Policia aksion në Lazarat, në pranga 4 persona

30 Tetor 2019, 09:23Kronika TEMA

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat.
Mësohet se janë arrestuar 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
Po ashtu janë arrestuar Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj, për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje