Neymar largohet nga PSG verën e ardhshme

25 Tetor 2019, 17:12Sport TEMA

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Neymar dhe PSG dhe duket se pas dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga klubi francez vjen episodi i radhës.

Sipas “Le Parisien”, klubi do ta kishte vlerësuar rinovimin “yllit”, por tani negociatat janë ngadalësuar.

Leonardo ishte gati të niste kontaktet për rinovimin e kontratës me O’Ney, por dëmtimi i fundit i 27-vjeçarit, që do ta mbajë 4 javë pushim, e ka detyruar klubin parizien të dyshojë.

Kontrata e Neymarit përfundon në vitin 2022, por te PSG janë dyshues nëse me të vërtetë ia vlen të vësh bast për një lojtar, i cili, përveç se ka shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar, ka gjysmën e ndeshjeve që nuk luan që kur mbërriti nga Barcelona, për shkak të dëmtimeve dhe sanksioneve të klubit.

Nëse këtij realiteti i bashkëngjitet rritja e madhe e Kylian Mbappé, rreth të cilit është projektuar e ardhmja, largimi i Neymarit verën e ardhshme duket i pashmangshëm.

“Le Parisien” kujton një rregull të FIFA-s që ka të bëjë me futbollistët e mitur vegjël se 28 vjeç, sipas të cilit Neymar mund të larohet në një klub jashtë Ligue 1, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e tij.

Sipas këtij skenari, në bazë të përllogaritjeve braziliani do të paguante një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.

1 komente në “Neymar largohet nga PSG verën e ardhshme”

  1. sportedashesi says:

    Neimar nuk do te luaj me ne nje ekip qe jo vetem qe i prishi emrin por qe e dembelosi si futbollist!Faji ndoshta i takon edhe mendjelehtesise se tij .Neimar qe kur ka shkuar tek PSG ka bere plot 370 dite pushime!E thene ndryshe eshte pensionisti me i paguar !Ai ka bere si vetja edheMbapene qe po luan si ai ka marre tekat e atij dhe edhe ai mbani mend kur te kerkoje te iki nga PSG duke kapur shifren rekord te shitjes!Leonardo eshte spesialist per kesisoj punesh !Sezoni qe vjen do te nxjerre shume te papara tek ky ekip qe tashme perfundimisht e ka hequr objektivin per kup Europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje