VIDEO: Leopardi futet në oborr, sulmon qenin që po qëndronte tek shkallët e shtëpisë

29 Tetor 2019, 09:29Lifestyle TEMA

Një leopard është filmuar duke sulmuar një qen ndërsa flinte jashtë shtëpisë së tij.

Pamjet e tmerrshme tregojnë se si kafsha i afrohet  ngadalë qenit.

Ai shikon rrotull para se të afrohet te shkallët dhe të mbërthejë nofullat rreth qafës së qenit.

Qeni menjëherë kërcen dhe fillon të leh, gjë e cila duket se frikëson leopardin.

Por leopardi menjëherë kthehet dhe video përfundon me kafshën e egër duke ndjekur prenë e saj.

Incidenti dramatik besohet të ketë ndodhur në qytetin Indian Nashik më 29 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje