Kush përdor qese plastike gjobë nga 30 mijë- 100 mijë lekë, masat në projektligjin e ri

22 Tetor 2019, 15:53Sociale TEMA

Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin  qeseve plastike duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre. Një draft ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji. Konkretisht në draft në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.

“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë” thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë.

Draft ligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë.

Kështu dispozitat kalimtare sanksionojnë që subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

“Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerr aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29 të këtij Ligji” thuhet në draft. (monitor)

4 komente në “Kush përdor qese plastike gjobë nga 30 mijë- 100 mijë lekë, masat në projektligjin e ri”

  1. Zosi says:

    Po plerat si do i hudhim zotrote, apo do vish te na i marrish te shpia

  2. allahile ,
    tash duhet me e qit Puron ashtusi e ka ba nana

  3. Otto says:

    Po cila eshte alternative e plastikes.
    Po plehrat si do ti hedhin njerezit cfare do te perdorin?

  4. Otto says:

    Bejne ligje dhe ignorantet.Na jepni shembell nje shtet qe ka aplikuar kete ligj.
    Apo njerezit do te hedhin plehrat nga dritare dhe ballkonet e pallateve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje