Erdogan kërcënon kurdët dhe Europën: Afat deri të martën për t’u larguar nga kufiri Turqi-Siri

27 Tetor 2019, 14:09Rajoni TEMA

Presidenti turk Erdoan nuk ul aspak tonet dhe premton një luftë pa dallim kundër militantëve kurdë të cilët i konsideron si terroristë. Erdogan kërcënoi se nëse kurdët nuk do të tërhiqen brenda së martës nga rripi neutral prej 30 kilometrash në kufi me Turqinë, do të ketë sërish luftë.

Por paralajmërimet e tij janë dhe për Europën. Ai u shpreh se nëse terroristët vazhdojnë të çojnë sulmet e tyre brenda dhe jashtë zonës neutrale, ushtria turke do i ndjekë kudo që të shkojnë.

Dhe nëse projektet e Ankarasë, për rikthimin e dy milionë refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi, nuk do të gjejnë mbështetje, atëherë Turqia do të hapë portat e kampeve të refugjatëve në mënyrë që ata të ikin në Europë.

Pas marrëveshjes së Soçi-t, automjete ushtarake ruse patrullojnë akset kryesore rrugore siriane në kufi me Turqinë. Një gjë e tillë i ka lejuar trupave siriane që të arrijnë më lehtë në zonë. Ministria ruse e Mbrojtjes ndërkohë, kritikoi praninë ushtarake amerikane e cila është përqendruar në zonat ku ndodhen zonat kryesore siriane të naftës

Rusët e cilësojnë si një banditizëm ndërkombëtar, pasi në fillim të muajit Tram vendosi të tërheqë rreth një mijë ushtarë nga veri lindja e Sirisë duke i dhënë dritën jeshile ofensivës ushtarake turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje