Agim Kajmaku letër Arta Markut: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia, procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time

28 Tetor 2019, 18:49Kronika TEMA

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, i ka dërguar letër kryeprokurorës Arta Marku.

Kajmaku pretendon se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi.

Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.

“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në “Formularin e vetëdeklarimit” të fakteve lidhur me ndonjë masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj personit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë dijenisë time lidhur për fakt të tilla sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit, duke qenë se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time” sqaron Kajmaku.

3 komente në “Agim Kajmaku letër Arta Markut: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia, procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time”

  1. shqip says:

    Çudi ! Te gjithe keta te kapurit e kane shabllon pergjigjen. ” Nuk di gje zoti kuestor, ma hodhen zoti kuestor “. Eshte kombinim i rrezikshem. Kur je shpellar dhe merr edhe nje post, doemos qe do qelbet vendi.

  2. Lani says:

    Sa te medhenj i paske veshet o kryetar??!

  3. Pedro i ri says:

    Turp per PS te perfaqesohet me Injorante te tille. Por ky bashkiak eshte edhe hajdut, sherraxhi, i pa shkolle, keqdashes……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje