te Sali Berishes.

  6. mik says:

    ha ha ha …. dikur e kam marre seriozisht kete tipin !!
    Duket, simbas tana gjasave, keta jane nje grup te shperndare ne te gjitha gazetat dhe stacionet e Tv-ve Shqiptare qe kan ba, e po bajne nje mish – mash te tille qe jo SHBA e BE, por as Zoti vete nuk mundet me vu dore ne te’.
    Faktet tregojne se nuk paska pas rrace ma te zgjuar per keq , se na’, . . . . ose, rrace qe komprementohet ma kollaj perndryshe, nuk do kishte gazete per me ‘botu’ kete shkrim kaq idjot.

  7. Vangjeli says:

    Pak vite marredhenie me Bashkimin Sovjetik dhe na e realizuan nje film madheshtor me aktoret me te medhenj sovjetike dhe shqiptare te kohes qe mbeti ne histori per tu treguar botes se kush ishin shqiptaret.Autoktone ne trojet e tyre.Kurse deri tani asnje gje ne nivelin artistik dhe historik me amerikanet megjithese kane Hollivudin dhe do te benin nje favor per tu mbyllur gojen fqinjeve tane shoviniste.

  8. Raimond vlonjati says:

    Skrupujt e urrejtjes jane tregues per njerezit shpirt- vegjel

  9. Dymi says:

    Ore si mund te merret seriozisht ky mitoman e eklektik.
    Ne fund te ketij shkrimi mungon shprehja e kudo ndodhur e Spartakut:- E kuptoni tani …..?.
    Ejjjjj, mos e merrni seriozisht. Trapi Spartak eshte….??????

  10. Iliria e bashkuar says:

    Je i madhe Zoti Ngjela, rrofshe 200 vjet per Iliret, njerzit me zemer te madhe ne bote.

  11. kico says:

    O Taku. Te ka lene mendja o i zi. Sikur politika amerikane nuk ka pune tjeter por vetem te merret me Shqiperine.

  12. Lori says:

    Ti or Taku taku torro..ku i quan te gjithe si Kiçua qe ishin afera sapuni apo e ke harruar!Rames Ju ti vini anash se po te qe se kishte ndonje afere do qe shkarkuar me vafte nga Kinezet e Saliut e te te ndjerrit Bush te madh!Ndaj eshte politikani me rezultativ i te gjithe koherave te ketij vendi dhe ndoshta nuk duhet te ishte kryeminister i nje fshati por shume me larte duke drejtuar quteterimin Europian!Ju smirezinjt qe mendjen e tij te ndritur e quani “mendje kaqoli” vazhdoni lojen qe kane bere brez pas brezi te gjithe dashakeqet e ketij vendi e pengmarresit e saj!Ndaj kur flisni per sojij tuaj beni mire qe ate mos ta zini me goje se ne fund te fundit ishit mesuar e hanit njeri tjetrin e sot ju ka vene ne rresht si dezertore perpara popullit qe sot eshte me syhapur e shikon qarte se kush jini Ju qe u ka mbetur vetem bla bla-ja , e kush eshte Ai qe po transformon Shqiperine qe e gjeti si Kaldahari!

  13. Koba says:

    Asnje nuk e mposht shpirtin Atdhetar te Spartak Ngjeles.Gjithçka thote eshte PERSEMBARI dhe ne INTERES te Shqiptareve.Duke gjykuar nga BEMAT e Gjithe Politika Shqiptare duhet te kaloje ne SKANIM per KORRUPSION dhe TRADHETI dhe duhet te marre DENIMIN E MERITUAR,shoqeruar me Konfiskimet e Pasurive Ilegjitime.TUNG

  14. lani says:

    shume mire Spartak. Sido qe te jene ounet ti thua pikerisht ate qe njerezit duan te degjojne.

  15. FBI DETECTIVE SPARTAK NGJELA says:

    Taku kujdes se po te zuri MERO GELBAZA KELLIRA ks per ta futur Karin ne BYTH Pasi te ja LEPI QIMET e BYTHES sali BERISHES DHE ILIR Metes ok

  16. sadi says:

    Nuk po i rruhet kujt se a do shkarkohet meta, pyetja per te gjithe Shqiptaret eshte kur do futet brenda bashke me bishen qe ka ne shpi me pasurine qe perfitoje i jati ne ferme ku punonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje