Grida Duma: Pse është vonuar rruga që PD të ishte në pushtet. Demokratët janë të prapambetur

20 Tetor 2019, 20:55Politika TEMA

Anëtarja e kryesisë së Partisë demokratike Grida Duma, e ftuar në Provokacija me Mustafa Nanon, ka folur për librin më të ri të saj “Koha për Politikë”, teksa shprehu bindjet e saj në lidhje me politikën shqiptare.

Politika shqiptare, sipas Dumës nuk po bën politikë, ndërsa shtoi se largimi i shqiptarëve që i përkasin shtresës së mesme, nga Shqipëria është një humbje e madhe dhe se ikja e këtij kontingjenti penalizon më tepër vetë opozitën.

Ndër të tjera Duma u shpreh se sot besimi tek partia ka rënë më shumë se asnjëherë tjetër.

“Unë kam përshtypjen që kemi në një pikë tjetër, që shoqëria po i izolon, po i përjashton. Është në momentin më të keq kredibiliteti i politikës në Shqipëri, në pikun e saj më të ulët dhe besimi te politika ka shkuar vetëm në kuotat e besimit vetëm nga anëtarësia e vet. Është një problem i madh dhe këtë e them me pa diskutim me shqetësim duke theksuar edhe kritikën, domethënë duke qënë me tepër vet kritike sesa duhet por besoj nuk na bën keq kjo”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës Nano i ka kujtuar Grida Dumës një shprehje që i kishte thënë më herët, teksa tregonte sesi arrinte t’i dallonte qytetarët që janë me PS dhe ata që janë me PD.

“Sikur të më kërkonin mua të përkufizoja në mënyrë pexhorative militantët e partive unë do thoja se socialistët janë të korruptuar, demokratët janë të prapambetur”, u shpreh Nano.

“Partia Demokratike ka pasur një sfidë sfilitëse për të marrë pushtetin dhe për të fituar, sepse bashkonte të gjithë pakënaqësitë e gjithë sistemit komunist, jo shtresa sociale.

Mendoni që bashkonte të varfrin e zonave rurale, bashkonte pronarin, bashkonte të persekutuarin politik, bashkonte shtresa dhe klasa sociale që nuk puqen diku me njëra-tjetrën dhe mendoni sa e vështirë është ti bësh këta bashkë kundrejt homogjenitetit të Partisë Socialiste që e trashëgoj shtresën e mesme në shoqëri.

Në këtë kuptim, bashkimi i këtyre interesave dhe nevojave kërkonte një mjeshtëri politike për tu mbajtur bashkë sepse është krejt e pamundur, diku duhet të jesh më tepër sesa meritokrat, populist, diku duhet të jesh thelbësisht meritokrat dhe të japësh drejtësi hisotrike siç janë pronarët dhe të persekutuarit politik, diku tjetër duhet të japësh mirëqënie nga bazamenti.

Të bësh bashkë këto kërkon me të vërtetë mjeshtëri politike. Dhe ky konfliktualitet shtresash, padyshim që e ka vonuar rrugën e shpeshtë dhe më shpesh që duhej të ishte Partia Demokratike në pushtet”, u shpreh ajo.

 

 

7 komente në “Grida Duma: Pse është vonuar rruga që PD të ishte në pushtet. Demokratët janë të prapambetur”

  1. tori says:

    Jo Grida jo.PD eshte krejtesisht e paafte e jo te vonuar

  2. PREJ BORDELLOS SHKOHET NE HAREM

    PUSHTETI I RRUGES KA SHUME KOSTO
    PSH – AIDS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. ana says:

    Kulmi, kur i pa moralshmi te ben moral. Hapu dhe hapu.

  4. LULJA says:

    M. NANO PO PREDIKON SI DESHMITARET E JEHOVAIT KU UJKU DHE QINGJI FLEJNE BASHKE.
    SHQIPERIA ESHTE E MAJTE PER ARESYE QE DIHEN MUNGESA E SYSTEMIT BORGJEZE KALIMI NE TE ASHTUQUAJTUR KOMUNIZEM.
    PJESA ME E MADHE JANE PA PRONA I VETMI SYSTÈME SOCIALE PROTECTEUR ESHTE AI I MAJTE
    TE VOTOSHE TE DJATHTEN NE SHQIPERI ESHTE TI NGULESH THIKEN VETES.
    U VOTUA NE FILLIM E DJATHTA ME SHUME PER INERCI TANI GJERAT JANE CLARIFIÉ

  5. Mashkullori says:

    PD per hir te votave,mblodhi dhe te pabreket.Njesoj si paria komuniste e mbasluftes,e cila kete kategori sociale antarsoj.Por partija komuniste kishte te drejte,sepse mbrojti interest e tyre.Ju mori pronat pronareve, token ja dha fukarajt me reformen dhe punishtet I shtetezoj.
    Krejt gabim verpoj PD.Ajo pronen nuk ja dha te zot,beri nje reforme alla komuniste,ja u shperndau perseri popullit fukara,por la me gisht ne goje shresen e djathte,duke mos ju kthyer asgje ne natyre prej pronave te tyre,por I quajti dhe vazhdon t’i quaje ish pronare…
    Perfundimisht:
    PD,eshte me e majte se PS.
    PS,me perkrahjen e biznesmeneve eshte me e djathte se PD-ja.
    Shkurt hesapi,ne Shqiperi nuk votohet nga programet,ne se ka te tille,qe te dallojne njeren force nga tjetra,por votohet qorazi,votohet per emrin e partive,per simpati personale te drejtuesve te partive,apo per inat te dikujt te forces tjeter…
    Jane keto arsyet qe akoma ne Shqiperi hane buke keto parti,te cilat vetem e kane cvatur,kete popull dhe nuk po I celin asnje perspective zhvillimi e perparimi…
    Duhen forca te reja,te majta e te djathta,me programme te qarta e te dallueshme nga njera tjetra.Une e kuptoj se dallimet jane ngushtuar shume,por ka ende pika qe i dallojne nga njera tjetra dhe me kryesoret jane ceshtja e pronave dhe taksave dhe tatimeve…

  6. ILIRET says:

    Ku dallohen demokratet nga socialistet.
    Demokrat jane te varferit qe s,kane buke te hane, te prapambetur dhe pa arsim. Pra shtresat e majta.
    Socialistet jane te arsimuar, jetojne me mire dhe i detgojne femijet ne shkolla te larta. Shtresat e mesme. Keta po largohen jashte shtetit. Nuk e di pse bertet Basha kunder emigrimit. Largimi i shtreses se mesme nga Shqiperia, do te thote largim i votuesve te PS.

  7. fati says:

    Me putana ne drejtim pd nuk merr kurre pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje