VIDEO: Nuk i bindet urdhrave, policët amerikanë qëllojnë për vdekje 57 vjeçarin

22 Tetor 2019, 13:19Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur policët amerikanë qëllojnë me armë një burrë.

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane në Albuquerque, kanë filmuar momentin kur autoritetet e sigurisë qëllojnë për vdekje burrin i cili tenton të kap pistoletën e tij.

Roger Schafer, 57-vjeç, është vrarë nga të shtënat në gusht të këtij viti, kur polici iu përgjigj telefonatës se një burrë po mbante në dorë një armë dhe kërcënonte kalimtarët.

Kamerat kanë filmuar policët duke e urdhëruar Schaferin të ngrinte duart lart dhe t’i mbajë sa më larg brezit. Por, ai nuk i bindet urdhrave të tyre, përkundrazi fillon t’i shajë.

Dhe në momentin që ai afron duart në bel, policët e qëllojnë duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi iu afruan viktimës, policët i gjetën një pistoletë 9 mm. (TemA)

3 komente në “VIDEO: Nuk i bindet urdhrave, policët amerikanë qëllojnë për vdekje 57 vjeçarin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Jo po tallemi..

  2. Call of Duty says:

    Kjo duhet të jetë policia që duam me kriminelët. Kështu të ndodh në USA, kur të duket vetja i fortë.

  3. Jo po jemi ne Shqiperi ku shpellaret noka ndoka e cuni fahriut tall bythen me policin e me popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje