Zhbllokohet çështja e "Unazës së Re", shpallet fituesi i tenderit te “Shqiponja”

28 Tetor 2019, 17:23Ekonomia TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë “Salillari” reth një muaj pas vendimit të Komisionit të Prokurimeve Publike për të realizuar punimet e nënkalimit “Shqiponja” në Unazën e Madhe.

Kjo kompani ka ofruar 1.77 miliard lekë për ndërtimin e këtij segmenti nga 2.25 miliard lekë që ishte fondi limit.

Në garë morën pjesë “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”;  “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”;  “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK;  “GENER 2”;  “GJOKA KONSTRUKSION” sha  & “SHANSI INVEST” shpk;  “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe  “VELLEZERIT HYSA” SHPK.

2 komente në “Zhbllokohet çështja e “Unazës së Re”, shpallet fituesi i tenderit te “Shqiponja””

  1. Rruge dhe projekte mesjetare says:

    Pavarsisht se shumica e ketyre kompanive jane me shume probleme, shpresojme te zgjidhet sa me pare ky problem. 1 ore me dal nga tirana.
    Horror deri te rruga kombit, horror deri ne Durres, tmerr te kalosh rrethrrotullimin te Teg qe te shkosh per Elbasan, – a do zgjidhen keto probleme ?
    I eshte dhene perparesi nga cdo qeveri qe cdo rruge te kruqezohet te TEG . Idiotizem , ka kater vjet qe ka mbaruar rruga e re dhe nuk funksionon, ça ben bashkia ?? Apo mjafton qe i dha tenderin Gjikurise

  2. Flamuri says:

    Shyqyr se na dolen thinjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje