Tentativa për përdhunim: Pas darkës i kërkoi të shkonin në hotel, çfarë ndodhi mes të rinjve në Elbasan

28 Tetor 2019, 09:52Kronika TEMA

Një 36-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re me të cilën sapo kishte konsumuar një darkë.

Vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje