Muajin e ardhshëm mbush 84 vjeç, por nuk do t’ia dijë fare. Dickie Borthwick nuk ka ndërmend që të ndërpresë pasionin më të madh të jetës së tij, futbollin.
Lojtari më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar ndihet në formë dhe dëshiron të luajë përsëri, edhe pse momentalisht ka mbetur pa skuadër.
“Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për të luajtur, dua patjetër të luaj”, thotë ai për mediat britanike. “Do të jap 100% në fushë. Jam i fortë si shkëmb dhe e dua këtë lojë”.
Për t’u mbajtur në formë, veterani stërvitet në oborrin e shtëpisë së tij. Gjatë karrierës së tij, “Tanku”, siç e thërrasin me dashamirësi, ka shënuar 400 gola.