Të akuzuarit: Nuk jemi “agjentë të Iranit”, terroriste është MEK, jo ne

25 Tetor 2019, 18:21Kronika TEMA

Pas njoftimit të policisë se arrestoi një “celulë terroriste” që po përgatiste sulme në Shqipëri, reaguan edhe përfaqësues të opozitës iraniane, MEK, të strehuar në Shqipëri.

Këta deklaruan të enjten se në vendin tonë gjenden edhe persona të tjerë, të cilët, sipas tyre, janë “agjentë të regjimit të Iranit” dhe “duhen arrestuar dhe përzënë nga Shqipëria”.

Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, bëri publik edhe emrat e këtyre përsonave, që ishin: Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), dhe Rrahman Modammad.

Ai shtoi se ata gjendeshin në Shqipëri, por theksoi se nuk e dinte ekzaktësisht se ku.

Këta tre persona, shprehen ndërkohë se jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi dhe pune të dhëna nga Ministria e Brendshme.

MEK i akuzon këta si terroristë por të akuzuarit thonë se terroristët janë vetë MEK. Madje shtojnë se janë “dëshmitarë të masakrave” që kanë kryer ata, sipas këtyre.

A mund të më thoni emrin?

Emri im është Abdurrahman Muhamedian dhe kam qenë ish-anëtar i muxhahedinëve, unë u ndava nga kjo organizatë dy-tre vjet më parë dhe unë jetoj jetën time në Tiranë.

Po miqtë tuaj?

Edhe miqtë e mi e lanë organizatën dhe jetojnë jetën e tyre personale dhe nuk duan asnjë lidhje me këtë organizatë, sepse nuk shohim ndonjë gjë në këtë organizatë. Ne e bëmë këtë akt dhe nuk dimë më asgjë lidhur me këtë organizatë. Kjo nuk është organizatë e mirë, humanitare, por një organizatë terroriste. Siç e dini, emri i kësaj organizate ishte në listën e zezë, në listën amerikane si terroriste, ishte në listën e zezë të OKB-së, edhe në listën e zezë të Anglisë, në listën e zezë kanadeze, ishte terroriste dhe kanë bërë disa akte në Iran si organizatë terroriste.  Kjo është organizatë terroriste dhe ne kemi njohuri për këtë, kjo organizatë bëri gjëra të gabuara ndaj popullit iranian dhe vranë gjykatës në Irak, gjyqtarë irakianë, bënë masakra, ne i pamë dhe jemi dëshmitarë. Kjo organizatë ka frikë se ne mund të flasim për këto.

A jeni ju të lidhur me qeverinë e Iranit?

Jo, ne nuk mbështesim askënd, asnjë palë, ne jetojmë jetët tona personale dhe nuk duam asnjë problem me askënd, por kjo organizatë nuk na do neve në këtë vend sepse ne jetojmë si njerëz të lirë dhe ata nuk duan që ne të jetojmë këtu, sepse njerëz të tjerë brenda organizatës na shohin neve si njerëz të lirë dhe ndoshta duan të dalin jashtë dhe na bëjnë neve presion që ta lëmë këtë vend sepse nuk është mirë për ata.

Pse e latë MEK-un?

Sepse kjo organizatë nuk është e mirë, ne menduam se ishte organizatë e mirë për popullin iranian, por ne i dimë gjatë këtyre viteve gjërat e këqija që kanë bërë kundër popullit iranian, u larguam dhe presioni në marrëdhëniet në këtë organizatë nuk është i mirë…

A keni leje nga qeveria shqiptare që të jetoni jashtë kampit?

-Po, kemi lejen dhe çdo vit e rinovojmë dhe…

Kush ua dha lejen?

Ministria e brendshme, ministria e brendshme na dha leje pune dhe leje qëndrimi. Ne jemi të ligjshëm, jetojmë legalisht në Tiranë, në këtë vend, nuk kemi bërë ndonjë kundër ligjit, i pranojmë ligjet në këtë vend dhe jetojmë jetët tona personale. (AbcNews)

3 komente në “Të akuzuarit: Nuk jemi “agjentë të Iranit”, terroriste është MEK, jo ne”

  1. Asnje nuk na i di per nder per riskun qe mori shqiperia me moxhahedinet says:

    MEK ose Muxhahedine nuk kane pune ne vendin tone, mjaft halle te tjera kemi. Keta jane iranian dhe jane problem i brendshem i Iranit, ashtu sic jane gulenistet turq dhe qe i perkasin Turqise. Le ti zgjidhin vet problemet e tyre.
    Nuk ka arsye te riskojme ne.
    Pranuam me mijra moxhahedine dhe asnje nuk na i diti per nder. As BE dhe as USA.
    A ka me pabesi te BE -se kundrejt nesh dhe MV ?
    Nuk eshte vetem Franca, zanafilla eshte gjermania me gjoja kushtet qe nenkuptonin qe ne fillim JO.
    Pjesa tjeter ishte si film komik i vet BE -se, qe vazhdon tallet ne ne.

  2. Detari says:

    me pak fjale, mijera xhihadista nga irani i pruren ketu dhe i lan te lire.

    vazhdon shpopullimi i Arberise me muslimane nga azia…

  3. Atdhetari says:

    Te zhduken nga shqiperia kto muta se po na sjellin probleme dhe bashke me kto turqit erdoganistat dhe gylenistat se na cane trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje