EMRAT: Gara për kryeprokurorin, ja 3 kandidatët dhe kur nisin intervistat

29 Tetor 2019, 13:19Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar 3 emrat final, që janë kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm.

Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela janë emrat që do të intervistohen në datën 13 nëntor për postin më të lartë të organit të akuzës.

Njoftimi i KLP:

Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë:

Arta Marku

Fatjona Memçaj

Olsian Çela

Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshmë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim është miratuar me shumicë votash.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik.

Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

1 komente në “EMRAT: Gara për kryeprokurorin, ja 3 kandidatët dhe kur nisin intervistat”

  1. B E2025 says:

    Kukulla me Pantalona e ka kalu “vetingun”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje