Asteroid pranë Tokës mëngjesin e së martës, astrofizikantët: Nuk ka vend për panik

28 Tetor 2019, 19:05Lifestyle TEMA

Shkencëtarët paralajmërojnë se një asteroid pritet të kalojë shumë pranë Tokës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.

Masa e pasur me hekur dhe elementë të tjerë do të kalojë në një distancë 190 mijë kilometra nga planeti ynë, ose thënë më mirë sa gjysma e hapësirës mes Tokës dhe Hënës. “Një distancë që megjithatë është absolutisht e sigurt”, zbulon astrofizikanti Gianluca Masi.

Një vizitë si kjo vjen pas kalimit të dy asteroidëve 2019 UN8 e 2019 UO8, që kaluan në orbitën e brendshme të Hënës dhe u zbuluan vetëm kur ishin në largim. Asteroidi që pritet të kalojë në orët në vijim quhet 2019 UB8 dhe u zbulua vetëm dy ditë më parë.

Diametri i tij pritet të jetë nga 4.3-9.5 metra, që sipas astrofizikantit Masi, është shumë i vogël në krahasim me atë që shpërtheu në qiellin e Čeljabinsk shkurtin e vitit 2013. Pamje të këtij objekti qiellor mund të kapen vetëm duke përdorur një teleskop me diametër relativisht të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje