Procesi i shkarkimit të Metës, ish-presidenti Alfred Moisiu: Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme

25 Tetor 2019, 20:09Politika TEMA

Për ish-presidentin e Republikës Alfred Moisiu përpjekjet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk përbëjnë asgjë të jashtëzakonshme.

I pyetur nga “Report tv” për këtë proces, Moisiu tha se nuk shikon asgjë të keqe në faktin që politika kërkon shkarkimin e një zyrtari.

“Sigurisht nuk është mirë të ndodhin këto gjëra por Kushtetuta parashikon rrugëzgjidhje. 

Bazuar dhe në opinionin e Venecias, çështja duhet të ecë në rrugë Kushtetuese dhe institucionale por siç e dimë ne na mungon një Gjykatë Kushtetuese, përpjekjet po bëhen që Gjykata të jetë por kjo është faza e fundit.

 Nuk ka asgjë të keqe që politika, referuar në Kushtetutë të kërkojë shkarkimin e një zyrtari.

 Puna vazhdon. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Demokracia kështu e ka, të jep pushtetin pastaj të kërkon llogari”, shprehet Moisiu.

Ish-presidenti i Republikës foli edhe për krizën politike në vend, duke shpresuar se reformat do sjellin ndryshimin e klasës politike.

“Politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin. Shpresoj që reformat që po bëhen të pastrojnë klasën politike shqiptare nga personat e pavlefshëm”, tha ish-presidenti, pas konferencës për Samitin për Paqe në Evropën Juglindore që qëllim kryesor ka paqen dhe sigurinë në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje