Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Franca bllokon edhe Kosovën: S’ka liberalizim vizash për ju

29 Tetor 2019, 14:18Rajoni TEMA

Gjasat që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve janë inekzistente. Përveç Gjermanisë, duket se askush tjetër prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mendon se kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, derisa Republika e Kosovës të përmbush kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar ekskluzivisht burime diplomatike në Francë.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë për Express ky burim diplomatik.

Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe potencon se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Franca beson, së bashku me disa shtete anëtare, se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe me vëmendje do të përcjellë zhvillimin në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka shtuar tutje për Express.

Tutje ky zyrtar i lartë ka thënë se puna e bërë deri tani nga institucionet e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme, dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me zbatim të reformave dh zbatim të qëndrueshëm të tyre.

“Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është miratimi i disa ligjeve për sundim të ligjit në Parlamentin e Kosovës dhe reformimi në gjyqësor në veçanti, janë të pamjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme. Zbatimi i vazhdueshëm i reformave është jetike në mënyrë që ligjet të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Express.

E tema e liberalizimit të vizave për kosovarët do të kthehet për diskutim në Këshillin e BE-së, vetëm atëherë kur të konstatohet se janë përmbushur të gjitha kushtet.

“Kjo temë do të shqyrtohet nga Këshilli i BE-së, dhe do të kthehet për diskutim kur të përmbushen kushtet”, ka përfunduar ky burim diplomatik për Gazetën Express.

Se Republika e Kosovës nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave e kishte thënë në muajin maj edhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, në pyetjen që ia kishte bërë senatorja Helen Conëay-Mouyret.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve brenda shteteve anëtare, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte vazhduar të uronte kosovarët për liberalizim të vizave, duke qenë se kishte marrë një “PO” nga ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ndërkohë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje për Kosovën, e kishte thënë deputeti Peter Beyer nga CDU-ja e kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Megjithatë një gjë e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, marrë parasysh edhe faktin se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tranzicioni, dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria e re, për kushtet e shteteve anëtare për liberalizim të vizave, siç është sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./GazetaExpress

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar ekskluzivisht burime diplomatike në Francë.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë për Express ky burim diplomatik.

Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe potencon se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Franca beson, së bashku me disa shtete anëtare, se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe me vëmendje do të përcjellë zhvillimin në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka shtuar tutje për Express.

Tutje ky zyrtar i lartë ka thënë se puna e bërë deri tani nga institucionet e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme, dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me zbatim të reformave dh zbatim të qëndrueshëm të tyre.

“Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është miratimi i disa ligjeve për sundim të ligjit në Parlamentin e Kosovës dhe reformimi në gjyqësor në veçanti, janë të pamjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme. Zbatimi i vazhdueshëm i reformave është jetike në mënyrë që ligjet të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Express.

E tema e liberalizimit të vizave për kosovarët do të kthehet për diskutim në Këshillin e BE-së, vetëm atëherë kur të konstatohet se janë përmbushur të gjitha kushtet.

“Kjo temë do të shqyrtohet nga Këshilli i BE-së, dhe do të kthehet për diskutim kur të përmbushen kushtet”, ka përfunduar ky burim diplomatik për Gazetën Express.

Se Republika e Kosovës nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave e kishte thënë në muajin maj edhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, në pyetjen që ia kishte bërë senatorja Helen Conëay-Mouyret.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve brenda shteteve anëtare, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte vazhduar të uronte kosovarët për liberalizim të vizave, duke qenë se kishte marrë një “PO” nga ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ndërkohë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje për Kosovën, e kishte thënë deputeti Peter Beyer nga CDU-ja e kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Megjithatë një gjë e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, marrë parasysh edhe faktin se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tranzicioni, dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria e re, për kushtet e shteteve anëtare për liberalizim të vizave, siç është sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

7 komente në “Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Franca bllokon edhe Kosovën: S’ka liberalizim vizash për ju”

  1. Cifuti x says:

    Haaa..
    Si gjithnji ne histori
    Shqipetart han
    Kar te zi

  2. Qinani says:

    Kudo ku ka shqiptar s ka leje per Jurop.
    Ai franku se din se ka shqiptar edhe n mal t zi se po ta dij edhe malit t zi i ve vizen.

  3. AL BIN HÉRO says:

    SA TE MARI DETYREN HEROI KOMBETARE AL BIN KURTI JO QE DO UDHETOJNE PA VISSA PO EDHE BILETA DO JETE FALAS .
    FAJI QE KOSOVA ESHTE E IZOLUAR E KA EDI RAMA DEKLARONE BERAT BUBUZHELI NGA KOSOVA E PASUR .
    AL BINE KURTI FITOJE NE MENYRE SPECTACULAIRE 25 % TE VOTAVE NE NJE POPULLSI PREJ NJE MILION BANORE KU KA FORCE FRANCA TA NDALOJE HEROIN KOMBETARE AI DO TI LARGOJE TE GJITHE EDI RAMEN MACRON BOTA PO DRIDHET NE KEMBET E AL BINIT

  4. Eri says:

    Ambasadori francez duhet perzene dhe ambasada duhet mbyllur sepse ajo eshte cerdhe spiunazhi qe rekruton Esat Toptanerit e radhes.Nuk kemi ci duam marredheniet me nje vend armik.Kur te shperbehet franca vetem atehere do te pushoje armiqesia e saj kunder kombit shqiptar.

  5. Frons says:

    Nuk ka problem kosova per europen se ato dun turqine bashke me al bin kurtin

  6. Detari says:

    shqiptaret gjithmon pranojn gjithcka pa u mbrojtur pa luftuar, gjithmon te humbur.

    Reciprocitet o zoti rama, nuk je aty per te lepire BE-ne, nuk te ka votuar populli qe ti lepish peshtymat e makaronit me zor edhe kur e di qe BE-ja i ka mbyllur dyert.

    Bej ndonje marreveshje me SHBA, nqs dhe ata nuk duan gje, shko nje vizit ne Kine.

  7. taqo says:

    Pozicioni i Frances( dhe jo vetem) ne lidhje me negociatat dhe liberalizimin e vizave duhet pare jo vetem nga nje kendveshtrim…… . eshte gjithashtu deri diku pasoje e egocentrizmit te cfaqur prej disa politikaneve…….. the politikave tona……. ,eshte pasoje e nacionalizmit te vazhdueshem pasionant folklorik (pa nivelin e duhur dipllomatik per pasoje i pa afte per te krijuar PALEN serjoze dhe te besueshme ne bashkebisedim) ,eshte pasoje e vetkenaqesise dhe mbivleresimit qe i bejme vetvetes e gershetuar edhe me paaftesi …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje