Dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE, 'Financial Times': Macron kërkon që vendet aspirantë të anëtarësohen me shumicë të kualifikuar

28 Tetor 2019, 10:35Politika TEMA

Gazeta Financial Times ka publikuar një artikull në lidhje me vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe veton e vendosur nga Franca kundër zgjerimit të BE-së.

Artikulli në fjalë është shkruar nga profesor Zaki Laïdi, i cili është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politike, profesor në universitet dhe ish këshilltar i kryeministrit francez në vitet 2014-2016.

Ai shpjegon në artikull se vetoja e presidentit Macron nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, pra nuk kishte lidhje direkte me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë por lidhet me dy probleme të hershme të BE-së që nuk kanë gjetur zgjidhje që nga vitit 2004.

Profesori shkruan se Franca do t’i paraqesë BE-së dy propozime në mënyrë që të heqë veton kundër zgjerimit.

“Ju thoni se presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një “gabim historik” në veton ndaj hapjes së negociatave të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (në editorialin e datës, 22 tetor). Ju shtoni se do të ishte e preferueshme të pranonit parimin e hapjes së negociatave, ndërsa paralelisht të korrigjohen dobësitë institucionale të këtyre vendeve, të cilat me siguri do të zgjasin një dekadë.

Këto argumente, të cilat kanë avantazhin e sensit të përbashkët, janë gjithsesi shumë të diskutueshme. Në të vërtetë, kundërshtimi francez për hapjen e negociatave në asnjë mënyrë nuk lidhet me vlerësimin e veçantë të vendeve kandidate, por me një problem politik shumë më thelbësor që Evropa nuk ka qenë plotësisht në gjendje ta zgjidhë që nga viti 2004: thellimi i mekanizmave të saj të integrimit politik, në këmbim të zgjerimit.

Pikëpamja franceze është pra krejtësisht e qartë: për sa kohë që Evropa nuk ka shtrirë mekanizmat e integrimit politik thelbësor për përparimin e integrimit evropian, asnjë zgjerim nuk duhet të bëhet.

Për të hequr veton, Franca mund të bëjë propozime konkrete: zëvendësimin e unanimitetit, me votimin e shumicës së kualifikuar në dy fusha kryesore – politikën e jashtme dhe taksimin. Pasi të arrihen këto dy rezultate, nuk do të ketë asnjë arsye për të mos vazhduar procesin e zgjerimit duke mbetur i kujdesshëm, siç u tregua në rastin e Turqisë, të cilën askush nuk e imagjinon të anëtarësohet në BE pavarësisht hapjes së negociatave.

Evropa është një ndërtim politik vullnetar, jo një institucion i krijuar për të promovuar miqësi midis popujve. Pikërisht për këtë shkak nuk kuptohet se është sot në një bllokim”, shkruan eksperti francez.

13 komente në “Dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE, ‘Financial Times’: Macron kërkon që vendet aspirantë të anëtarësohen me shumicë të kualifikuar”

  1. Ceni says:

    Zaki Laïdi – .francez puro, dem baba dem

    1. Raimond vlonjati says:

      Presidenti Macron me kete ide po ndihmon vecanerisht Shqiperine,
      dhe po e nxjerr jashte loje politiken e piste te Greqise ndaj Shqiperise , por dhe ndaj Maqedonise

      Shqiperia tani nuk ka nevoje ti shesi detin Greqise,
      sepse nuk ka rendesi pse kundershton nje apo dy shtete , sepse me kete propozim te President Macron , po votoi shumica nuk merren parasysh pakica 2- apo 3 shtete .

      Ky President Frances po na hep nje ndihme shume te cmuat

  2. historiani says:

    me origjine eshte shqiptar nga mallakastra,por mos e beni per fjale

    1. MALLAKASTRIOTI says:

      po ti nga je nga bishtqeni i lushnjes

      1. pjeter says:

        Hahaha,jo, ai eshte nga guri i gomares.

  3. Floriri says:

    Mirë e ka ky po Europa tani u kujtua per këto dy gjëra tani që na erdhi radha në që kemi tre vjet që na mbani me ganjeshtra. Po pse si beri me përpara dhe me shtetet e tjera po tani u kujtua justifikime prallat e Ali babës.

    1. Tarasi says:

      hahahahhaha epo kur ben dasem fukarai griset daullja…

  4. asnjeansi says:

    E ke mire historiani , eshte e vertete , madje i ati i ketij profesori nga Mallakastra , ishte mik me babane tend , pinin kafen se bashku , edhe arat i leronin sebashku , sepse te dy kishin dy qe’ . Me vone pastaj , i biri i njerit prej tyre u be profesor ne France , tjetri , edhe pse e mbiquante vehten “historian” , nuk ishte tjeter veçse nje rrot cari .

  5. Taraboshi says:

    Mendim per heqien e vetos ekame dhene ne nje komente para nje jave.Pranimi duhette behet me shumice te kualifikuar tevotueseve.Se ne te kundert nuk po permendi veton e Francesdhete 4 shteteve te tjera Qe te mos hapen negociatat Shqiperise dhe MV Por po theksoj veton e Greqise
    ndaj MV qe e beri paqavure Duke nderruar emerin e republikes.heqie permendoresh e shume te tjera Me te ashtuquajturen Marveshje e prespes
    Tani ka filluar lojen me Shqiperine Jo minoriteti Kacifas Ligji i luftes me Shqiperine .varreza greke ne token shqipetare Marveshtja e detit etj. Keto e te tjera argumenta kame shkruar me perpara.Prandaj une e quaj domosdoshmeri qe te hiqet VETOJA ne pranimin e shteteve ne BE Si dhe per tetjera.

  6. vk says:

    Ca karlleku, po ato vendet e kishin shumicen e cilesuar, ky daku vuri veton. Tani thote duhet heq veto, qe te zevendesohet me shumice te cilesuar. Super tallje kari me katunaret.

    1. Llaman says:

      Ky artikull provon se Franca nuk ka pasur problem me dy vendet, por me faktin qe probleme themelore te EU nuk avancojne se dikujt i teket te vere veto. Atehere politika e jashtme dhe taksat-qe me sa duket Franca do te ndryshoje, te mos kushtezohen vecse nga nje shumice e cilesuar. Vetua e Frances eshte nje lloj presioni qe me se shumti vertet e bllokoi Shqiperine sot, por i jep frymemarje neser. ” le te ndryshojme vendimarrjen me shumice te cilesuar” thote Macron, duke dhene shembullin se cmund te beje cdo shtet ne dem te EU.
      Perfyteroni sikur psh zgjedhja e presidentit te kushtezohej nga shumica absolute, dmth miratimi i 140 deputeteve.

  7. Gri says:

    Makron mbrojti vehten, Francen dhe Europen nga nga populizmi i shtuar dhe abrasive! Besoj se aresyetim i artikull shkruesit ka edhe kuptim tjeter!
    Psh Kosova mund te liberalizoj vizat dhe te vijoj me shpejte me shumice te cilesuar! Urban mund ti vene gishtin me shumice te cilesuar! Une besoj tek Makron! Eshte lider! Largepames!

  8. Arben says:

    Po po, doli kundra Amerikes jo shqipris. E ka pa dje zevenc Ambasadoren Amerikane kur tha qe Rusia dhe Kina ska pun me Shqiperin. Dhe Marconit ja kan nxjerr pergjimet duke biseduar me Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje