FOTOT/ Akuzat e Berishës dhe kompleks i pasanikëve të Tiranës: Njihuni me lagjen ku jeton Lulzim Basha

29 Tetor 2019, 10:17Politika TEMA
FOTOT/ Akuzat e Berishës dhe kompleks i pasanikëve të

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur të jetojë në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, pasi sipas PD, pallati ku banonte deri më tani Basha, ka pësuar dëmtime nga tërmeti i pak javëve më parë.

Familja Basha tani jeton në një vilë dykatëshe të kompleksit ku banojnë pasanikët e kryeqytetit, i njohur edhe si kompleksi i vilave të Papulit.

Biznesmeni në fjalë, ka qenë një ndër më të sulmuarit nga Sali Berisha kur ishte në Kuvend, që nuk linte dalje të tij, pa akuzuar Papuli-Carapulin, si ortak të Edi Ramës.

Nuk dihet se çfarë mendimi ka Berisha tani për të, por me sa duket mëkëmbësi i tij në parti, Lulzim Basha, i ka marrëdhëniet mjaft të mira me të.

Kujtojmë që një vilë aty kushton miliona euro.

Ndërsa të marrësh me qira një vilë në këtë zonë, siç pretendon PD-ja se ka bërë Basha, minimumi duhet të paguash 2 mijë euro në muaj.

Por, Lulzim Basha ka një detyrë të vështirë, atë të rrëzimit të Edi Ramës, dhe për këtë arsye e meriton këtë komoditet dhe luks, pasi duhet të jetë sa më i relaksuar për të përmbushuar misionin e tij!(TemA)

7 komente në “FOTOT/ Akuzat e Berishës dhe kompleks i pasanikëve të Tiranës: Njihuni me lagjen ku jeton Lulzim Basha”

  1. Argati says:

    E ku o luksi ktu??? Basha esh cope mishi po ju te temes jeni bole fare

  2. Komentuesi says:

    Me te vertete nje vend mahnites,vila fantastika.Lum Basha qe do jetoi aty.Te jem si Basha,jap doreheqjen,para plot,jaton si kont.Per ç’fare e do detyren e kryetarit te partise,per telashe dhe strese?

    1. Brezi i djegur says:

      Ne te gjithe boten perendimore te pasurit jane njerez per tu marre shembull se jane me te zotet, ne Shqipri lekun e kane palacot dhe kriminelet.

  3. shoku i klases says:

    Te rroje VEFA ,te rroje vjerri qe vodhi VEFEN,TE rroje dhe pleq e plaka hollandeze me te cilat shkonte zhigoloja Basha …
    Me gjeni nje student qe studjon jashte ,e kur mbaron universitetin ,rezulton me shtepi 500 000 euro…..pervec Bashes!

  4. boston says:

    Mos e gezofte e ka bere me gjakun e atyre qe ka vrare.

  5. shpresa says:

    Vila ordinere mund te besh me ato pare shume me te bukura po skane ku te hedhin lekun

  6. Lalai says:

    Po 13 mil.€ vllai i vet Edushi ja dha…pse jo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje