Shtohen radarët në autostradën "Tiranë-Durrës": Pezullohen 14 patenta në katër orë

27 Tetor 2019, 17:43Kronika TEMA

Policia e Shtetit vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve në akset nacionale. Sipas të dhënave më të fundit, gjatë patrullimit në autostradën Tiranë-Durrës vetëm në 14 orë janë penalizuar 14 drejtues mjetesh të cilëve iu janë pezulluar lejet e drejtimit për shkak të shpejtësisë tej normave, deri në 174 km në orë me të cilin drejtonin automjetin.

“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, për 4 orë 14 patenta të pezulluara,” shprehet Ministria e Brendshme.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale radar e drager, edhe pse gjatë fundjavave janë penalizuar shumë drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avion.

Policia e Shtetit shprehet se shpejtësia 145 km/h deri 174 km/h, rrezikon jetë njerëzish, ndaj apelon drejtuesit e mjeteve të mos nxitojnë, pasi në të kundërt do të mbeten pa patentë.

1 komente në “Shtohen radarët në autostradën “Tiranë-Durrës”: Pezullohen 14 patenta në katër orë”

  1. Xhoni says:

    Falenderoj policine e shtetit per punen e bere , ti jepet fund harbutllekut ne qarkullim, jo vetem ne rrugen Tirane _Durres por edhe brenda qyteteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje