Vedat Muriqi është duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës, teksa po shkëlqen me fanellën e Fenerbahçes.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, pas startit të mirë me turqit, ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane dhe nëse vazhdon në këtë formë, nuk do të mungojnë as ofertat zyrtare për 26-vjeçarin.
Së fundmi, Muriqi ka folur për mundësinë e tij për të përfaqësuar Turqinë. Ish-futbollisti i Besës e Teutës në Shqipëri ka pranuar interesimin e turqve por që bëhej fjalë për ekipin U 21.
Megjithatë, pasi i mbërriti ftesa nga Kosova nuk kishte shumë për të menduar. “ Unë isha duke u ndjekur nga Kosova, por jo nga ekipi A. Bëhet fjalë për ekipin U-21 të Turqisë, pasi mua më kërkonte trajneri Abdullah Ercan.
Dokumentacioni ishte duke u procesuar, por më pas më erdhi oferta nga ekipi përfaqësues A i Kosovës dhe shkova për të luajtur për vendin tim”, ka theksuar Muriqi për mediat turke.
Sulmuesi është duke reflektuar formën edhe te përfaqësuesja Dardane, e cila beson te aftësitë e tij për të marrë kualifikimin historik në Euro 2020.
DOLI DHE TURKE KY TANI NESER NUK DIHET DO DALI ARABE FARE