Janë zbuluar detaje të tjera nga historia tragjike e vdekjes së 39 personave në pjesën e prapme të një kamioni në Britani.
Një 26 vjeçare vietnameze e identifikuar si Pham Thi Tra My, e cila gjendej brenda në kontenier i dërgoi nënës së saj një seri mesazhesh duke i thënë asaj se po vdiste sepse nuk mund të merrte frymë.
Në mesazhet me tekst të dërguar në 10:28 pasdite rreth kohës kur kontejneri i kamionëve ishte duke udhëtuar nga Belgjika për në Britani – Pham Thi Tra i tha nënës së saj:
“Më vjen keq mamaja. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë.”
Nëna e Tra My tha se vajza e saj kishte udhëtuar në Kinë kështu që ajo mund të udhëtonte më pas në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë.
Vietnamezja mendohet të jetë në mesin e tetë grave dhe 31 burrave që u zbuluan të vdekur brenda kontejnerit të kamionit të mërkurën në mëngjes. (TemA)
Meerreni kete zotni dhe shetiteni ne Kavaje dhe Elbasan, mbase vjen ne vehte.Ky si paraardhesi vetem budallalleqe flet, nuk e shikon ky se cfare behet ne Europe.Shiko o debil se ti ke celsat e kashtes.Nje pordhe ben Franca ose Hollanda dhe ti si ambasador dhitesh ne brek.Shko bej shurren ne Bruksel dhe kthehu ne Tirane.Mashtrues ordinar
undefined
Ky Miku , ose ka qene i dehur , ose eshte idiot . Po çfare kuptimi ka komenti yt , a i vrare ?
Por a eshte jeta ne Britani vertet me e mire se ne Vietnam apo Shqiperi? Kur shume Britanik marrin rruget neper bote per te punuar dhe jetuar ne vende ku mund te jene me prane natyres, ne nje klime me te pershtatshme per njeriun, me autentike, me njerezore dhe larg streseve te mbi-industrializimit dhe smogut, Ku punetoret duhet te punojne tre jete per te paguar nje vendbanim. Ku jeta shoqerore eshte minimizuar ne maksimum.
Nuk eshte ikja zgjidhja por lufta per ta bere jeten atje tek je me te frutshme me te lumtur. Shqiperia ka nje natyre te mbrekullueshme, nje klime te shkelqyer. Shqiptaret duhet te hapin syte te shikojne sic duhet potencialin e asaj qe kane dhe te sherojne epidemine e semundjes mendore qe i ka kapluar. Semundjes se ndjekurit te nje mirazhi qe nuk ekziston. Isha kete vere ne shqiperi dhe me vinte shume keq kur degjoja te rinjte qe punonin neper hotele e restorante buze detit qe kerkonin vetem te iknin diku ne perendim, skish rendesi se ku. Une qe kam jetuar dekada tashme ne perendim cuditesha se si nuk ishin, sic nuk kam qene vet dikur, ne gjenje te shikonin parajsen qe i rrethonte. Si mund te braktisesh kete parajse per nje vend te ngurte dhe te zymte. Braktisja eshte per dembelet, flas nga eksperienca, qe mendojme se do gjejne me mire por ne fakt kur mberrijme ne destinacion perfundojme duke bere punera qe as kurre nuk na kishte vajtur neper mend ti benim ne atdhe. Nese do te punonim me te njejtat energji dhe pa pretendime e krenari te semure ne atdheun tone sic bejme ne vendet e huaja do ta kishim bere shqiperine 3 here si evropa deri me tani. Eshte shume vone per ca nga ne qe kemi ikur qe te kthehemi dhe te ri-emigrojme, duke e filluar nga e para, kete radhe ne atdhe, por shpresoj qe ata qe vazhdojne te shikojne mirazhe te mesojne kuptimin e fjales MIRAZH dhe te sherohen nga semundja epidemike. Shumica e njerezve duan gjithmone ate qe s’kane pa vleresuar sic duhet ate qe kane. Punoni e kontriboni o njerez atje ku jeni se begatia vjen nga puna. Kopshti i gjitonit eshte me i gjelbert dhe prodhimtar sepse gjitoni e ka punuar ate rregullisht me djerse e zgjuarsi. Nese dhe ti e punon po ashtu kopshtin tend edhe ti do te kesh nje kopesht te gjelber dhe te begate. Pra PUNONI TOKAT TUAJA DHE JINI ME TE MIRE ME NJERI TJETRIN qe te mos detyroheni tu hipni kamioneve dhe te gjeni vdekjen ne kulmin e rinise nga asfiksimi prej trafikanteve qe pasurohen nga gjaku juaj.
Fiks
U prehtë në paqe!
Po si tja bëjmë ne shqiptarët që ka 30 vjet që vdesim si miza nëpër kamionë e gomone dhe tani po thonë që duan të na vijnë këtu e të na shfarosin për fare me ndihmën e serbëve?!
Patjetër që nuk kanë mendere as vetë dhe sigurisht as komshinjtë tanë pabuksa por sdo ishte keq që të mos ngjiteshim më vetë si miza pas mutit për dy pare të qelbura po të rrijmë e të ndërtojmë shtëpinë tonë…
Të paktën ta provojmë… vetëm njëherë…
Bravo Atdhetar! Ke shkruar një pamflet.