Refik Halili ja beson Julian Ahmatajt drejtimin e Tiranës

25 Tetor 2019, 15:42Sport TEMA

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës.

Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili.

Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist.

Ahamatj zëvendëson në këtë detyrë Ardian Memën që u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje