DETAJET: Vëllain "skifter banesash" në Gjermani, ja si u arrestua efektivi nga Laçi që shiste sendet e vjedhura

30 Tetor 2019, 10:18Kronika TEMA

Ditën e sotme policia ka prangosur një efektiv nga Laçi i cili shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani.

Mësohet së në pranga ka rënë E.I., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë.

Ndërkohë, ndaj tij kishte nisur një hetim që nga viti 2018, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ndërsa hetimet ishin shtrirë deri në Gjermani për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal.

Nga ana tjetër, në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhën ndërsa tre autorë janë arrestuar e janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

Hetimet kanë zbardhur se punonjësi i policisë kishte pranuar se sendet ishin vjedhur nga i vëllai, duke i përdorur fillimisht e më pas duke i nxjerrë për shitje në treg.

Nga kontrolli në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike etj., por edhe një armë gjahu pa leje, të gjitha sendet dyshohet se janë vjedhur në shtetin gjerman.

Ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje