Emërimi i Besnik Muçit anëtar në Gjykatën Kushtetuese, për avokatin Spartak Ngjela është një tentativë e dëshpëruar e presidentit Ilir Meta për të bllokuar shkarkimin.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit mes 4 kandidatëve zgjodhi Besnik Muçin për në Kushtetuese, ndonëse ky i fundit nuk i ka mbyllur ende hesapet me vetingun.
Kjo lëvizje e Metës dha sinjale se ai po tenton të bllokojë gjykatën, në mënyrë që të zvarrisë procesin e shkarkimit të tij.
Por sipas avokatit, kjo është një lëvizje e dështuar, pasi shkarkimin e Metës nga posti i presidentit e ka në dorë SHBA dhe anëtarët e rinj janë pro forcave amerikane. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se Meta duhet të dorëzojë pasurinë që ka vënë gjatë këtyre viteve dhe të mos tentojë asnjë lëvizje tjetër.
“Ai është në hall. Ai kërkon të shpëtojë shkarkimin përmes gjykatës, por e ka të kotë. Shkarkimi i Metës drejtohet nga të huajt dhe jo Muçi të shkoj atje, por të gjithë të shkojnë është ekspertizë ndërkombëtare.
Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e Metës sepse ka qenë një forcë antiamerikane dhe tani ka frikë. Kujton se mund tia hedhë me këta që merr, po kush guxon ta shkelë ligjin nga këta gjyqtarë. Amerika e ka në dorë Muçin se nëse ai e luan bishtin e kalon në veting.
Askush nuk mund të bëjë më lëvizje kundër Shqipërisë. Meta ka marrë rrugët dhe bën mirë të dorëzojë atë pasurinë dhe mos bëjë më nga këto lëvizje”, u shpreh avokati në reagim për gazetën.
Po ashtu, nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela komentoi edhe prapaskenat që fshihen pas “JO” të Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ngjelës, Serbia, Rusia dhe së fundmi edhe Franca po synojnë ta orientojnë Shqipërinë drejt Lindjes dhe ta largojnë nga Europa dhe politikat amerikane.
“Asnjëherë serbët nuk janë njohur për brilancë mendjesh politike. Presidenti francez, si përherë edhe kësaj radhe, besoi në përrallat serbe dhe ia dha mundësinë Serbisë dhe Rusisë për të qenë kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor.
Kurse Uashingtoni u ndie i fyer, ai po kërkon me ngulm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë anëtare të Bashkimit Europian.
Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor, sepse, për afrimin e jashtëzakonshëm që po ka politika amerikane me Shqipërinë, Franca, Spanja dhe Holanda ndihen shumë keq.
Një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, 97 për qind proamerikane, i shqetëson këto vende për të ardhmen e afërt, asnjë francez nacionalist i vjetër nuk e pranon dot fuqinë amerikane në shkencë, në ligj dhe në ide”, tha Ngjela.
Sipas avokatit, shqetësim është edhe reagimi i opozitës shqiptare, e cila u duk se u kënaq nga mos-hapja e negociatave. Ngjela thekson se pikërisht të korruptuarit janë gëzuar nga ky vendim pasi i tremben drejtësisë së re.
“E patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për moshapjen e negociatave për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë, me Beogradin do ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri?!
Në fakt, janë të falimentuar dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale, prandaj shpresojnë.
Realisht, janë të trembur. I tremburi nuk sheh dot larg këmbëve të tija. Kjo është arsyeja fëminore e gëzimit opozitar. Jeta është e shkurtër për të gjithë, por për të tremburin, ankthi është absolut.
Të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion”, tha Ngjela.
Taku .Ne shume diskutime e debate ke thene aq shume te verteta sa nuk po shohim te behet ndonje mbrekulli . Me ngjajne si akuzat e Izetit ndaj krimeve teBerishes . Je shume opptimiste por mesa shohe e degjoje jo metes por te gjithve borgjezve qe jane majmur me djersen e popullit do tju rruajm koq….. Ky sistem qe ngritem ne shqiptaret do ti pillte keto qe ti artikulon cdo dite .Po u denuan borgjezet bie sistemi i dashur Taku .Ze ne goje Ameriken dhe Evropen qe do na shpetoje por harron e gomarin e nxjerr i zoti nga balta .Te pakten keshtu na kane thene te pater tane dhe une jame ne te .Duhet te ngrihen delet e tu bejne kakerdhi politikanve ndryshe do lodhemi se thene e ster thene te njejtat gjera
TAKU KUJDES SE PO TE KAPI MERO GELBAZA KELLIRA KA PER TA FUTUR KARIN NE BYTH DHE KOQET NE GOJE ,KURSE PO TE KAPI CARLO BOLINO KA PER TA FUTUR LLAPEN NE BYTH ME QIME E MUT
Vetem arrestimi Bijve te Djallit
saleh berishit ,
ilyer muta pseudopresident ,
lylzim bashah terrorist islamik ,furitor i shtetit te ISISme gra e femije shqiptare
etj
do ishte Sinjali i pare te dertimit te Drejtesise ne Shqiperi .
Duan Te Fortet te mbajne Premtimet e bejne .
Pertndryshe populli shqipttarre duhet te heq vet nga qarkullimi dhe rrembej pasurite Bijve te adoptuar
te Satanit berishit bash muta
Po leri ore Francën dhe tjerët, ju duhet të luftoni me hajdutët, korruptuarit dhe mafjozët që keni në krah në emisionet tv Ku flisni pa pasoja.
NGJELA PO SHPRESON SHUME .AVOKAT,TE KESHE FRIKE ESHTE NORMALE ,SE FRIKE KEMI TE GJITHE.PORE KURE TE FILLON PANIKU ,ATHERE SI QE DO TE THEMI QE AMERIKA PO BENE DICKA PER TE KORRUPTUARIT. NE KETE MOMENTE POLITIKANET SHQIPTARE PYESIN VETEN ,PSE NA KA HYRE PANIKU??????? UNE NUKE PO SHOHE ASGJE DERI TANI ,KUSHEDI JAME I GABUAR ,PORE KURE DEGJON KETA POLITIKANE QE BEJNE PRESION ME FJALET :A E DINI JU ,SE KUSHE JAME UNE?PRA ME PAKE FJALE AVOKAT JEMI NE VENDE NUMRO .IKEN 30 VJETE ME TE TILLA PERRALLA.
SHENDET AVOKAT NGJELA.