“AS” e bën të sigurt: Mourinho po pret Realin

25 Tetor 2019, 15:05Sport TEMA

Pasi refuzoi të merrte drejtimin e Borussias së Dortmundit, José Mourinho shpreson që t’i ofrohet pankina e Real Madridit.

Pas eksperiencës së fundit te Manchester United, në vitin 2018, trajneri 56-vjeçar i lindur në Setubal e që gjatë kësaj kohë ka bashkëpunuar me televizione të ndryshme nga Mbretëria e Bashkuar në Rusi, “e ka vendosur tashmë se ku do të shkojë.

Gjithçka është organizuar dhe vendosur.” E bën të sigurt këtë lëvizje e përditshmja spanjolle “AS”, që shkon edhe më tej.

“Është vendosur edhe stafi personal i trajnerit, mungon vetëm data e fillimit të punës. Mourinho po pret Real Madridin.”

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, interesimi për portugezin është pranuar edhe nga disa drejtues të Realit, por ka të tjetër që e mohojnë këtë.

Ndërkohe, burime pranë Mourinhos konfirmojnë atë që ka shkruar AS. “Çështja nuk është nëse Mourihno do të shkojë në Madrid, por kur do të ndodhë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje