Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit që u zhvillua operacioni “Tispol”, në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente.
Janë vendosur 646 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilët janë evidentuar nga shërbimet e kombinuara me punonjës policie civilë. 321 masa u vendosën për mospërdorim të rripit të sigurimit, 578 për parakalime të gabuara, 87 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, 11 për gara shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër prej 2 981 masash administrative janë vendosur për parkime të gabuara e shkelje të tjera.
Policia Rrugore deklaron se do të vijojë kontrollet e shtuara në të gjitha ditët e javës, për mjetet e transportit publik (kryesisht për nxënësit) dhe linjave urbane e interurbane.
Nuk ka më turp se të lëvdohesh me gjobat dhe të arrestuarit që ka bërë policia për qarkullimin rrugor.Duhet gjetur shkaku pse ka kaq shkelje?Isha në Shqipëri dhe sapo hyra në Bilisht.Më ndalon polici dhe më thotë kundravajtje dhe më thoto neni kaq e aq thoto të dalish në komision për heqje patetnte .I them rruga ishte e bllokuar nga policia se kishte ndehsje Bilishti dhe nuk kisha rrugë tjetër ku të kaloja.Më thotë unë nuk di gjë zbatoj tabelën që është ndalim kalimi.I dhamë 10 euro dhe iku menjëherë.Rrugët brenda qytetve ,mungesa e sameforave,rrugët e ngushta tabelat të vendosura kot më kot etj etj dhe policia mburet se na gjobit.Vitin e kaluar sepse gjoja mbrapa nuk kishim vendosur rripat e sigurisë.I dhamë 20 euro dhe ikëm.Me këtë polici që duken mender si çobenë me nje veshje mizerje që ke frikë ti flasësh.Pra shkau është dhe dë jetë gjendja mizerabël e rrugëve dhe semaforëve.Ndërsa në rrugët nacionale duhet me të drejtë dru për ata që nuk binden…
GJOBA MUND TE VINI POR SHKAKUN NUK PO E LUFTONI…..
PERSE NUK KA MASA EKSTREME PER PERDORIMIN E CELULARIT ……
JEMI I VETMI VEND NE EVROPE KU PER PERDORIM CELULARI KA GJOBA PER TE QESHUR….
O QI….VERITARE PERSE FLINI GJUME….
MIRATONI LIGJIN ASHTU SI BETE PER RRYPIN O RRYPA……
A I SHIKONI QE DREJTUSIT E MJETEVE NE MES TE TIRANES GJITH DITEN ME CELULAR NE DORE BILE DHE PERBALLE POLICEVE SE NUK E CAJNE TRAPIN PER 1000 LEK.
ZGJOU O MINISTER LESHI….
MOS SHIKONI VETEM PASOJAT.PO SHKAKUN…