U tentua të eleminohej, flet avokati i Izet Haxhisë: Asgjë nuk u sajua, pa u arrestuar Sali Berisha ky vend nuk gjen drejtësi!

22 Tetor 2019, 13:01Politika TEMA

 Avokati i truprojës së ish-kryeministrit Berisha, Izet Haxhisë  ka folur mbi zhvillimet e fundit të çështjes së nxehtë” dhe ka sqaruar njëherë e mirë aksidentin e ndodhur disa ditë më parë.

Tentativa për eleminimin e ish- truprojës u përgenjeshtrua nga drejtori i burgjeve Agim Ismaili dhe ka dyshime nëse ajo ka ndodhur vërtet apo bëhet fjalë për një sajesë të mundshme. Në një intevistë për gazetën “Dita”, avokati Idajet Beqiri ka hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar gjatë se kjo ishte diçka e sajuar.

“Gabohen ata që mendojnë apo besojnë se incidenti, domethënë aksidenti, nuk ka ndodhur. E vërtetë është se ai aksident ishte i mirëpërgatitur dhe ndodhi”, shprehet Beqiri.

I pyetur nëse ka ndërmarrë hapa të tjetër në favor të mbrojtjes ligjore të klientit Izet Haxhisë avokati deklaron:

“Natyrisht. Kjo është detyra ime, duke parë shkallën e lartë të rrezikshmërisë në të cilën ndodhet klienti im.

Izet Haxhia aktualisht është një nga personat më të rëndësishëm nën hetim, gjyqi ndaj të cilit pritet të zbulojë dhe të zbërthejë shumë enigma të një prej periudhave më të errëta të tranzicionit shqiptar.

Përgjatë asaj periudhe që Izeti deponon dhe denoncon janë kryer disa nga krimet më të rënda në historinë e Shqipërisë.

Prandaj dhe Izeti është një person shumë i rëndësishëm dhe qime doemos kërkon një trajtim special nga shteti. Unë ju kam treguar se Izet Haxhia akuzon Sali Berishën përmë shumë se 23 krime.

Kanë shkuar në 30 akuzat e Izetit kundër Saliut. Si avokat i Izetit, pasi e kam mësuar në detaje gjithë historinë e klienrir rim, deklaroj me përgjegjësi të plotë se Izeti është i pafajshëm.

Vendin e Izetit në burg duhet ta zerë Sali Berisha. Unë jam jurist dhe e nuk ngurroj ta them publikisht se pa u arrestuar Sali Berisha nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi në këtë vend”.

7 komente në “U tentua të eleminohej, flet avokati i Izet Haxhisë: Asgjë nuk u sajua, pa u arrestuar Sali Berisha ky vend nuk gjen drejtësi!”

  1. Tarasi says:

    pak dhe sakte

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ke shume te drejte..!!

  3. Muli says:

    Strumbullari i gjithë të këqijave në vendin tonë është sali krimineli. Ai akoma ka në arkivën e vetë dosjet e të gjithë hajdutëve më dhe pa kollare në vendin tonë dhe i nxjerr ato nga arkiva sa herë ja do perversiteti i tij kriminal. A i keni parë se kushdo që fletë për të në televizion, gëlltitet përpara se ti përmend emrin, apo e rregullojnë llafin gjithë kohës vetëm mos egërsojnë kriminelin. Vetëm filloni tja nxirrni krimet halesë sali dhe do shihni që Ruso, serbo,francezët do e qërojnë vetë.

  4. Cobo rrapushi says:

    Berisha asht nona e krimit, or plak. Kjo dihet.

  5. Pellazgos says:

    Sa kane shkuar accusat zoti Be-qire,vetem 30te?
    Cfare kuptimi ka te denosh Berishen,Meten,Ramen,Bashen apo ministra dhe deputete te tjere kur femijte e tyre mbaruan shkollat neper Universitetet me te mira te botes.
    Ata misionin e kane mbaruar i prinder “te mire”.
    “Sacrificuan per femijte e tyre me parate e popullit dhe sikur “Vetingu” ti denoje me burg “te perjetshem” tani qe jane ne te 70tat,nuk ka fare asnje kuptim per mua dhe besoj per llogjiken e popullit.
    Ky vend nuk duhej te futej ne Nato apo ne Organizata te tjera pa u hapur Dosjet.
    Ky veprim do ishte hapi I pare qe do tregonte respekt dhe ndershmeri per krimet e komunizmit dhe do pengonte keta qe i kane duart me gjak dhe vazhdojne te na komandojne dhe pine gjakun.
    Duket se ata qe vleresonin “Burre State” nje njeri kriminel qe e dinin shume mire Biografine e Tij,tallin mender by……en me popullin tone te vuajture.
    Bile qe nga krijimi i Tij qe kemi qene nje vend Islamik i sapo “ndare” nga Perandoria famekeqe Osmane.
    Dhe kjo dihet pse u be.
    Kunder nje Kombi te Lashte qe Glezos thote kemi te njejteit Heronj.te njejten histori.
    Por hajde tu mbushesh “mendjen “ pocaqive qe nga nje ane e deklarojne qe ne “historine e tyre” shkaterrimtare ishte Tur-qia dhe nga ana tjeter e kane kthyer kete vend historik ne ne vend qe mesohet gjuha e tyre.
    Sa “krenari”!

  6. am says:

    Berisha është nona , po nona ka pjellë goxha kalamaj.

  7. altin says:

    Ky Idajeti eshte ai qe ka pas rraf Izeti dikur, duke marre edhe denim nga gjykata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje