FOTOT: Brenda super vilës me 12 dhoma, 21 tualete, kinema dhe një sallë ëmbëlsirash, u shit për... 94 mln $

27 Tetor 2019, 08:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda super vilës me 12 dhoma, 21 tualete, kinema dhe një

Një vilë fantastike në Bel Air, Kaliforni, u shit për 94 milionë dollarë, pasi pronarët bënë një zbritje në çmim prej thuajse 60 milionë dollarësh.

Edhe pse vila fantastike me pamje nga Oqeani Paqësor është një ndër më të bukurat në Kaliforni, ajo qëndronte prej dy vitesh e pashitur, pasi çmimi fillestar ishte 150 milionë dollarë.

Vila ka 12 dhoma, 21 tualate, 3 kuzhina, 5 bare, një kinema, një sallë për bwoling, një fushë tenisi, një pishinë, një pistë helikopterësh dhe një dhomë ëmbëlsirash të mbushur me karamele me vlerë 200 mijë dollarë.

Shtëpia shitet bashkë me një garazh të mbushur me makina të vjetra, një koleksion madhështor me 12 makina, që kushton i vetëm 30 milionë dollarë.

Mes tyre spikasin një makinë Mercedes Von Krieger i vitit 1936, që kushton 15 milionë dollarë, dhe një Pagani Huayra, që kushton 2 milionë dollarë.

1 komente në “FOTOT: Brenda super vilës me 12 dhoma, 21 tualete, kinema dhe një sallë ëmbëlsirash, u shit për… 94 mln $”

  1. Edhe ilir metaj po mendon per ta shitur vilen ne gjiun e lales ne se nuk ja konfiskon spak-u

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje